LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i dashurisë/ Çfarë kanë parashikuar yjet për muajin korrik

30 Qershor 2022, 12:24, Horoskopi CNA
Horoskopi i dashurisë/ Çfarë kanë parashikuar yjet
Foto ilustruese

Dashi

Korriku do të jetë një muaj i nxehtë për të dashuruarit. Çiftet e dashuruara mund të planifikojnë një martesë, lindjen e një fëmije ose ndoshta blerjen e një shtëpie. Ashtu si Jupiteri mund të sjellë takime të rëndësishme, një dashuri të madhe që është e destinuar të zgjasë.

Demi

Korriku do të jetë muaj favorizues për të dashuruarit. Beqarët do të kenë mundësi për njohje të reja, veçanërisht nga mesi deri në fund të muajit. Për ata që duan të fillojnë një lidhje, muaji korrik është në favor të tyre, për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë.

Binjakët

Për beqarët, korriku do të jetë më i favorizuar. Miqësitë mund të kthehen në dashuri. Ata që janë ende të lidhur me histori të pamundura mund të ndryshojnë lehtësisht drejtim. Diçka e pabesueshme mund të ndodhë. Yjet ju nxisin të shfrytëzoni mundësi që nuk i keni parë më parë. Mos u kapni të papërgatitur, por mbi të gjitha përfitoni nga kjo ndjenjë e mirë.

Gaforrja

Muaji korrik nuk ka rezervuar një situatë shumë të favorshme sentimentale për beqarët. Ndonëse Jupiteri këtë muaj është kundër jush, ndikimi i Venusit do të ndihet pas datës 18. Për çiftet që kanë mosmarrëveshje do të ketë rikuperim të marrëdhënies së tyre.

Luani

Korriku do të jetë pozitiv për çiftet e sapolidhur, të cilët po përjetojnë momente konflikti për shkak të xhelozisë apo distancës. Për beqarët, ky muaj nuk di të jetë në favor të tyre.

Për të gjithë ata që i përkasin Luanit, sidomos për beqarët, është mirë të mos kapeni nga frika. Gjërat duhet të adresohen nëse nuk doni të prishni marrëdhënien tuaj në mënyrë të panevojshme.

Virgjëresha

Muaji korrik do të jetë mjaft i favorsahëm për beqarët. Po ashtu, edhe për të dashuruarit ky muaj do të jetë mjaft i qetë. Në veçanti, datat 10 dhe 12 do të jenë më të favorshme për shenjën e Virgjëreshës.

Peshorja

 

Çiftet që kanë përjetuar një moment krize, veçanërisht me gaforren dhe bricjapin, do të bënin mirë të nxisnin dialogun. Të qartësoni zemrat dhe t’i zbuloni sinqerisht të dashurit tuaj se çfarë ju bën të ndiheni mirë, duket se është lëvizja e vetme që duhet ndërmarrë. Për beqarët, këshilla e Paolo Fox është të hapen ndaj jetës. Njohje të reja në horizont. Pa dyshim që ju duhet përkushtimi dhe predispozita për të mos humbur mundësi interesante.

Akrepi

Ata që i përkasin shenjës së Akrepit, për muajin korrik do të përjetojnë momente të mëdha sensualiteti dhe pasioni. Për beqarët do të jetë e vështirë të kalojnë pa u vënë re. Prandaj do të jeni në gjendje të pushtoni këdo që dëshironi. Do të jeni simpatik dhe do t’u kushtoni vëmendje detajeve. Në veçanti, në dy javët e fundit, flirtimi dhe marrëdhëniet do të jenë të shpeshta. Për më skeptikët, është e rëndësishme të jeni të lehtë dhe ta lini veten të tërhiqet nga emocionet. Historitë e sapolindura do të vazhdojnë mirë.

Shigjetari

Korriku nuk është aq dashamirës në sferën sentimentale. Do të bënit mirë të mos krahasoni historitë e së shkuarës me ato që po përjetoni. Megjithatë, përpiquni të mbani emocionet negative deri në datën 18. Në dashuri jeni të sinqertë dhe spontan. Për beqarët, korriku do të jetë muaji i dashurisë së madhe.

Bricjapi

Korriku do të jetë një muaj tepër i nxehtë për këtë shenjë. Dashuria është një nga gjërat e pakta që nuk mund të menaxhohet. Dhe do të bënit mirë të mos dëshironi të mbani gjithçka nën kontroll. Këtë vit do të sfidoheni shpesh me të paparashikueshmet. Dini si ta trajtoni me kujdes! Gjithçka u vjen atyre që guxojnë të përgatiten për mirëseardhjen!

Ujori

Sipas horoskopit të korrikut 2022 të Ujorit, do të ketë tensione të vjetra për t’u rishfaqur. Për shkak të distancës së Marsit, këshillohet të qëndroni të kujdesshëm në reagimet dhe në mënyrën se si i drejtoheni të dashurit tuaj. Mes datës 28 dhe 30 tensioni do të jetë i lartë. Për beqarët, ky muaj nuk do të jetë shumë favorizues.

Peshqit

Sipas horoskopit të Paolo Fox për muajin korrik, çdo lloj marrëdhënieje do të ketë momentin e saj të lavdisë. Falë Venusit aktiv në shenjë, janë të garantuara takime të veçanta dhe emocione të forta. Çiftet do të përjetojnë një moment të shkëlqyer mirëkuptimi dhe pasioni. Me praninë e gjatë të Jupiterit në shenjë, është mirë të përfitoni për të pasur një fëmijë.

Për beqarët është koha që më në fund të kthejnë faqen e së shkuarës. Nëse nuk u jepni fund marrëdhënieve të vjetra që kanë ikur apo edhe vetëm mendimit për një "ish", asnjë njohje nuk do t’ju stimulojë. Përqendrohuni në të ardhmen nëse dëshironi të jeni të lumtur./CNA.al

Lajmet e fundit nga