Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Autoritetet në Kosovë mbyllën të premten komunat paralele serbe në veri të vendit, në një veprim që ka të ngjarë të nxisë tensione të reja, në një kohë kur qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore për “hapa të njëanshëm” në zonë.
Policia e Kosovës, tha se operacioni në katër komunat në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë në “pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se “janë mbyllur institucionet paralele ilegale të vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Ministri Krasniqi tha se “komunat e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovë, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.
Më herët gjatë këtij viti, autoritetet mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit.
“Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë. Qytetarët pa asnjë dallim, kanë adresë të saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele e kanë të qartë se nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Republikës së Kosovës”, shkroi ministri Krasniqi. Kosova i cilëson institucionet komunale të emëruara nga Beogradi të paligjshme.
Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.
Zyrtarët e Serbisë reagun me zemërim ndaj operacionit të sotëm. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se ky veprim “do të jetë pasoja afatgjata në procesin e normalizimit të marrëdhënieve” dhe sipas tij “ka për qëllim të nxisë konflikte në veri”.
Ai tha se me mbylljen e këtyre institucioneve (kryeministri Albin) Kurti “dëshiron të shuajë jetën e serbëve në veri të Kosovës dhe të realizojë spastrimin përfundimtar etnik”.
Operacioni u zhvillua në një kohë kur qeveria e Kosovës po përballet me kritika nga diplomacia perëndimore për veprime "të njëanshme dhe të pabashkërenduara”.
Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën ee Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave.
Të enjten Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh i shqetësuar me ato që i quajti “veprime të njëanshme” të Kosovës, që sipas tij, nuk paraqesin shenja të mira drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Gjatë një vizitë që e përmbylli të premten në Serbi, ai tha se Franca do të vëzhgojë “kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”, duke nënvizuar se “në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, që është pjesa më e vështirë e bisedimeve Kosovë – Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten qeveria e tij është duke vendosur sundim të ligjit dhe rendit publik, si dhe duke siguruar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
"Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Francën, që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian, edhe në NATO”, tha kryeministri Kurti.
Perëndimi kërkon nga Kosova që çështjet që lidhen me situatën në vero të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut në Bruksel./ Voa
Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pj...
Forcat izraelite e kanë vrarë të premten një komandant ven...
Zyrtarët humanitarë njoftuan se Izraeli do të lejojë ndërp...
Kanë filluar festimet për martesën e princeshës norveg...
Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të gr...
Kur bëhet fjalë për termin „overtourisam" (mbiturizmi), sh...
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,...
Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë pesë milit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të enjten në nj...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë...
Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të...
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e ...
Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për N...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor...
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të mbaj...
Japonia është goditur nga një prej tajfuneve më të forta n...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan...
Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët lufta...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të arrij...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...