Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve: Al-Assad ndodhet në Rusi, merr statusin e azilit
Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Mo...

Në Mal të Zi, kohëve të fundit, janë shtuar sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve duke shkaktuar shqetësime ndaj punës dhe të drejtave të tyre.
Analistët dhe përfaqësuesit e mediave në Malin e Zi vlerësojnë se kjo frymë i ka shtuar burimet e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe se sipas tyre, gjendja në këtë fushë është alarmante.
Analisti dhe përfaqësuesi i Institutit për Media dhe i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Malit të Zi, Mustafa Canka thekson se shkalla e sigurisë për gazetarët është në rënie.
“Për një shtet të vogël me mediume që nuk janë shumë në masë, kjo është diçka alarmante. Kjo po ndodh për shkak se shkalla e sigurisë në Mal të Zi është në rënie dhe kemi një qeveri të dobët që nuk shfaq mbështetje ndaj shtypit të vërtetë dhe të lirë,” tha zoti Canka.
Ndërkaq analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në fushën mediatike, Ismet Kallaba tha se dhuna ndaj gazetarëve në Malin e Zi është shndërruar në një dukuri.
“Për fat të keq rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shtuar kohëve të fundit në Mal të Zi. Vetëm brenda këtij viti ne kemi me dhjetra raste, gjë që tregon se dhuna është shndërruar në një dukuri. Mendoj se kjo është pasojë e faktit se nuk janë ndriçuar rastet e mëparshme ose kryerësit e dhunës dhe të veprimeve penale janë dënuar me dënime minimale,” tha zoti Kallaba.
Zoti Canka, vë në dukje, se pandëshkueshmëria e bën edhe më të frikshëm dhunën ndaj gazetarëve në Malin e Zi.
“Policia dhe prokuroria e kanë detyrë që ti marrin në shqyrtim sa më parë këto raste, por vazhdon problemi me gjyqësorin që është shkalla më e dobët në Mal të Zi dhe kjo do të jetë kështu deri sa Mali i Zi mos të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha zoti Canka.
Në anën tjetër zoti Kallaba vlerëson se Mali i Zi duhet të punojë më shumë në ndërgjegjësimin dhe në mbrojtjen e gazetarëve.
“Në të ardhmen Mali i Zi duhet të punojë më tepër në ndërgjegjësimin dhe në rritjen e kujdesit ndaj gazetarëve si një shtresë e veçantë duke pasë parasyshë edhe punën që ata kanë për shoqërinë,” tha zoti Kallaba.
Zoti Kallaba fajson edhe organizatat mediatike në Malin e Zi, të cilat për shkak të polarizimeve, nuk po angazhohen sa duhet ndaj cënimit të gazetarëve.
“Duke qenë se në Malin e Zi ekzistojnë disa shoqata të gazetarëve dhe se vetë gazetarët dhe shoqatat e tyre janë të polarizuara, siç është edhe shoqëria në përgjithësi, mendoj që ka një mungesë sa i përket reagimit të shoqatave të ndryshme të gazetarëve, kur kemi të bëjmë me rastet e dhunës,” tha zoti Kallaba.
Vetëm gjatë këtij viti, sipas të dhënave të Sindikatës së Medias, janë shënuar mbi 18 sulme apo incidente ndaj gazetarëve që është një numër shumë i madh në një vend të vogël me pakë media siç është Mali i Zi./ VOA
Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Mo...
Më 5 dhjetor u mbushën 30 vjet që kur Ukraina firmosi marr...
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti pre...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video ...
Ishte fuqia e zjarrit rus ai që kishte ndihmuar në mbajtje...
Udhëheqësi rebel sirian Abu Mohammed al-Jaëlani i është dr...
Autoritetet në Republikën Domenikane kanë sekuestruar ...
Zëvendëspresidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia, ka pranuar h...
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, iku nga Damasku të die...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u deklarua të ...
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin ...
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e 8 dhjetori...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prezantoi të premte...
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues ...
Kompania ‘Volkswagen’ po planifikon të bëjë shkurtime masi...
Përmes postimeve në mediat sociale, Presidenti i zgjedhur ...
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikoi raportin e mon...
Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e një ndërtese ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...