LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kapriçot” e motit/ Sa do të shënojë termometri për ditën e sotme

2023-10-02 07:23:00, Sociale CNA

“Kapriçot” e motit/ Sa do të shënojë

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore. 

Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./ CNA

Lajmet e fundit nga