web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuria dhe paraja/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

2 Mars 2023, 07:06, Horoskopi CNA
Dashuria dhe paraja/ Çfarë kanë rezervuar yjet për
Foto ilustruese

Dashi

Qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sot. Partneri do mundohet t’iu bëjë të lumtur në çdo moment kështu që juve do ju mbetet thjesht ta lini veten sa më të lirë. Beqarët ka mundësi të fillojnë menjëherë një lidhje pasionante me dikë që kanë kohë që po flirtojnë. Për t’i përmirësuar financat ka ardhur koha të merrni edhe ndonjë rrezik të mundshëm. Mos u shqetësoni aspak sepse pritet ditë e mirë sot.

Demi

Nuk do silleni aspak mirë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe kjo do krijojë debate të njëpasnjëshme. Do mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Beqarët nuk do mendohen gjatë dhe ka mundësi të pranojnë ftesat që iu janë bërë së fundmi. Nëse doni që financat të mos kenë probleme duhet patjetër të ulni në maksimum shpenzimet.

Binjakët

Ka mundësi që dita e sotme të jetë shumë e turbullt sot për juve që jeni në një lidhje. Do keni kontradikta e konflikte ndonjëherë edhe për arsye të kota. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ia vlejë. Në planin financiar do t'i kaloni vështirësitë dhe nga ana tjetër, me maturi e përkujdes do ta përmirësoni situatën goxha.

Gaforrja

Do zgjoheni me humor më të mirë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të normalizohet. Do t'i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë, por do prisni pak para se të kërkoni falje. Beqarët do jenë të përkëdhelur nga yjet. Për ta shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe gjendja shumë shpejt do normalizohet.

Luani

Ditë e kënaqshme dhe thuajse normale do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Me partnerin do ruani një marrëdhënie të ngrohtë. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër gjatë kësaj dite sepse mundësitë për të realizuar takime do jenë të shumta. Në planin financiar mirë është që të tregoheni të matur gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Virgjëresha

Mëngjesi do jetë delikat dhe plot debate sot, ndërkohë që pas orës 15:00 shumë gjëra do ndryshojnë si me magji. Pasioni ka për t’u ndezur flakë dhe do ju duket vetja si nëpër ëndrra. Beqarët nuk do duan të fillojnë një lidhje tani për tani sepse do ju duket sikur do ua rrëmbejnë lirinë që kanë. Financat do përmirësohen goxha pas ndihmës që do iu japin familjarët.

Peshorja

Tregohuni sa më të arsyeshëm që të mundeni sot ju të dashuruarit dhe mos ua vini shumë veshin atyre që mund t’iu thonë disa të njohur. Më mirë se ju askush nuk e di atë që është më e mira për lidhjen. Beqarët sado që do mundohen nuk do mund ta gjejnë dot as sot princin e kaltër. Sektori i financave do jetë shumë i favorizuar, kështu që mund t’i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet e menduara.

Akrepi

Edhe pse marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë sot, gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju të mos i bëni me gjërat sipas rregullave që keni vendosur më parë. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij. Beqarët do kenë një ditë shumë romantike dhe shumë gjëra për ta do jenë ndryshe. Shpenzimet kufizojini sa të mundeni sepse në të kundërt keni për të pasur probleme.

Shigjetari

Do keni fat me shumicë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do bëhet flakëruese. Shfrytëzojeni çdo moment sa të mundeni. Beqarët mund të kenë disa takime, por asnjëri nuk do jetë në lartësinë e duhur. Më mirë prisni edhe pak para se të hidhni hapa. Në planin financiar, po nuk treguat maturi e kujdes keni për të pasur tronditje të forta.

Bricjapi

Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjatë kësaj dite. Për shumë gjëra do sqaroheni me atë që keni në krah dhe do merrni frymë më lirshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen sepse gjërat që ndodhin ngadalë janë ato më të bukurat dhe që të emocionojnë më tepër. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim.

Ujori

Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak të qetë sot. Miqtë dhe familjarët e të dyve do ndërhyjnë dhe do ju prishin harmoninë. Beqarët më në fund do e gjejnë personin e tyre të ëndrrave dhe jeta do ju marrë drejtimin që kanë dëshiruar gjithmonë. Buxheti nuk do jetë aspak i keq kështu që për asnjë moment nuk duhet të merakoseni. Gjithsesi, investimet lërini për më vonë.

Peshqit

Partneri do ju përkëdhelë gjatë gjithë kohës sot ju të dashuruarve dhe në çdo çast keni për t’u ndier për mrekulli pranë tij. Shfrytëzojeni çdo moment sa të mundeni. Beqarët duhet të kujdesen më tepër për pamjen e jashtme në mënyrë që të arrijnë të tërheqin vëmendjen e atyre që pëlqejnë. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi nga disa ditë më parë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga