LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një thesar artefaktesh zbulohet në Napoli, i përket periudhës së bronzit

2024-04-25 08:55:00, Kuriozitete CNA
Një thesar artefaktesh zbulohet në Napoli, i përket
Një thesar artefaktesh nga epoka e bronzit

Një nekropol pararomak me një thesar të vërtetë artefaktesh u gjet në jug të Italisë gjatë gërmimit të themeleve për stacionet e transformatorëve për elektrifikimin hekurudhor, njoftuan sot autoritetet lokale.

Nekropoli u gjet pranë qytetit Amorosi, rreth 50 kilometra nga Napoli, sipas një deklarate nga autoritetet lokale, raporton Reuters.

Ky nekropol i ruajtur mirë ka 88 varre, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 13,000 metra katrorë dhe daton nga shekulli 8-7 para Krishtit.

Në varret e burrave, u gjetën armë, ndërsa stolitë prej bronzi si byzylykë dhe varëse u zbuluan në varret e grave.

"Janë gjetur gjithashtu një numër i madh vazosh të formave të ndryshme, shpesh të vendosura mbi njëra-tjetrën ose të vendosura pranë këmbëve të të ndjerit. Ky zbulim arkeologjik është i një rëndësie kyçe për historinë e kulturës sonë", njoftoi administrata lokale për Trashegimi Kulturore./CNA 

 


 

10:20 Kuriozitete

Shifra e

Pjesa e drurit lundrues që mbajti gjallë Rozën në filmin e...

Lajmet e fundit nga