web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreth 365 milionë euro dhe 17 km/ Ministri Karakaçi ndan detaje të projektit për aksin Milot-Balldren

2026-06-22 19:02:00, Politikë CNA

Rreth 365 milionë euro dhe 17 km/ Ministri Karakaçi ndan detaje

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ndau sot një sërë detajesh lidhur me aksin Milot-Balldren.

Siç bëhet me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, aksi me gjatësi 17 kilometra do të ndërtohet sipas standardeve të autostradës së kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe korsi emergjence në secilin drejtim. Ky aks do të ketë një gjurmë tërësisht të re, ndërsa rruga ekzistuese do të vijojë si rrugë alternative.

Po ashtu, Karakaçi njofton se projekti përfshin ndërtimin e një tuneli modern me dy tuba, secili me gjatësi 850 metra, që do të mundësojnë anashkalimin e qytetit të Lezhës. Tuneli është pjesë e segmentit të ri që do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit, ku aktualisht nuk ekziston infrastrukturë rrugore.

Autostrada do të përfshijë gjithashtu ura, nyje lidhëse, rrugë shërbimi, sisteme inteligjente monitorimi të trafikut dhe infrastrukturën e tarifimit.

Ministri thekson se projekti me vlerë rreth 365 milionë euro do të realizohet përmes modelit të partneritetit publik-privat dhe do të ketë një periudhë koncesionare 35-vjeçare./CNA





Lajmet e fundit nga