LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”, “Inceneratorët”, “Astirin” dhe “5 Majin”?

2023-02-24 22:29:46, Sociale CNA

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

42.3% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për pozicionin e bashkisë Tiranë lidhur me Teatrin Kombëtar. 20.5% e qytetarëve të Tiranës janë neutral për pozicionin që ka mbajtur Bashkia Tiranë lidhur me Teatrin Kombëtar dhe 34.8% e kryeqytetasve kanë mendim negativ.

Tek ata që kanë mendim pozitiv për pozicionin që ka mbajtur bashkia Tiranë lidhur me Teatrin Kombëtar, 71% janë votues të PS, 11.9% janë votues të PD, dhe 17.8 të pa identifikuar politikisht.

Ndërsa nga ata që mendojnë negativisht për pozicionin që ka mbajtur bashkia Tiranë lidhur me Teatrin Kombëtar, 10.6% janë votues të PS, 75.7% janë votues të PD dhe 40.3% janë të pa identifikuar politikisht.

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

Vetëm 24.9% e kryeqytetasve vlerësojnë pozitivisht qëndrimin e Bashkisë Tiranë lidhur me Inceneratorin e Tiranës. 21.3% e qytetarëve janë neutral sa i përket qëndrimit të Bashkisë Tiranë lidhur me Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 41.2% e kryeqytetasve kanë mendim negativ për pozicionin e Bashkisë Tiranë lidhur me Inceneratorin e Tiranës.

Ndryshe nga parku i liqenit kur vjen fjala tek Inceneratori, vetëm 47% e atyre që kanë mendim pozitiv për qëndrimin e Bashkisë Tiranë lidhur me Inceneratorin e Tiranës janë votues të PS, 3.1% votues të PD dhe 9.8% janë të pa identifikuar politikisht.

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

Tek ata që kanë mendim negativ për qëndrimin e Bashkisë Tiranë lidhur me Inceneratorin e Tiranës 19.2% janë votues të PS, 82.5% janë votues të PD dhe 40.8% janë të pa identifikuar politikisht.

39% e qytetarëve të Tiranës kanë vlerësim pozitiv për pozicionimin e Bashkisë Tiranë lidhur me banorët e “Astirit” dhe “5 Majit”. 23.7% e kryeqytetasve kanë qëndrim neutral lidhur me pozicionimin e Bashkisë Tiranë lidhur me banorët e “Astirit” dhe “5 Majit”. Ndërsa 33.4% kanë mendim negativ për pozicionimin e Bashkisë Tiranë lidhur me banorët e “Astirit” dhe “5 Majit”.

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

Tek ata që kanë mendim pozitiv për pozicionimin e Bashkisë Tiranë lidhur me banorët e “Astirit” dhe “5 Majit” 64.2% janë votues të PS, 13.2% janë votues të PD dhe 20.8% të pa identifikuar politikisht.

Ndërsa tek ata që kanë mendim negativ për pozicionimin e Bashkisë Tiranë lidhur me banorët e “Astirit” dhe “5 Majit” 12.8% janë votues të PS, 68.5% janë votues të PD dhe 38.7% të pa identifikuar politikisht./ Euronews Albania

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

Ç'mendojnë qytetarët për “Teatrin”,

Lajmet e fundit nga