web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion antidrogë në Korçë/ Arrestohet 31-vjeçari, nën hetim kushëriri i tij

2026-06-25 13:19:00, Kronika CNA

Operacion antidrogë në Korçë/ Arrestohet

Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për veprën penale "prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion ku në përfundim të tij, ka vënë në pranga një 31 vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri i tij 28 vjeçar.

Sipas të dhënave, mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet ku ndodheshin dy të rinjtë dhe ka rezultuar se brenda automjetit kishte një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabiss sattiva.

Mjeti i përkiste 31 vjeçarit i cili ishte dhe drejtues ndërsa në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve, policia e juglindjes bëri arrestimin e drejtuesit dhe procedimin në gjendje të lirë të pasagjerit 28 vjeçar pasi ju gjet një sasi e vogël lënde narkotike në banesë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet e mëtejshme për këtë rast./ CNA





Lajmet e fundit nga