LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xenofon Dilo, representative of a generation of great artists

2023-01-15 20:41:00, Kulturë Luan Rama
Xenofon Dilo, representative of a generation of great artists
Artist Xenofon Dilo

On the painter's date of birth:

Xenofon Dilo - Representative of a generation of great artists

If today were the date of birth of any of those VIPs of Big Brother, not only the television that has the right to that show, but also others in a row, even many newspapers or portals would have been dedicated with chronicles and headlines, with comments and congratulations without any sense of proportion and without professional scruples.

Përkundër këtij “peizazhi” paradoksalisht diskret e mjeran jo vetëm në kuptimin intelektual, por edhe në aspektin estetik, kulturor, etik dhe qytetar, data e lindjes së një emri të madh të kulturës tonë kombëtare si profesor Ksenofon Dilo; piktor, skenograf, grafist, estet dhe pedagog, njëri prej themeluesve të shkollës shqiptare dhe mësuesi i shumë brezave të piktorëve, nuk tërhoqi vëmendjen e asnjë ekrani e të asnjë gazete.

Kjo mungesë e dhimbshme vëmendjeje, jo vetëm mediatike por edhe shtetërore ndaj një personaliteti të nderuar e me kontribute të mëdha si Ksenofon Dilo, nuk e cënon aspak e nuk e zbeh asnjë grimë madhështinë e veprës dhe të kontributeve të çmuara që ai ka dhënë në më shumë se shtatëdhjetë vjet punë plot pasion, me talent dhe përkushtim prej fisniku modest, prej artisti modern dhe novator, prej intelektuali me angazhime qytetare dhe atdhetare.

Ksenofon Dilo me mirësinë dhe krenarinë e një zagoriti dhe patriotizmin e një shqiptari të mirë, me artin e vet realist dhe gjithë frymëzim, është ndër emrat përfaqësues të elitës së skenografisë dhe pikturës shqiptare, të cilat kanë shenjuar lartësi që e bëjnë këtë gjini të arteve tona pamore, përfaqësuese me plot dinjitet për nga mjeshtëria dhe cilësia artistike.

Arti i Ksenofon Dilos është një lartësi dinjitoze dhe emri i tij një referencë e spikatur që ndrin e frymëzon përkrah emrave të tjerë të mëdhej të pikturës tonë kombëtare.

Me nderim dhe mirënjohje, i bindur se ndaj të njejtin vlerësim me shumë e shumë artdashës të tjerë, sot në 91-vjetorin e lindjes i uroj profesor Ksenofon Dilos:

Të paçim jetëgjatë profesor!

Lajmet e fundit nga