web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The Law “On Gender Equality” in the Face of the Istanbul Convention: First Legal Commentary and What Albania Can Still Do

2025-11-18 12:25:00, Opinione Klodian Rado

The Law “On Gender Equality” in the Face of the Istanbul Convention:

There are laws that pass unnoticed; quietly, without debate, without tension, without leaving a trace in people's daily lives. There are others that affect the administration, the budget, or technicalities that most of the public cannot even follow. But it is very rare that a law shakes the foundations of a society, opens deep moral wounds and raises questions that go beyond the politics of the day: questions about our identity, about our children, about the family, about fundamental freedoms and about the very architecture of the state. The law recently approved by the Albanian Parliament, entitled "On Gender Equality", belongs precisely to this rare category: laws that do not simply affect a sector or a certain group, but hit the whole of society in the individual, social and institutional dimension.

Therefore, from the beginning we must ask some simple but necessary questions: What exactly is this law? Why has it created a stir throughout the country? Why is this stir unprecedented since the fall of the atheist-communist dictatorship in Albania?

It is precisely for this reason that it is necessary that each article of this law, especially the most problematic ones, be brought to light, professionally analyzed and explained to the public the concrete consequences they bring in the individual, social and institutional dimension. In the coming days, through several consecutive articles, we will analyze in detail each article, each paragraph and each formulation of the law, in the form of a complete legal commentary. We will explain how and when it conflicts with the Constitution, how it conflicts with European Union law, with the European Convention on Human Rights and with other international Conventions and acts ratified by Albania; why it clashes with the Family Code and the Albanian legal corpus; why it violates freedom of belief and freedom of expression; why it endangers the best interests of children; why it violates the principle of proportionality and the presumption of innocence; why it affects the autonomy of education, the integrity of healthcare, justice in sports and, in essence, the very moral structure of Albanian society.

The so-called Law "On Gender Equality" was adopted by the Albanian Parliament on November 6, 2025; 77 deputies voted in favor, 36 voted against, while 22 deputies, although present, surprisingly did not even deign to vote.

Edhe më shqetësues se vetë përmbajtja është procesi me të cilin ky ligj u miratua. Që nga fillimi ai u karakterizua nga mungesa totale e debatit publik, duke shkelur parimin kushtetues të pjesëmarrjes së shoqërisë në hartimin e politikave që prekin jetën e qytetarëve. Projektligji nuk iu nënshtrua konsultimeve të detyrueshme me grupet e interesit, me komunitetet fetare, me ekspertët, me organizatat e shoqërisë civile dhe as me publiku të gjerë. Ai kaloi pa diskutime domethënëse në komisionet parlamentare, ku duhet të zhvillohej analiza juridike dhe politike nen për nen. Dhe më skandalozja: në ditën e miratimit në Kuvend, ligji u hodh në votim pa u shqyrtuar nen për nen, duke anashkaluar procedurën e detyrueshme parlamentare që e kërkojnë qartë Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. U votua pa debat, pa transparencë, pa analiza teknike, pa pyetje, pa sqarime, pa atë proces demokratik minimal që i jep legjitimitet një ligji. Një akt me pasoja të jashtëzakonshme për individin, familjen, arsimin, fenë, liritë themelore dhe të gjithë rendin juridik të vendit u kalua me një procedurë urgjente që ngre dyshime serioze për kushtetutshmërinë e tij. Kjo mënyrë veprimi, që nuk i është nënshtruar ende kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, përbën një nga njollat më të errëta të këtij ligji dhe është tregues i qartë i një procesi të munguar demokratik.

Aktualisht, ligji ndodhet në tryezën e Presidentit të Republikës, i cili sipas neneve 84 dhe 85 të Kushtetutës ka 20 ditë kohë për të vendosur nëse do ta dekretojë apo do ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend. Në këtë moment, kjo kompetencë merr një peshë të veçantë: bëhet fjala për një ligj të miratuar me procedurë të kontestuar, pa analizë të plotë parlamentare dhe pa proces të hapur konsultimi. Përballë kundërshtimit të gjerë publik dhe implikimeve të thella që ky ligj ka për rendin juridik dhe shoqëror, ndërhyrja e Presidentit nuk është thjesht një e drejtë kushtetuese, por një përgjegjësi institucionale për të rivendosur seriozitetin e procesit ligjvënës dhe për të garantuar se një akt me pasoja kaq të gjera nuk hyn në fuqi pa shqyrtimin e duhur.

Ky ligj ka tronditur shoqërinë për një arsye të thjeshtë; sepse kushdo që e ka lexuar përmbajtjen e tij, dhe që ka sy e mendje, e kupton që nuk është ligj për barazinë e grave me burrat, një vlerë e drejtë, legjitime dhe e domosdoshme për çdo shoqëri moderne. Ky është ligj që ka si synim të fusë një doktrinë të re sociale, një ideologji radikale të identiteteve gjinore, e cila ndryshon kuptimin e gjinisë, ndryshon përkufizimin e familjes, prek fëmijët, fut gjuhë ideologjike në shkolla, imponon trajtime të detyrueshme, shkel parime të Kushtetutës, bie ndesh me të drejtën europiane dhe krijon përplasjen më të madhe shoqërore në Shqipëri që nga rënia e diktaturës.

1. Kush është narrativa zyrtare e këtij ligji?

Në javët e fundit, opinioni publik është mbushur me deklarata të bukura, të kuruara dhe të prera në dimensione mediatike. Mazhoranca, e disa herë edhe ndonjë përfaqësues vendor i BE-së, e kanë paraqitur këtë ligj si një hap përpara, si një akt emancipues, si një “transformim të domosdoshëm” në rrugën e modernizimit të shoqërisë shqiptare. Në çdo dalje publike, në çdo fjalim politik, fjala “barazi” është përdorur si vulë e standardit moral, si argument final, si mburojë nga çdo pyetje.

Sipas versionit zyrtar, ky ligj është për të mbrojtur gratë nga diskriminimi; është për të modernizuar shoqërinë; është i përafruar me Bashkimin Europian; është për më shumë liri, më shumë barazi, më shumë përfshirje. Në letër, tingëllon aq bukur sa askush nuk do të kishte arsye të dyshonte. Në një vend që ende përballet me dhunë ndaj grave, me pabarazi në tregun e punës, me sfida të vërteta sociale për gra dhe vajza, kush do të guxonte të thoshte “jo, ky ligj nuk duhet”?

Prandaj që në fillim po e bëjmë të qartë pozicionin tonë: barazia para ligjit mes grave dhe burrave është e drejtë, është morale, është kushtetuese dhe është detyrim shtetëror, por ky ligj nuk ka asnjë lidhje me këtë betejë të drejtë.

Nëse do të ishte një ligj i vërtetë për barazi gjinore, ai do të forconte politikat kundër dhunës në familje, do të rrite aksesueshmërinë e grave në sistemin e drejtësisë, do të krijonte mekanizma për rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, do të stimulonte barazinë reale në paga dhe mundësi. Asgjë nga këto nuk janë synim i këtij ligji.

Ky ligj nuk u shkrua për gratë apo vajzat, dhe as për t’i mbrojtur ato nga diskriminimi. Dhe këtë fakt gratë dhe vajzat shqiptare e dinë mire. Mjafton të shikojmë që kundërshtaret më të mëdhaja në daljet publike, në protestat popullore, në deklarimet në media, në krye të NGO-ve, apo edhe në letrën zyrtare të depozituar në presidencë, janë pikërisht gratë deputete të Parlamentit që kërkojnë mosdekretimin e tij.

Ky ligj u shkrua për të goditur binaritetin natyror gjinor burrë-grua, dhe për të futur një koncept krejtësisht tjetër: doktrinën e identitetit gjinor si vetëdeklarim, doktrinën e shumëfishtë të gjinive, doktrinën që relativizon në mënyrë të paarsyeshme biologjinë dhe që vendos një sistem të ri kategorizimi njerëzor, të paqëndrueshëm, të padebatuar dhe të paparashikuar në Kushtetutë dhe në systemin juridik aktual shqiptar.
E thënë më thjeshtë, mazhoranca përdori kauzën e grave si mbulesë morale për të votuar një projekt krejt tjetër. Një taktikë e njohur historikisht: të shesësh diçka të re, duke e fshehur brenda diçkaje të drejtë. Ashtu siç shkruante novelisti i famshë angelz George Orwell: “Gjuha politike është bërë për të bërë gënjeshtrat të tingëllojnë të vërteta dhe vrasjet të duken të respektueshme.” Asgjë nuk përputhet më shumë me këtë përshkrim sesa mënyra se si u promovua ky ligj.

Në debatet publike, përkrahësit e këtij ligji kanë thënë se ky ligj është “modernizim i domosdoshëm” i shoqërisë shqiptare. Por modernizimi nuk është imponim. Modernizimi nuk është shkatërrim i kritikës. Modernizimi nuk është mbyllje e gojës së qytetarëve. Modernizimi nuk është trajtim i gjinisë si “identitet subjektiv” që mund të ndryshohet sipas ndjesisë së momentit, duke dëmtuar më shumë pikërisht gratë. Modernizimi nuk është relativizim i shkencës biologjike; dhe mbi të gjitha, modernizimi nuk është ideologji e detyruar.

Publikut shqiptar iu tha gjithashtu se ligji është kërkesë e BE-në. Kjo është një nga deklaratat më të pavërteta të bëra ndonjëherë në emër të integrimit europian që nga rënia e diktaturës. Asnjë direktivë e Bashkimit Europian, as 2006/54, as 2000/78, as ndonjë tjetër, nuk njeh identitete të shumëfishta gjinore. Asnjë vendim i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së nuk ka kërkuar futjen e ideologjisë gjinore në shkolla. Asnjë shtet i BE-së nuk ka qenë i detyruar të miratojë ligje të tilla. Madje më shumë se 21 shtete europiane e kanë refuzar me ligj këtë qasje. Integrimi europian nuk është justifikim për çdo eksperiment social që ndokush dëshiron të fusë në Shqipëri.

U tha edhe se ky ligj sjell më shumë liri. Por një ligj që detyron edhe vetë gjuhën nuk është liri. Një ligj që detyron mësuesit të mësojnë doktrinën e gjinive të ndryshueshme, është përndjekje ideologjike. Një ligj që përmbys barrën e provës nuk është liri, është padrejtësi. Një ligj që e bën qytetarin të fajshëm derisa të provojë të kundërtën nuk është barazi, është arbitraritet.

Më e dhimbshme është se kauza e drejtë e grave është përdorur si mburojë e një projekti të fshehur. Gratë shqiptare nuk meritojnë të instrumentalizohen. Ato meritojnë politika të vërteta, reforma reale, jo simbole ideologjike.

Në fund, pyetja nuk është: a jemi pro apo kundër barazisë gjinore? Pyetja është: a jemi gati të zëvendësojmë rendin tonë juridik, moral, familjar dhe shoqëror me një doktrinë të re që nuk e kemi zgjedhur, që nuk e kemi diskutuar, dhe që na imponohet në mënyrë të fshehtë me ligj?

Ky ligj, i prezantuar si emancipim, në fakt është manovra më e sofistikuar e manipulimit politik të viteve të fundit. Prandaj shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën, pa retorikë dhe pa ambalazh.

2. Çfarë fsheh ligji në realitet: E vërteta juridike pas perdeve

Pas konferencave, deklaratave politike dhe fjalimeve që e shisnin si një akt emancipimi, ligji i ri tregohet krejt tjetër kur lexohet me sy juridik. Ai nuk synon mbrojtjen e grave, as avancimin e barazisë së tyre reale dhe nuk adreson asnjë nga sfidat konkrete që gratë shqiptare përballin çdo ditë. Në thelbin e tij, sikurse theksuam, ligji kërkon të fusë në sistemin juridik shqiptar një doktrinë të re antropologjike: teorinë e identitetit gjinor të shumëfishtë dhe të ndryshueshëm sipas vetëdeklarimit.

Me këtë ligj, për herë të parë në Shqipëri, shteti braktis konceptin biologjik të gjinisë (mashkull dhe femër), dhe e zëvendëson atë me nocione të paqarta si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore” dhe “përkatësi gjinore e shumëfishtë”. Këto kategori nuk janë standarde juridike ndërkombëtare, nuk kanë bazë në mjekësi, nuk njihen nga direktivat e Bashkimit Europian dhe nuk përbëjnë normë detyruese në asnjë vend që ndjek shkencën si referencë. Janë koncepte ideologjike, të futur me forcë brenda një ligji që ndryshon qetazi themelet e filozofisë juridike shqiptare.

Ky transformim është i thellë dhe i rrezikshëm, sepse kur ndryshon gjuha, ndryshon edhe e vërteta juridike. Siç shprehej Confucius “Kur termat nuk janë të saktë, fjalët nuk janë të qarta; kur fjalët nuk janë të qarta, veprat nuk mund të realizohen.” Në çastin që ligji heq nga qarkullimi juridik kategoritë e qarta të burrit dhe gruas dhe i zëvendëson me identitete subjektive, ai prek zinxhirin e të gjithë normave që mbështeten mbi biologjinë: Kodin e Familjes, ligjin për prindërimin, të drejtat e fëmijëve, shëndetësinë, sportin, arsimin dhe marrëdhëniet e punës.

Nën formulime “inkluese”, ligji zhvesh konceptin e gjinisë nga çdo bazë objektive dhe e kthen atë në një nocion thjesht vetëdeklarativ. Në këtë sistem, një deklaratë personale mjafton për të ndryshuar kategorinë gjinore të një individi dhe për ta detyruar shtetin ta njohë këtë ndryshim pa asnjë kriter tjetër verifikues. Kjo e kthen ligjin në një mekanizëm të ndërtuar jo mbi prova dhe fakte, por mbi ndjesi të momentit, dhe asnjë rend juridik nuk mund të mbijetojë mbi një themel kaq të paqëndrueshëm.

Absurditeti i kësaj qasjeje është ilustruar qartë gjatë një debati të gazetarit të famshëm britanik Piers Morgan, lidhur me një rast ku një mashkull i dënuar për përdhunim kërkoi të dërgohej në burg të grave vetëm mbi bazën e vetëdeklarimit si “femër”. Morgan (edhe pse mashkull, i bardhë, dhe heteroseksual) për të ekspozuar logjikën e rrezikshme të kësaj qasjeje, deklaroi me ironi: “Pse nuk mund të them unë, në Ditën Ndërkombëtare të Grave: Unë jam Piers Morgan, jam grua, jam e zezë dhe jam lezbike?” Pyetja u bë virale, sepse çmontonte me një fjali gjithë absurditetin e një koncepti ligjor të bazuar në ndjesi dhe jo në realitet.

Ky është thelbi: kur e drejta shkëputet nga realiteti, ajo nuk është më e drejtë, është një manipulim. Një shoqëri që ndërton ligje mbi deklarata subjektive, duke injoruar faktet natyrore dhe rregullat objektive të ekzistencës, rrezikon koherencën e saj juridike dhe vetë bazën antropologjike mbi të cilën është ndërtuar.
Më shqetësuesja është se ligji godet dy kategori themelore të jurisprudencës së çdo shoqërie moderne: burrin dhe gruan. Në momentin që këto koncepte zëvendësohen me identitete vetëdeklarative, rrënohen themelet e martesës sipas Kodit të Familjes, humbet siguria e konceptit të prindit, zhbllokohet diskriminimi ndaj grave në sport dhe punë, dhe cenohen të drejtat e fëmijëve, të cilët mbeten pa orientimin ligjor mbi nënën dhe babanë.

Siç paralajmëronte Václav Havel, “e vërteta bëhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti”. Ky ligj është pikërisht ky rrezik: një përpjekje për të zëvendësuar realitetin biologjik me një të vërtetë të shpikur ideologjike. Të pretendosh se gjinia është thjesht një deklaratë personale dhe jo një fakt i verifikueshëm është të braktisësh shkencën, të deformosh të drejtën dhe të krijosh një kaos konceptual që rrezikon të shkatërrojë strukturën shoqërore mbi të cilën është ndërtuar Shqipëria.

Ky ligj nuk lind nga nevojat e grave shqiptare dhe as nga realiteti social i vendit. Ai nuk është reagim ndaj diskriminimit real, por një përpjekje për të ndryshuar vetë konceptin e njeriut, duke e shkëputur nga natyra dhe duke e lidhur me identitete të paqarta, të pasqaruara dhe të papranueshme për një rend juridik që aspiron të jetë i qëndrueshëm dhe i drejtë.

Kur ligji shkëputet nga realiteti, shoqëria humbet busullën e saj morale dhe juridike. Dhe pavarësisht titullit të tij të bukur, ky ligj e shtyn vendin drejt një bote ku e vërteta nuk varet më nga faktet, por nga deklarimi; ku gjinia nuk përcaktohet më nga biologjia, por nga interpretimi; dhe ku ligji nuk është më mbrojtës i realitetit, por mjet i një doktrine të importuar.

Ajo që ky ligj fsheh nuk mund të mbetet më nën hijen e fjalimeve politike, apo mjegullës së qëllimshme. Prandaj, në funksion të së vërtetës, do të sjellim një seri shkrimesh të ndërtuara me kujdes akademik dhe integritet profesional, ku do të analizojmë të gjitha pasojat e tij, duke nisur nga shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e të drejtës ndërkombëtare, mospërputhja me të drejtën e Bashkimit Europian, prishja e rendit juridik shqiptar, e deri te cenimi i lirive dhe të drejtave themelore: familjes, fëmijëve, fesë, shprehjes, arsimit, profesioneve, sportit dhe sigurisë juridike.

Siç dihet, për të mbrojtur këtë ligj, opinioninit publik iu tha duke e mashtruar, se ky ligj është “detyrim i Bashkimit Europian”. Argumenti europian ra menjëherë sapo u faktua publikisht se asnjë direktivë e BE-së nuk e kërkon këtë qasje, se nuk ekziston asnjë normë europiane që detyron futjen e “identitetit gjinor” si kategori juridike, dhe se të paktën 21 shtete anëtare të BE-së e kanë refuzuar qartësisht këtë qasje në legjislacionet e tyre.

Megjithatë, pasi ky argument u shemb, u hodh në skenë një pretendim tjetër po aq i pabazuar: se ligji gjoja rrjedh si detyrim i Shqipërisë ndaj Konventës së Stambollit. Për çështjet që lidhen me përplasjet e ligjit me të drejtën e BE-së dhe me traktatet ndërkombëtare të ratifikuara, do të ketë një analizë të veçantë në një shkrim specifik. Por meqë ligji ndodhet ende në tavolinën e Presidentit, dhe çdo ditë mund të merret vendimi për dekretimin ose kthimin e tij, është e domosdoshme t’i sqarojmë qytetarëve shqiptarë, të vërtetën juridike pikërisht tani: ky ligj nuk buron nga Konventa e Stambollit, nuk kërkohet prej saj dhe në shumë elementë bie në kundërshtim me frymën, objektin dhe tekstin e Konventës.

3. Pse pretendimi se “ligji kërkohet nga Konventa e Stambollit” është gënjeshtra tjetër

Konventa e Këshillit të Evropës “Për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje” (Konventa e Stambollit, 2011), që në titull e ka të qartë që është Konventë për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një lexim serioz i Konventës së Stambollit, dokumentit më të rëndësishëm evropian për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, tregon se projektligji shqiptar jo vetëm që nuk kërkohet nga Konventa, por bie ndesh me frymën dhe strukturën e saj.

Konventa e Stambollit është një instrument historik, që u krijua për një arsye të qartë: mbrojtjen e grave nga dhuna në familje. Ky dokument e pranon hapur realitetin e dhunës që gratë përjetojnë për shkak të rolit që shoqëritë u kanë dhënë brenda kategorive të tyre biologjike, burrë dhe grua. Në Nenin 3(c), Konventa e përkufizon “gjininë” si rolet e ndërtuara nga shoqëria “për burrat dhe gratë”. Pikërisht kaq: burrat dhe gratë. Asgjë më shumë. Ky është binariteti themelor mbi të cilin mbështetet e gjithë analiza sociologjike dhe juridike e dokumentit. Konventa nuk njeh gjini të treta e as të shumëfishta, nuk njeh kategori të reja gjinore, nuk njeh identitete të shumëfishta, nuk njeh “identitetin gjinor” si përkufizim juridic, dhe nuk kërkon futjen e identiteteve gjinore jashtë binaritetit natyror, në legjislacionin kombëtar.

Projektligji shqiptar, përkundrazi, shkon në drejtim të kundërt: ai braktis kategoritë juridike natyrore burrë–grua dhe i zëvendëson me një sërë identitetesh të vetëdeklaruara, të pakufizuara, të papërcaktuara dhe të paqëndrueshme, të cilat nuk gjenden në asnjë direktivë të BE-së dhe nuk mbështeten nga asnjë standard i Këshillit të Europës. Ky është deformim konceptual, juridik dhe antropologjik që s’ka asnjë lidhje me misionin real të Konventës së Stambollit dhe është, në thelb, një përdhunim interpretativ i një dokumenti ndërkombëtar që synon vetëm një gjë: të mbrojë gratë nga dhuna dhe diskriminimi historik.

Ka nga ata që përpiqen të përdorin Nenin 4, paragrafi 3, i cili përmend “identitetin gjinor” në listën e arsyeve pse nuk duhet bërë diskriminim në akses në shërbimet e Konventës. Por ky është një nen mosdiskriminimi, jo një nen përkufizues që fut identitetet gjinore jashtë dy gjinive natyrore. Qëllimi i tij është të sigurojë që nën ombrellën e Konventës nuk përjashtohet askush që ka nevojë për mbrojtje. Ky nen nuk ndryshon përkufizimin e “gjinisë” të dhënë në Nenin 3(c), nuk zgjeron kategoritë juridike burrë dhe grua, dhe nuk e përdor këtë term si standard për të ndërtuar ligje të reja. Pikërisht për këtë arsye, asnjë shtet europian nuk ka futur në legjislacion nocione të tilla përkufizuese të identitetit gjinor bazuar mbi Konventën e Stambollit. Absolutisht asnjë.
Në fakt, ka shumë vende që e kanë zbatuar Konventën në mënyrë shembullore pa futur asnjë përkufizim ideologjik të gjinisë. Disa vende që janë edhe anëtare të BE-së që kanë ratifikuar këtë Konventë, si Kroacia, Letonia, Polonia, etj për të shmangur keqinterpretimet, kanë bërë edhe rezerva duke theksuar se, termi “gjini/gender” i përfshirë në Konventë, nuk duhet të konsiderohet si një detyrim për të futur çfarëdo kuptimi tjetër të seksit (gruas dhe burrit) në sistemin juridik ose arsimor të tyre, dhe se Konventa nuk imponon asnjë detyrim për të interpretuar ndryshe normat dhe vlerat e përcaktuara në Kushtetutat e tyre. Madje edhe shtete që kanë politika të avancuara për çështjet LGBT, nuk e kanë përdorur kurrë Konventën për të ndërtuar kategori të reja juridike të gjinisë, që nuk i bën as vetë Konventa.

Ndaj, pretendimi se Shqipëria është e detyruar nga Konventa e Stambollit të miratojë një ligj që rrëzon konceptet biologjike të burrit dhe gruas është jo vetëm i pavërtetë, por i rrezikshëm. Është një manipulim i hapur i një dokumenti ndërkombëtar që është krijuar për të mbrojtur gratë nga dhuna, dhe jo për të zëvendësuar kategoritë seksuale me identitete të lëngshme që ndryshojnë sipas vetëdeklarimit individual.

Por përtej manipulimit të tekstit, ky keqinterpretim fsheh diçka edhe më të rrezikshme: Duke u fshehur pas emrit të Konventës së Stambollit, ky ligj përpiqet t’i japë vetes autoritetin që i mungon në substancë. Por realiteti është i thjeshtë: Konventa mbron grate, si një nga gjinitë binare natyrore. Ligji që miratoi parlamenti shqiptar, i dëmton ato. Konventa flet për rolet shoqërore të burrave dhe grave. Ky ligj kërkon t’i zhbëjë këto dy kategori. Konventa është ndërtuar për të kufizuar dhunën. Ky ligj është ndërtuar për të imponuar ideologjinë me ligj.
Në një shoqëri që ende përpiqet të ndërtojë stabilitet institucional, qartësi morale dhe besim të ndërsjellë mes qytetarëve dhe shtetit, manipulimi i dokumenteve ndërkombëtare për të futur doktrina të paqëndrueshme nuk është thjesht një gabim politik apo një keqinterpretim teknik. Është një akt që cenon themelet e kontratës shoqërore midis shtetit dhe qytetarëve: besimin publik. Kur qytetarëve u thuhet se një ligj është “detyrim i BE-së” apo “detyrim ndërkombëtar”, ndërkohë që dokumentet zyrtare flasin krejt të kundërtën, nuk cenohet vetëm integriteti juridik, por vetë ndershmëria e procesit demokratik. Dihet, besimi njëherë i thyer, është tepër i vështirë të rikthehet. Sepse populli mund të tolerojë gabimin, por kurrë mashtrimin; mund të pranojë debat të fortë, por jo mjegullim të së vërtetës; mund të pranojë ndryshim, por jo imponim të bazuar mbi keqinformim.

Ky ligj mund të jetë miratuar në sallën e Kuvendit, por ende qëndron në tavolinën e Presidentit dhe, mbi të gjitha, nuk ka fituar as zemrat e popullit shqiptar, e as provën e së vërtetës. Siç dihet, në fund të çdo beteje politike, është e vërteta ajo që mbijeton, ajo që i reziston kohës dhe ajo që vulos gjykimin historik. Në shkrimet e ardhshme, ne nuk do të merremi me retorikë; ne do të vendosim krah për krah tekstin e Konventës dhe nenet e ligjit shqiptar, jo për të ndezur polemika, por për t’i treguar publikisht se ku mbaron mbrojtja reale e grave dhe ku nis imponimi i një ideologjie që nuk i përket as ligjit, as shoqërisë shqiptare.

4. Çfarë mund të bëhet tani që ligji është miratuar në Kuvend: opsionet para Shqipërisë

Pasi kemi çarë mjegullën e propagandës dhe kemi zbuluar përmbajtjen reale të ligjit, një pyetje e madhe lind natyrshëm: Çfarë mund të bëjë shoqëria shqiptare tani që ligji është miratuar në Kuvend? A është gjithçka e mbyllur? A është vendosur fati i rendit juridik, i familjes dhe i lirisë së ndërgjegjes?

Përgjigjja është e qartë: Jo. Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar ka ende mekanizma kushtetues, demokratikë dhe juridikë për të ndalur, shfuqizuar ose rishikuar këtë ligj. Kur një ligj miratohet në Kuvend, ai nuk hyn automatikisht në fuqi. Kushtetuta ka parashikuar frena, balanca dhe rrugë shpëtimi pikërisht për raste të tilla, raste kur politika tenton të shkojë kundër Kushtetutës, arsyeve të shëndosha dhe interesit publik.
Së pari, ligji gjendet ende në tryezën e Presidentit të Republikës. Nenet 84 dhe 85 të Kushtetutës i japin Presidentit 20 ditë kohë për të vendosur: ose ta dekretojë, ose ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend. Arsyet për ta rikthyer për rishqyrtim janë në fakt të shumta: mungesë konsultimi publik, kundërshtim i gjerë shoqëror, kundërshtimi i plotë i bashkësive fetare të vendit, shkelje procedurale në Kuvend, dyshimet e arsyeshme për antikushtetutshmëri, bie ndesh me të drejtën e BE-se dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara (përfshirë Konventën e Stambollit), si dhe prodhon antinomi ligjore me Kodin e Familjes, Kodin Civil, Kodin e Punës, Ligjin për Arsimin, Marrëveshjet me Bashkësitë Fetare, etj.

Në këtë fazë, shoqëria shqiptare ka në dorë mjetin më të rëndësishëm: zërin e saj. Letra të hapura, peticione publike, qëndrime akademike, mobilizim qytetar, fushata informimi, të gjitha këto janë forma legjitime të ndikimit demokratik që mund t’i kërkojnë Presidentit të ushtrojë kompetencën e tij sipas nenit 85 dhe ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Është një moment i rrallë ku vendimmarrja institucionale mund të ndikohet drejtpërdrejt nga energjia qytetare.

Por edhe nëse Presidenti e dekreton ligjin, ose edhe nëse hesht dhe ligji shpallet automatikisht, beteja nuk mbaron. Atëherë nis faza e tretë: beteja juridike. Kushtetuta, në nenin 134, e bën të qartë se ligjet mund të çohen për kontroll kushtetues nga: Presidenti, Avokati i Popullit, 1/5 e deputetëve, apo organizatat që kanë interes të ligjshëm. Kjo do të thotë se rruga drejt Gjykatës Kushtetuese është e hapur. Dhe për një ligj kaq problematik, të mbushur me parregullsi dhe cënime ndaj lirive themelore, ajo rrugë është e detyrueshme.

Për më tepër, ndaj një ligji të tillë, ekziston një mjeti edhe më i fortë demokratik: referendumi shfuqizues.

Sipas nenit 150 të Kushtetutës, 50 mijë qytetarë me të drejtë vote, kanë të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, në mënyrë automatike. Në një vend ku brenda pak ditëve, qindra mijëra qytetarë kanë protestuar, në rrugë dhe online, kundër këtij ligji, mbledhja e 50 mijë firmave nuk është vetëm e mundur, është e sigurt.

Moreover, to put a seal once and for all on this debate and to protect the social order from any future ideological upheaval, the Albanian people have another instrument at their disposal, as powerful as it is fundamental: the constitutional referendum by the people, or the amendment of the constitution on this issue by Parliament. This is not an unprecedented step. On the contrary, it is the path that several European Union countries such as Croatia, Slovakia, Latvia, etc. have chosen; to engrave more explicitly in their constitutions the natural binary of the two genders and to protect marriage as a union between a man and a woman.

Such a constitutional amendment would give Albania legal stability, moral clarity and immunity to dangerous ideological experiments that may come today or tomorrow. A referendum that consecrates the gender binary and clearly defines the institution of marriage, held in parallel with the referendum repealing this infamous law, would ensure not only the undoing of a dangerous norm, but also the permanent protection of the anthropological, legal and social foundations of the nation. Such a referendum to clarify the Constitution, even with this guarantee, could be held on the same date as the referendum repealing the infamous law.

So Albania and its people are not without a way out. On the contrary, this is the moment to test our constitutional maturity: to show that laws are not an instrument of ideological experimentation, but a reflection of the values ??of a people. Because democracy is not a simple vote in the Assembly hall, but an inclusive process, built on dialogue, transparency and respect for fundamental individual and collective freedoms. Because this debate is not about politics. This debate is about Albania.





13:44 Opinione Ditmir Bushati

Fear, humiliation, hope

As I was reading the European Commission’s annual reports on...

17:57 Opinione Mentor Kikia

Platoon, surrender!

I followed Mr. Berisha's speech today at the meeting with th...

Lajmet e fundit nga