LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video - Flori Mumajesi frymëzohet nga “telenovela” Luiz-Kiara/ Kujton puthjen me Soni Malajn

2023-01-26 20:46:00, Lifestyle CNA

Video - Flori Mumajesi frymëzohet nga “telenovela” Luiz-Kiara/

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, është frymëzuar nga romanca e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.

Kantautori ka ndarë me ndjekësit në Instastory disa momente kur Luizi tenton të puthë Kiarën dhe ajo largohet.

Romanca e dyshes në “Big Brother VIP”, ka bërë që Flori të kujtojë puthjen që bëri bujë pas performancës së bashkëpunimit me Sonin në vitin 2007, kohë kur publikuan këngën “Fluturimi 3470”.

Videon e kësaj puthjeje, ai e ka publikuar bashkangjitur me atë të Luizit dhe Kiarës.

Kjo ka konfuzuar ndjekësit, pasi kantautori ka rikujtuar dashurinë e vjetër, ndërkohë që pak javë më parë publikoi një foto me moderatoren Liberta Spahiu.

Por ndonëse fotoja e mëparshme u lexua si konfirmim i lidhjes së dashurisë me Libertën, gjesti i sotëm ka trazuar rrjetin./ B.A. – CNA.al



Lajmet e fundit nga