web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi, 22 shkurt 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

22 Shkurt 2023, 07:49, Horoskopi CNA

Horoskopi, 22 shkurt 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për

Dashi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite dhe për asgjë nuk do lindin mosmarrëveshje mes jush. Beqarët nga ana tjetër do jenë të hapur dhe do ndihen gati të provojnë edhe shijen e aventurave kalimtare. E rëndësishme është që ata nuk do ndihen për asnjë çast vetëm. Për financat do jetë një ditë goxha delikate, prandaj më mirë kufizojini sa të mundni shpenzimet.

Demi

Mundohuni me çdo mënyrë ta largoni monotoninë nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu do mund të merrni frymë lirisht. Beqarët do kenë plot të papritura të këndshme, por do preferojnë të presin ende kohë para se të marrin vendime. Në planin financiar një trashëgimi mund t’iu nxjerrë nga situata ku jeni futur dhe do iu gëzojë pamasë.

Binjakët

Nëse nuk tregoheni realistë sot ju të dashuruarit ka rrezik të përballeni me zhgënjime të njëpasnjëshme. Mos kërkoni të kapni qiellin me dorë sepse do jetë e pamundur. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do bëjnë asgjë që ta ndryshojnë situatën. Në planin financiar do t'ju dalin disa vështirësi, por do t'i kaloni ato menjëherë dhe pa e kuptuar.

Gaforrja

Pas problemeve të shumta të pasura kohët e fundit sot pas mesditës do ndiheni shumë më të qetë. Do ta largoni mendjen prej tyre dhe do mundoheni gjithë kohës të merreni me diçka ndryshe. Beqarët do kenë avantazh për ta gjetur personin e ëndrrave sepse yjet dhe miqtë do t'i kenë pranë. Gjendja financiare do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet e vjetra.

Luani

Ditë e trazuar dhe e mbushur me probleme të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në disa momente madje do ndiheni aq keq saqë nuk do dini çfarë të bëni. Beqarët do kenë një nga ato ditë kur do marrin frymë lirisht dhe buzëqeshja do ju mbizotërojë në fytyrë. Në planin financiar do keni ide të qarta se si ta ndryshoni për mirë gjendjen. Shumë shpejt do keni edhe përmirësime.

Virgjëresha

Për ata që janë në një lidhje kjo e sotmja ka për të qenë një ditë normale dhe pa asgjë të veçantë. Kënaquni me faktin që nuk do mërziteni e nuk do keni debate me partnerin. Beqarët do t'i hipnotizojnë që të gjithë ata që do ju gjenden pranë dhe me shumë gjasë do bëjnë edhe zgjedhje për të filluar lidhje. Financat do jenë aq problematike saqë gjithë kohës do jeni të stresuar.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të jetë goxha delikate sot. Secili prej jush do kërkojë të dalë e vetja dhe nuk do tolerojë në asnjë mënyrë. Për beqarët komunikimi do jetë ai që do joshë këdo që do kenë pranë. Pritet që për ta të fillojë një epokë e re shumë e bukur. Në planin financiar do t'i keni idetë shumë të qarta dhe gjendja do fillojë të normalizohet. Bravo për durimin dhe angazhimin në këtë sektor.

Akrepi

Do t'i keni shumë më të qarta idetë sot ju të dashuruarit dhe do lini çdo gjë pas dore për t’iu përkushtuar sa më shumë atij që dashuroni. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe do marrin propozime të njëpasnjëshme. E mira është që ata do kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Për financat do jetë Urani ai që do ndikojë pozitivisht dhe do nxitë gjetjen e zgjidhjeve.

Shigjetari

Çdo gjë do ecë më së miri sot për ju që jeni në një lidhje. Do dini si ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe nuk do kenë kohë as të mendojnë dhe as ta kërkojnë dashurinë. Financat do mbeten të qëndrueshme, megjithatë nëse keni për të kryer shpenzime me mirë shtyjini për më vonë.

Bricjapi

Bëni atë që do ndieni dhe që do ju duket më e logjikshme gjatë kësaj dite ju të dashuruarit. Mos ua vini veshin fjalëve të të tjerëve sepse secili e di vetë të mirën e vetes. Beqarët do jenë të gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm që të mos mbeten të vetmuar. Buxheti do jetë i mirë kështu që bëhuni gati për të kryer edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Ujori

Edhe çiftet që kanë pasur probleme dhe vështirësi kohët e fundit sot do ndihen më mirë. Yjet do sjellin shkëlqim në qiellin e tyre. Beqarët nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin dhe kjo do t'i brengosë pamasë. As miqtë më të ngushtë nuk do arrijnë dot t’i bëjnë të ndihen më të qetë. Me shpenzimet tregohuni striktë sepse nëse situata del jashtë kontrollit, pasojat do jenë të rënda.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin ka mundësi të përmirësohet më shumë nga sa ju e kishit planifikuar. Nuk do jeni më dominues ndaj atij që keni në krah dhe do e lini të lirë të shprehet e të veprojë. Beqarët do kërkojnë me ngulm të fillojnë një lidhje dhe kjo do t'i shtyjë drejt gabimeve. Financat nuk kanë për të qenë aspak të mira kështu që kufizojini sa të mundni shpenzimet.





Lajmet e fundit nga