Propozime në Zagreb për një BE më të fortë
Kreu i PPE-së, Manfred Weber, kërkon një BE më efektive në...

Kristiandemokratët dhe socialdemokratët në pushtet ranë dakord për zbatimin e sistemit të azilit të BE-së GEAS. Qëllimi: kufizimi i migracionit të parregullt dhe përshpejtimi i procedurave të azilit.
Çfarë parashikohet? Për çfarë ranë dakord tani CDU/CSU dhe SPD?
Të ashtuquajturat "raste të Dublinit", pra njerëzit që janë regjistruar në vende të tjera europiane ose që kanë aplikuar tashmë për azil atje, do të mund të mbahen në qendra të posaçme azili deri në tre muaj.
Me masa më të rrepta, qeveria gjermane dëshiron të lehtësojë kthimet dhe të sigurojë që refugjatët të mos zhduken para deportimit. Vendimi nëse këto qendra azili do të krijohen, megjithatë, u takon landeve. Dispozitat e reja gjithashtu duhet të harmonizohen me to, edhe Bundesrati duhet t'u japë atyre pëlqimin e tij.
A zbatohet kjo rregullore e re për të gjithë refugjatët?
Jo, rastet e ndërlikuara duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Sebastian Fiedler, eksperti i SPD-së për politikën e brendshme, thotë: "Ishte veçanërisht e rëndësishme për ne të mos krijonim vështirësi të panevojshme për fëmijët dhe familjet dhe të siguronim mbrojtjen e grupeve të cenueshme." Sipas Fiedler, kjo do të thotë: asnjë ndalim i fëmijëve, shërbime të përshtatshme shëndetësore dhe kufizim i detyrimit të familjeve për të qëndruar në qendra. Kështu, si rregull, të miturit dhe familjet e tyre duhet të jenë në gjendje të largohen nga institucionet pas gjashtë muajsh.
A do ta marrin refugjatët lejen e punës më shpejt në të ardhmen?
Po, personat në procedurën e azilit dhe personat që tolerohen (personat që nuk kanë bazë për të qëndruar në Gjermani, por nuk mund të dëbohen për arsye humanitare) duhet të fitojnë akses në tregun e punës shumë më shpejt në të ardhmen. Ndërsa në të kaluarën ata duhej të prisnin gjashtë muaj, në të ardhmen kjo duhet të jetë e mundur vetëm pas tre muajsh.
"Kushdo që jeton në Gjermani duhet të jetë në gjendje të mbajë veten", thotë Fiedler. Përveç kësaj, koalicioni dëshiron të përmirësojë kujdesin shëndetësor për fëmijët refugjatë dhe në 36 muajt e parë të ofrojë ekzaminime që nuk kufizohen vetëm në trajtimin e rasteve akute dhe ekzaminime parandaluese.
Si i vlerësojnë kritikët këto dispozita të reja ligjore?
Organizatat e të drejtave të njeriut e dënojnë fuqimisht marrëveshjen e re për sistemin e azilit. Zëdhënësja e organizatës së politikave ligjore PRO ASYL, Wiebke Judith, u bën thirrje përfaqësuesve që të heqin nga ligji temat e ndjeshme nga aspekti i të drejtave të njeriut, siç janë kufizimet e lirisë dhe ndalimi: "Me marrëveshjen e tyre për zbatimin e GEAS në Gjermani, partitë në pushtet po prezantojnë masa të reja shtrënguese ndaj azilkërkuesve.
Në të ardhmen, refugjatët duhet të kufizohen që në fillim me ndalime për t'u larguar nga qendrat e pritjes - së pari natën, më vonë dhe gjatë ditës. Përveç kësaj, ekziston kërcënimi i ndalimeve të reja në procesin e azilit. As fëmijët dhe as grupet e tjera vulnerabël nuk janë të përjashtuara nga kjo. Në këto pika, ligji gjerman shkon shumë përtej asaj që kërkohet nga ligji i BE-së."
Cili është qëllimi i Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit GEAS?
Reforma e miratuar nga Bashkimi Europian në pranverën e vitit 2024 duhet ta bëjë sistemin europian të azilit më të strukturuar dhe efektiv, të kufizojë më fort emigrimin e paligjshëm dhe të përshpejtojë procedurat për zgjidhjen e vendimeve për azilin. Në të ardhmen, këto procese duhet të zhvillohen kryesisht në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian. Problemi kryesor deri më tani: vende si Italia, Bullgaria, Kroacia ose Greqia, pavarësisht rregullave të BE-së, në fakt nuk pranojnë emigrantë që kanë qëndruar tashmë në këto vende dhe më pas janë larguar për në Gjermani.
Për ministrin e Brendshëm Alexander Dobrindt (CSU), GEAS është megjithatë "themeli për zbatimin e një kthese të emigracionit në Europë". Deri në qershor 2026, pas një periudhe kalimtare dyvjeçare, rregullat e GEAS duhet të jenë ligjërisht të vlefshme në të gjitha vendet e BE-së. Në Gjermani, ndoshta edhe më herët - Bundestagu mund ta miratojë tashmë projektligjin e ndryshuar në shkurt.
Çfarë roli luan AfD në kompromisin gjerman të azilit?
Qeveria dëshiron të sfidojë Alternativën për Gjermaninë në çështjen e tyre kryesore zgjedhore, emigracionin, pak para zgjedhjeve në Baden-Württemberg më 8 mars dhe në Rheinland-Pfalz më 22 mars. Por mbi të gjitha, Unioni dhe SPD shpresojnë për një efekt sinjalizues në zgjedhjet shtetërore në Gjermaninë lindore: zgjedhjet mbahen në Sachsen-Anhalt më 6 shtator dhe në Mecklenburg-Vorpommern më 20 shtator - në të dyja landet AfD kryeson në sondazhe, ndërsa në Sachsen-Anhalt mund të sigurojë edhe një kryeministër të ri.
A do t'i dëbojë Gjermania azilkërkuesit në vende të treta?
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, i konsideron të ashtuquajturat "Qendra Kthimi" jashtë Bashkimit Europian, të paktën "modele inovative".
Pesë vende të BE-së aktualisht po promovojnë krijimin e këtyre lehtësirave: përveç Gjermanisë, këto janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Greqia. Edhe pse kritikët dyshojnë se qendra të tilla deportimi janë në përputhje me ligjin europian, grupi i punës dëshiron të strehojë azilkërkuesit e refuzuar jashtë Bashkimit Europian nëse ata nuk mund të deportohen në vendet e tyre të origjinës. Planet për procedurat e azilit në vendet e treta ekzistojnë gjithashtu tashmë./ DW
Kreu i PPE-së, Manfred Weber, kërkon një BE më efektive në...
Sipas materialeve të fundit të publikuara nga dosjet e Jef...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ...
NASA ka vendosur të shtyjë fluturimin e parë drejt Hënës m...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklar...
Një burrë i veshur si Batman u paraqit në një mbledhje të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli sot për herë të p...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka zgjedhur ...
Gati nëntë muajve pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës K...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është shumë e rrez...
Franca pritet të sanksionojë me ligj fundin e të ashtuquaj...
Moska, kryeqyteti i Rusisë, ka përjetuar këtë janar reshje...
Një tjetër anije luftarake amerikane ka mbërritur në Lindj...
Një skandal i madh politik ka tronditur Malin e Zi pas pub...
Bruksel – Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për t...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaj...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i kërkoi Presiden...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten ...
Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...