A month of protest/ Citizens gather in the center of Tirana
This Monday, the next civic protest began in Tirana, which...
This Monday, the next civic protest began in Tirana, which...

Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brechtin në 125 vjetorin e lindjes me një festival nën moton "Worldwide Brecht", sepse shkrimtari, i cili i dëbuar prej nazistëve u detyrua të jetojë 15 vjet në emigracion, prej kohësh është kthyer në një ndër autorët më të frekuentuar në skenat e mbarë botës.
Opereta e tij "Opera për tri grosh" shkruar më 1928 është ndër teatrot muzikore të vëna më shpesh në skenë në mbarë botën. Me këtë vepër Brecht pushtoi jo vetëm skenat në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, por edhe në Japoni, Togo e Poloni, ku veprat e tij vazhdojnë të vihen edhe sot e kësaj dite në skenë. "Opera për tri grosh" trajton problemet e kohës kur Brechti jetonte, por që janë aktuale edhe sot. Personazhet sjellin në skenë një botë, ku një hajdut xhepash duket njeriu më i ndershëm dhe parimor e korrupsioni dhe vjedhja kanë arritur kulmin duke kapur majat: kryepolici është kryemafiozi dhe koka e rrjetit kriminal.
Në qendër të "Opera për tri grosh" është figura e Meki Thika, një gangster që me bëmat e paudhësitë e tij imponohej duke fituar pushtet. Motivi është marrë nga figura fiktive Captain Macheath e trajtuar si nga John Gays tek The Beggar's Opera. Brecht e ripërdori këtë figurë në veprën e tij. Që në hapje të operetës shfaqet direkt karakteri i Meki Thikës me strofën të shoqëruar nga muzika e Kurt Weil:
"Peshkaqeni ka dhëmbë, që i mban dukshëm në fytyrë
Ndërsa Macheath mban një thikë, që ju s'mund ta shihni kurrë
Ah nga bishti i skuqur i peshkaqenit e kupton që është përlyer në gjak
Por Meki Thika mban doreza që paudhësia të mos diktohet aspak"
Edhe tek "Nënë kurajo dhe fëmijët e saj" (1941) në fokus janë njerëzit e përvuajtur të shoqërisë. Në të bëhet fjalë për një nënë, që përpiqet t'i nxjerrë fëmijët e saj shëndosh prej luftës. Në Lomé regjisori Ramsès Alfa e ka vënë në skenë "Nënë kurajo dhe fëmijët e saj" - që është gjithashtu një ndër pjesët më të njohura të Brechtit.
Ramsès Alfan, thotë, se kjo pjesë i kujton atij ndihmëset e të korrave në fushat e lajthive në Togo, të cilat me fëmijët e tyre në kurriz punojnë në vapën përvëluese për një pagë sa për një kafshatë bukë. Ose i kujton shitëset e rrugës në kryeqytetin Lomé, të cilat në këkrim të klientëve lëvizin me ngarkesë të rëndë me limonata, fruta apo stofra duke trokitur derë më derë shtëpive për të siguruar të ardhura sado pak sa për të mbajtur frymën e familjes.

Por jo vetëm në Togo, edhe në Japoni Brecht është mjaft i njohur. Sipas hulumtimeve të studiueses Monika Ayugai nga City University në Nju Jork, në fillim të shekullit 21 Brecht renditej fare pranë Shakespeare. Në emigracion Brecht është marrë me letërsinë japoneze.
I ftuar tek kolegia e tij Hella Wuolijoki në Finlandë ai zbuloi dramën japoneze "Historia e trishtë e një gruaje, historia e Chink Okichi", në të cilën një geisha në shekullin e 19 josh një konsull nga SHBA, për të shpëtuar qytetin e saj Shimoda nga sulmet e amerikanëve, por atë e poshtërojnë si tradhëtare. Brecht nisi ta përkthejë këtë pjesë, u mrekullua nga fati i punonjëses së seksit, të cilën pavarësisht aktit të saj heorik shoqëria e poshtëron.
Brecht një i huaj në bllokun lindor
Brecht i kaloi 15 vjet të jetës në emigracion, përpara se pas Luftës së Dytë Botërore të kthehej sërish në Gjermani, por në Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Një ditë pasi ra zjarri në Rajshtag në vitin 1933Bertolt Brecht bashkë me familjen dhe gruan e tij Helene Weigel u largua drejt Parisit dhe më pas në Danimarkë. Pak pas kësaj librat e tij u dogjën prej nacionalsocialistëve dhe u ndaluan. Më 1941 Brecht u vendos në Los Angeles në SHBA dhe më 1949 u kthye në Berlinin lindor.
Ai në pjesët e tij vazhdimisht kritikonte padrejtësitë e kapitalizmit. "Tingëllon paradoksale, por Brecht si njeri dhe artist me pikëpamje ekstrem të majta, mund të ishte fare pranë ideologjisë dhe estetikës së Rusisë sovjetike, e në fakt nuk qe kështu", konstaton studiuesja ruse e teatrit, Marina Davydova. Ajo vëren, se Brecht u pranua me shumë ngurrim dhe rezerva në Rusinë sovjetike, sepse krerët e vendit e ndjenin potencialin shpërthyes të artit të tij. Brecht është i mprehtë dhe pa kompromis në artin e tij. Ai i flet direkt publikut, pa doreza, kjo sipas studiueses ka bërë që krerët sovjetikë të kishin rezerva ndaj veprave të tij.
Vetëm pas vdekjes së Stalinit dhe në vitet 1970 vepra e tij arriti të ketë sukses në Bashkimin Sovjetik. As sot në Rusinë e Putinit Brechti sërish nuk ka më shans të vihet në skenë, shpjegon Davydova.
Brechti ka qenë mjaft i diskutueshëm edhe në perëndim duke u konsideruar si komunist. Sidoqoftë ai ka lënë gjurmë me veprën e tij, e cila sipas regjisorit nga Togo Ramsès Alfa edhe sot pas 70 vjetësh së vdekjes është mjaft e preferuar, pasi ai rrëfen për njerëzit, që kanë pak, që janë të shtypur dhe të margjinalizuar. Brecht ka shkruar qysh në moshë fare të re: Për pjesët e tij të para "Daullja e natës" dhe "Baal" më 1922 ai u vlerësua me çmimin Kleist (Heinrich von Kleist)./DW
The well-known and much-loved actor Xhevahir Zeneli, with ...
Today, the analyst Aleksandër Çipa congratulated the maste...
Ismail Kadare, the master of the Albanian pen, turns 86 to...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
The poet Sadik Bejko has strongly reacted to the memorial ...
Lake Ohrid is among the oldest in Europe, with a diverse b...
Të gjithë të huajt që vizitojnë Athinën ndjekin kuriozë nd...
Mes ngjyrash e tablosh të varura në murë, piktori i mirënj...
Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë K...
On the painter's date of birth: Xenofon Dilo - Repres...
Paintings with great financial, but also moral and spiritu...
On this 140th anniversary of his birth, Fan Stilian Noli i...
The icon of Italian music and cinematography, Adriano Cele...
Si sot, më 4 janar 1924, lindi figura e mirënjohur e kinem...
I don't know why, but quite intuitively, I thought the "Pe...
Journalist Agim Xhafka has commemorated one of the ico...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka përkuj...
Mediat britanike, The Guardian, i ka kushtuar vëmendje lib...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...