LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punëtori humb jetën në fabrikën në Maminas, nën hetim përgjegjësi

2024-04-12 11:29:00, Kronika CNA
Punëtori humb jetën në fabrikën në Maminas, nën
Foto ilustruese

Një punëtor i një fabrike tullash në Maminas, S. B., 40 vjeç, u dëmtua gjatë punës dhe si pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për shtetasin E. S., 59 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në këtë biznes. 

Njoftimi i Policisë: 

Specialistë për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në një fabrikë tullash, në Maminas, pasi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./CNA 

Lajmet e fundit nga