web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali për lidhjet me Epstein/ Policia bastis shtëpitë e ish-ministrit

2026-02-07 14:53:00, Kosova & Bota CNA

Skandali për lidhjet me Epstein/ Policia bastis shtëpitë e

Policia Metropolitane në Britaninë e Madhe ka kryer kontrolle në dy prona të Lord Peter Mandelson. Kontrollet vijnë mes akuzave për lidhjet e tij me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein dhe rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm qeveritar.

Konkretisht, dy pronat e lidhura me ish-ambasadorin dhe zyrtarin e lartë të Partisë Laburiste u kontrolluan pas akuzave për shpërdorim detyre dhe tregti të brendshme, tha Policia Metropolitane. Hetimi ndaj ish-ministrit të Partisë Laburiste filloi të martën e kaluar për dyshimet se ai kishte ndarë informacione të ndjeshme qeveritare me Epstein.

Mandelson dha dorëheqjen nga Partia Laburiste dhe nga Dhoma e Lordëve pasi u zbuluan detajet e rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm qeveritar dhe financiar te Epstein. Ai madje shprehu keqardhje rreth një muaj më parë për marrëdhënien e tij me Epsteinin dhe kërkoi falje viktimave të tij.

Zbulimet e marrëdhënie së Mandelson me Epstein e kanë tronditur qeverinë Starmer. Kjo sepse, kryeministri britanik emëroi Mandelson si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA në vitin 2024, pavarësisht marrëdhënies së tij tashmë të njohur me abuzuesin serial, financierin Jeffrey Epstein.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, Mandelson, si sekretar biznesi në qeverinë Brown, i ka dhënë informacione Epsteinit në vitin 2008, duke diskutuar planet e Thesarit për një taksë të njëhershme mbi bonuset e bankierëve.

"Mandelson ka tradhtuar vendin tonë, Parlamentin tonë dhe partinë time", tha kryeministri Keir Starmer në Dhomën e Komunave, ndërsa e pranoi se ishte në dije për miqësinë e Mandelsonit me Epsteinin dhe e emëroi atë ambasador në Uashington gjithsesi. /CNA





Lajmet e fundit nga