LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

By Gjergji Koja/ "Dinshumi" Erion!

2023-04-01 20:44:00, Opinione Gjergj Koja
By Gjergji Koja/ "Dinshumi" Erion!
The mayor of Tirana, Erion Veliaj

Erjoni seeks the 3rd mandate in the May 14 elections. Erion is confident of victory, as the polls show.

Erion is raising himself as the next leader of the Renaissance. In fact, his close circle is so convinced that he can rival Edi Rama, that every other name is seen as a beggar in the ranks of the Reborn SP.

Erion appears everywhere, talks about everything! It is even said that they gave him the nickname "Dinshumi".

E shikon të shfaqet si biolog apo agronom, pastaj si ekspert ndërtimi e arkitekt, pastaj si vlerësues pronash, me raste të rralla jep këshilla edhe si doktor, pak më shpesh shfaqet si shërbyes i përkushtuar. Më herët e kemi parë të parashikojë edhe motin, të kujdeset edhe për kafshët.

Është i njëjti Erion që luan disa personazhe njëherazi dhe që trajtohet si “lulja mos më prek”.

Ai nuk hetohet nga drejtësia, qoftë e vjetra ashtu edhe e reja, sikundër nuk anatemohet nga mediat, përfshi edhe ato që nga mëngjesi në darkë sulmojnë Edi Ramën. 

Djali që e nisi politikën si një “mjaftist” anti-Nano, i konvertuar më pas në një 99, përfundoi rrugëtimin bashkë me shoqet e shokët e “G” drejt “pushtimit” të PS-së.

Erioni, që na u shfaq rreth dy dekada më parë si një i ri nga shoqëria civile, priti me durim, deri sa sponsorizuesit e tij, i krijuan terrenin që sot të jetë një prej figurave qendrore në PS-në e Rilindur.

Ai sot është më i rëndësishëm se Taulant Balla, që në kohën kur Erioni protestonte kundër Qeverisë Nano, ishte një ndihmës i Fatosit Kryeministër.

Madje edhe më i rëndësishëm se Erion Braçe, i cili në kohën kur Erioni mjaftist protestonte kundër PS-së dhe qeverisë së saj, drejtonte gazetën “Zëri i Popullit”.

Ish-mjaftisti rezultoi më i rëndësishëm se Sajmir Tahiri, që për vite e vite drejtoi fondacionin “Qemal Stafa”, madje edhe  socialistët e Tiranës, por që në fund nuk rezultoi aq 99 sa ai që e krijoi këtë parti.

Ish-mjaftisti, është edhe më i rëndësishëm se socialisti katharsist Petro Koçi, që sot punon për të mbledhur vota për Erionin e Rilindur si socialist, apo se Ben Blushi, që nuk mundi ti mbijetonte Rilindjes mjaftiste të PS-së. Erioni ka lënë në hije edhe Pandeli Majkon, që ashtu si kolegu i tij Koçi punojnë kokëulur dhe gojëmbyllur për të lartësuar figurën e ish-mjaftistit.

Madje Erioni është edhe më i rëndësishëm se Arben Ahmetaj që Nano e kishte ministër, ndërsa Rama e bëri edhe zv.Kryeministër.

Është shumë e shumë më i rëndësishëm se qindra e qindra socialistë që para 2005-ës, donin ta shikonin në “hell” djaloshin e Mjaftit, ndërsa sot janë nën hyqmin e tij, në një parti të Rilindur.

Erioni, bashkë me shokët dhe shoqet e Mjaft, krijuan sektin e tyre në politikë, duke zaptuar PS-në, jo se kishin vlera, jo se mund të zëvendësonin shumë nga figurat e kësaj partie, por se Edi Ramës i duheshin ca kamikazë politikë, që ta shihnin si Skënderbeun e shekullit të 21-të, ndërsa ai përdorte ambicien dhe delirancën e tyre.

E kush më mirë se Erioni mund të lyente njerëzit me bojë të kuqe kur organizoheshin protestat dhe që me patjetër duhej që në media të shfaqeshin foto me njerëz të gjakosur nga policia. Jo më kot ca vite më vonë, Rama, qoftë edhe me humor, e urdhëronte të lyente shkallën e një pallati, të cilën e kishin zhgarravitur disa djem trazovaçë.

E kush më mirë se Erioni mund të sajonte histori “thriller” me vajza që rrëmbeheshin, edhe pse ishin shtatzëna, madje duke njoftuar edhe organizmat ndërkombëtare.

Which of the socialists with or without a jacket, man or woman, would sign the demolition of the National Theater, or which of them would take over the costs for a phantom incinerator?!.

So today, Erion has no problem if he lies, if he appears arrogant, threatens, or if he puts on a clown mask and appears heartbroken.

He is simply in his role: nameless, faceless, numberless.

Lajmet e fundit nga