LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DETAJE tronditëse nga rrëfimi i vjehrrës së Pëllumb Metës/ Akuza për vrasje fëmijësh

2024-03-01 08:50:00, Kronika CNA
DETAJE tronditëse nga rrëfimi i vjehrrës së Pëllumb
Pëllumb Meta

Gazetarja Dorjana Bezat ka rrëfyer në një emision televiziv detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë babanë e tyre Pëllumb Metën. 

Gazetarja ka treguar se në telashe është futur edhe vajza e madhe e familjes, e cila është e martuar. Kjo e fundit është larguar nga banesa e burrit, pasi ky i fundit i ka kërkuar që të distancohet nga familja e saj duke e quajtur ‘vrasëse’.

Bezati ka treguar edhe detaje nga intervista që zhvilloi me vjehrrën e Pëllumb Metës, mamanë e Blerinës. Sipas gazetares ajo i kishte treguar se kunatat i kishin vrarë dy vajza dhe vjehrra e saj i hante fëmijët sapo i lindte.

"Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë. Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e Pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër. Më bëri përshtypje kur nëna e Blerinës relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Fliste vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”, u shpreh gazetarja./CNA 

Lajmet e fundit nga