LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët i merr malli për Luizin dhe Efin?/ Ulin 10 mijë euro nga çmimi i madh për ta nxjerrë nga izolimi

2023-01-22 20:33:00, Lifestyle CNA
Banorët i merr malli për Luizin dhe Efin?/ Ulin 10 mijë euro nga
Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes

Banorët e “Big Brother VIP” duket se i ka marrë malli për Luizin dhe Efin, të dy këta konkurentë të mbyllur në një dhomë izolimi mbrëmjen e djeshme.

“Vëllai i Madh” dërgoi në shtëpi një zarf të bardhë, ku i jepej mundësia banorëve të nxirrnin Luizin dhe Efin nga izolimi, por në këmbim të kësaj uleshin 10 mijë euro nga çmimi i madh.

Kjo nuk i ka stepur banorët, pasi shumica e tyre kanë vendosur që Efi dhe Luizi të bashkohen me ta, duke humbur kështu 10 mijë euro nga çmimi final.

E para që pranoi ishte Kiara, e cila tha menjëherë “Po”, ndërsa Olta, Tea, Dea, Amos dhe Xhonatani votuan për “Jo”.

Vendimi i banorëve ka shkaktuar tensione mes tyre, pasi Olta reagoi ashpër për uljen e parave nga çmimi i madh.

“Nga njëra anë nuk e doni Luizin dhe e nominoni, nga ana tjetër humbni 10 mijë euro që ta nxirrni nga aty”, deklaroi aktorja./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga