web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi, 15 shkurt 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

15 Shkurt 2023, 08:07, Horoskopi CNA

Horoskopi, 15 shkurt 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për

Dashi

Nëse doni që gjërat në jetën tuaj në çift të ecin mirë dhe të kenë akoma më shumë përmirësime mundohuni që sot të përkujdeseni më tepër për atë që keni në krah. Mos ngurroni të bëni edhe ndonjë surprizë të këndshme. Beqarët më në fund do ndihen më të çliruar dhe do t'ia shprehin ndjenjat dikujt. Financat nuk do jenë të mira, por në asnjë mënyrë mos kërkoni borxhe. Mundohuni t’ia dilni me aq sa do keni.

Demi

Jeta juaj në çift do vazhdojë të jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Do kaloni momente sensuale me partnerin dhe do ta ndieni se ende ndjenjat për njëri-tjetrin janë të forta. Beqarët duhet t’i vënë vetes fre dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hedhin hapa për të cilët nesër mund të pendohen. Maturia është gjithmonë e mirë. Në planin financiar do vazhdoni të bëni gabime dhe gjendja do rëndohet më tepër.

Binjakët

Yjet do favorizojnë qetësinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin sot për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Ju do jeni ata që do hidhni hapat e parë edhe për ndonjë moment më romantik. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentin që më pak do e presin dhe zemra do t'ju rrahë shumë fort. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, prandaj duhet të tregoheni shumë herë më të kujdesshëm nga më parë.

Gaforrja

Ditë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me atë që keni në krah dhe shumë do ju kenë zili. Beqarët do takojnë shumë persona, por më e mira është të qëndrojnë më pranë personave të shenjës së Peshqve dhe Peshores dhe duhet patjetër të shmangin ata të Akrepit dhe Bricjapit. Financat do jenë goxha më të mira nga më parë.

Luani

Jeta në çift në tërësi do jetë e qëndrueshme, përveç disa momenteve kur mund ta ngrini pak më shume zërin për gjëra që nuk do ju pëlqejnë. Beqarët më në fund do t'i konkretizojnë ëndrrat e tyre dhe jeta do ju marrë drejtimin që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar yjet do t'i keni në anën tuaj. Mund ta provoni vetëm edhe me lojërat e fatit, por pa rrezikuar shumë.

Virgjëresha

Asgjë nuk do ecë mirë sot për ju që jeni në një lidhje. Do keni shpesh luhatje humori dhe do thoni gjëra vërtet shumë të gabuara. Beqarët më mirë të mos tentojnë sot të joshin e të mundohen ta ndryshojnë statusin sepse do lëndohen shpejt. Buxheti gjithashtu do jetë i trazuar, jo për fajin tuaj, por për shkak të vonesave me pagesat që do ju bëhen. Tregohuni sa më striktë me shpenzimet.

Peshorja

Jeta juaj në çift do konsolidohet tej mase sot. Si ju ashtu edhe partneri do kontribuoni njëkohësisht për të mirën e marrëdhënies që keni ndërtuar. Beqarët vërtet do e gjejnë personin për të cilin do ju rrahë zemra fort, por shumë persona do mundohen që në fillim t’ua prishin planet. Ata duhet të luftojnë fort me çdokënd. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Akrepi

Do e mbroni gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe për këtë do jeni gati të luftoni edhe me disa familjarë. Beqarët nga ana tjetër kanë për te pasur një ditë shumë herë më të mirë nga sa e kishin menduar. Nuk do ketë vetëm takime, por do fillojnë histori vërtetë impresionuese. Financat do përkeqësohen goxha për shkak të pamaturisë që ju do tregoni.

Shigjetari

Yjet do t'i keni gjithë kohës pranë sot dhe ato nuk do lejojnë që t’iu ndodhin gjëra të këqija në jetën në çift. Do kujdeseni në çdo moment për mirëqenien e njëri-tjetrit. Beqarët do jenë lozonjare, të ëmbël dhe të qetë prandaj do marrin propozime pa fund. Shpenzimet kryejini me maturi dhe përkujdes pasi vetëm kështu do arrini ta mbani gjendjen të qëndrueshme.

Bricjapi

Rrethanat do bëjnë që të keni edhe debate me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Kjo do ju lëndojë shpirtërisht dhe shpesh do mbylleni në vetvete e do qani. Hëna për fat të mirë do favorizojë beqarët dhe do ju krijojë mundësi për të realizuar takime. Në planin financiar do jetë Merkuri ai që do ketë ndikimin më të madh dhe do ju nxitë t’i menaxhoni me kujdes dhe përpikëri ato. Nuk priten probleme.

Ujori

Ditë shumë e qetë dhe pa asgjë të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Komunikimi i hapur do bëjë që mes jush dhe partnerit të mos krijohen debate. Beqarët do përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila do t'i bëjë të ndihen si mbi re. Nëse me financat tregoheni të pakujdesshëm e të pamatur do keni tronditje të forta shumë shpejt.

Peshqit

Sot do t'i shprehni më lehtësisht ndjenjat ju që jeni në një lidhje dhe kjo gjë do nxitë përmirësimin e marrëdhënies që keni ndërtuar. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment në fytyrën tuaj. Beqarët nuk do mërziten aspak, edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Miqtë do t'i ftojnë diku dhe do t'i argëtojnë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por do keni mjaftueshëm para sa për t’ia dalë mbanë.





Lajmet e fundit nga