FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...

Kreu i PPE-së, Manfred Weber, kërkon një BE më efektive në takimin e Partive Popullore Europiane në Zagreb. Por Kancelari Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozimeve të tij.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozimeve për reforma të gjera në BE të paraqitura nga kreu i PPE-së, Manfred Weber. Në hapje të një samiti të PPE-së në Zagreb të Kroacisë, kryetari i CDU-së tha: "Arritja e ndryshimeve në traktat në këtë Bashkim Europian prej 27 anëtarësh është një detyrë mjaft e vështirë". Merz u shpreh për t'u fokusuar së pari në detyrat që janë "aktualisht në tryezë", duke përfshirë "aftësitë mbrojtëse dhe konkurrueshmërinë".
Në Zagreb, politikanë kryesorë nga familja e partive konservatore në BE, Partia Popullore Europiane (PPE), diskutojnë mbi rolin e Europës në një rend të ri botëror në të cilin fuqitë e mëdha luajnë një rol dominues. Përveç Merz, marrin pjesë edhe krerë të tjerë qeverish si Donald Tusk (Poloni) dhe Kyriakos Mitsotakis (Greqi).
Weber dëshiron ta bëjë BE-në më efektive
Kreu i PPE dhe nënkryetari i CSU-së, Weber, tha para takimit se donte të diskutonte propozimet e tij për reforma me udhëheqjen e PPE-së. "Ne jemi në dialog, po flasim me njëri-tjetrin". Ai është kryesisht i shqetësuar për tri pika që duhet të çojnë në një BE më të fortë në botë.
Së pari: Pas zgjedhjeve të ardhshme europiane në vitin 2029, zyra e Presidentes së Komisionit (aktualisht Ursula von der Leyen) duhet të bashkohet me atë të Presidentit të Këshillit (António Costa). Kjo do t'i lejonte Europës të fliste me një zë të vetëm.
Së dyti: Weber mbështet një ushtri europiane. Kjo ushtri duhet të vendoset edhe në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje. Duke folur për revistën 'Der Spiegel', Weber tha: "Dhe nëse paqja do të vijë në Ukrainë, ne duhet të stacionojmë forca të përbashkëta paqeruajtëse europiane atje, si bërthama për një ushtri europiane."
Së treti: Lidhur me parimin e unanimitetit në çështjet e politikës së jashtme, Weber dëshiron të lejojë një grup më të vogël shtetesh të bashkëpunojnë më ngushtë në politikën e jashtme përmes një "traktati sovraniteti". Brenda këtij grupi, parimi i unanimitetit nuk do të zbatohej. Edhe kancelari Merz mbështet idenë e vendimeve me shumicë në politikën e jashtme, kjo tashmë është braktisur pothuajse tërësisht në lidhje me tregun e brendshëm. "Parimi i shumicës së kualifikuar zbatohet praktikisht kudo aty", tha Merz.
Në deklaratën e tij qeveritare drejtuar Bundestagut të enjten, (29.01.) Merz kishte kërkuar që Europa të afirmohet si një fuqi e pavarur në një rend të ri botëror të fuqive të mëdha përmes unitetit dhe vetëbesimit. Europa duhet të mësojë të flasë "gjuhën e politikës së fuqisë"./ |DW
Sipas materialeve të fundit të publikuara nga dosjet e Jef...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ...
NASA ka vendosur të shtyjë fluturimin e parë drejt Hënës m...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklar...
Një burrë i veshur si Batman u paraqit në një mbledhje të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli sot për herë të p...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka zgjedhur ...
Gati nëntë muajve pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës K...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është shumë e rrez...
Franca pritet të sanksionojë me ligj fundin e të ashtuquaj...
Moska, kryeqyteti i Rusisë, ka përjetuar këtë janar reshje...
Një tjetër anije luftarake amerikane ka mbërritur në Lindj...
Një skandal i madh politik ka tronditur Malin e Zi pas pub...
Bruksel – Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për t...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaj...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i kërkoi Presiden...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten ...
Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten ...
Skandali i korrupsionit po trondit kryesinë e ushtrisë kin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...