web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, re hiri deri në 3.4 km lartësi

2026-04-13 16:26:00, Kosova & Bota CNA

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, re hiri deri në 3.4 km

Vullkani Sakurajima, një ndër më aktivët në jug të japonisë ka shpërthyer sërish.

Nga shpërthimi në malin vullkanik u krijua një re e madhe hiri, që siç raporthet nga mediat vendase, u përhap në një territor të gjerë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se hiri arriti deri në 3,400 metra lartësi.

Ky ishte shpërthimi i parë i madh që nga 13 dhjetori, që sipas ekspertëve ndihmoi në lehtësimin e pjesës më të madhe të deformimit të kores që ishte grumbulluar brenda vullkanit./CNA





Lajmet e fundit nga