web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjikë në Francë/ U bllokuan në automjet në mes të vapës, 2 fëmijë të pajetë

2026-06-22 17:42:00, Kosova & Bota CNA

Tragjikë në Francë/ U bllokuan në automjet në mes

Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeçare u gjetën të pajetë pasditen e sotme brenda automjetit të familjes së tyre.

Ngjarja ndodhi në një parking në Carpentras, Francën jugore, gjatë një vale të nxehti.

"Shkaqet e vdekjes nuk janë përcaktuar ende, por skenari që ata vdiqën për shkak të valës së të nxehtit është i favorizuar," tha prokurorja e Carpentras, Hélène Mourez.

Sipas mediave vendase, me temperatura në kohën e incidentit rreth 37 gradë Celsius. Dy fëmijët ishin bllokuar brenda automjetit, në parkingun e shtëpisë së tyre, ku nëna e tyre ishte kthyer nga pazari./CNA





Lajmet e fundit nga