web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Koçekut/ Klosi: Hapja e partisë ka pasoja dhe kosto

2026-06-22 22:07:00, Politikë CNA

Largimi i Koçekut/ Klosi: Hapja e partisë ka pasoja dhe kosto

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin është pyetur dhe për largimin e deputetet Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS.

Klosi tha se me Koçekun ka pasur një marrëdhënie afrimiteti dhe e vlerësonte për atë që përfaqëson.

Socialisti tha se formula për të futur në listë të sigurt të rinjtë dhe hapja e partisë ka kostot dhe pasojat e saj.  

 

Ne jemi 83 deputetë të Partisë Socialiste dhe me vetëdije, në garën e fundit elektorale, ne bëmë atë formulë që në garë në zonë të mbyllur, pra në zonën e sigurt, të ishin shumë të rinj, të ishin vetëm drejtuesit politikë në zonë të mbyllur. Dhe të gjithë ata që kishin një mandat, të ishin në zonën e hapur për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Kjo bëri natyrisht që të kishim një prurje shumë të re në parlamentin shqiptar, të kishim deputetë të rinj, të cilët vinin për të sjellë atë frymën e re. Pra, që kërkojnë sot protestuesit? Me zonjën Mariana kam pasur afrimitet dhe e vlerësoja për sensin e asaj çfarë përfaqësonte. Vinte nga kjo politika jonë e zhvillimit të zonave të largëta, vinte nga politika jonë për të zhvilluar këta, për t’i afruar dhe për t’u dhënë simbole të njerëzve që vijnë nga puna, nga një agroturizëm që ajo kishte ndërtuar me familjen e saj. Pra, e shkolluar. Por kur hapesh kaq shumë dhe kur kërkon që të pranosh kaq shumë të rinj, padyshim ka kostot e veta. Pra, hapja padyshim ka pasoja”, tha Klosi.





Lajmet e fundit nga