Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën.
"Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi", u ka thënë ai delegatëve të partisë.
Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave - rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.
"Rezultati që na solli këtu nuk erdhi nga një gabim i vetëm, dhe as nga një natë e vetme dhe as nga një vendim i vetëm. Ai erdhi ngadalë, si grumbullim, si peshë që rëndohet çdo ditë derisa një ditë e kupton se nuk mban më”, ka thënë Abdixhiku në nisje të punimeve të Kuvendit.
Disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.
Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.
“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku gjatë fjalimit.
Ai ka thënë më herët gjatë së shtunës se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.
“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”.
Sipas agjendës së publikuar nga partia, pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi do t'i zhvillojë diskutimet me dyer të mbyllura.
Anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, ndonëse disa figura kanë thënë se të shtunën do të diskutohet vetëm për performancën e Abdixhikut dhe që çështja e kandidaturave për kryetarin e partisë, është proces i ndarë.
“Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera. Jemi në fazë të vlerësimit të punës së kryetarit, me kërkesën e tij, do të shohim se çfarë i ofron ai Kuvendit. Nëse ofrohet dorëheqja, dorëheqja është akt vullnetar, individual, i pandikueshëm, drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim atëherë është çështje e votimit, e cila duhet të bëhet si votim bazuar në statutin e LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje. Secili rezultat do të jetë i respektueshëm nga ana jonë”, ka thënë Arben Gashi.
Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.
Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit./ Rel
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtu...
Kristiandemokratët dhe socialdemokratët në pushtet ranë da...
Kreu i PPE-së, Manfred Weber, kërkon një BE më efektive në...
Sipas materialeve të fundit të publikuara nga dosjet e Jef...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ...
NASA ka vendosur të shtyjë fluturimin e parë drejt Hënës m...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklar...
Një burrë i veshur si Batman u paraqit në një mbledhje të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli sot për herë të p...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka zgjedhur ...
Gati nëntë muajve pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës K...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është shumë e rrez...
Franca pritet të sanksionojë me ligj fundin e të ashtuquaj...
Moska, kryeqyteti i Rusisë, ka përjetuar këtë janar reshje...
Një tjetër anije luftarake amerikane ka mbërritur në Lindj...
Një skandal i madh politik ka tronditur Malin e Zi pas pub...
Bruksel – Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për t...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaj...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i kërkoi Presiden...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...