web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në burg, Berisha në Uashington

2026-06-11 16:05:00, Politikë CNA

Rama në burg, Berisha në Uashington

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim për heqjen e “non gratës” së Sali Berishësh nga DASH.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se mazhoranca kërkon të mbyllë gojën e opozitës me procedurë.

Demokrati shprehet se mazhoranca kaloi një tjetër tronditje sot dhe askush nuk pati guxim të reagonte për lajmin e heqjes së “non gratës” për Berishën.

Në reagimin e bërë, Këlliçi shkruan se Berisha shkon në Uashington ndërsa Rama në burg.

 

Reagimi i Këlliçit

Rama në burg, Berisha në Uashington!

Kuvendi i Shqipërisë është sot në paralizën që ka kapur Edi Ramën, i cili është njeriu më i urryer në çdo hapësirë në Tiranë, e kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë në botë.

Për t’u hequr mundësinë deputetëve që të shprehen, Niko Peleshi ka anuluar çdo projektligj nga rendi i ditës.

Me procedurë kërkon të mbyllë gojën e opozitës.

Kartonat e Edi Ramës në Kuvend kaluan një tjetër tronditje sot ku askush nuk pati guximin të reagojë për lajmin zyrtar të heqjes së Non Grattës për Sali Berishën.

Gjithashtu, një pyetje që ngelet pa përgjigje: A ka mbërritur në Parlament, kërkesa e dytë për masë sigurimi për Belinda Ballukun?!

Askush nuk flet, askush nuk di çfarë të bëjë! Krizë totale!

Kanë rënë, kanë prekur fundin prej zullumit, korrupsionit, arrogancës dhe shtypjes së qytetarëve për 13 vite me radhë.





Lajmet e fundit nga