Skana nails Gjonin: The part-time MP whose heart cries for Mirdita is distorting reality
Deputy Minister of Defense, Pranvera Skana, has responded ...
Deputy Minister of Defense, Pranvera Skana, has responded ...

Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji me Tetyana Mudryenko, 56 vjeçe, infermieres së pediatrisë në qytetin ukrainas Skadovsk, është vështirë të kuptohet.
Më 7 tetor, Mudryenko dhe partneri i saj, 60-vjeçari Anatoliy Oryekhov, u rrëmbyen nga oborri i tyre në Skadovsk, i cili është okupuar nga forcat ruse që nga orët e para të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.
Burimet lokale i kanë thënë motrës binjake të Mudryenkos, Natalya Chorna, se burrat që morën çiftin ishin ish-oficerë policie ukrainase që kishin bashkëpunuar me pushtuesit rusë.
Chorna, e cila kaloi muajt e parë të pushtimit në Skadovsk me motrën e saj përpara se të kthehej në vendlindjen e tyre në Dnipro, qytet ky që ishte dhe mbetet nën kontrollin ukrainas, kuptoi për rrëmbimin në një grup privat të banorëve lokalë në rrjete sociale.
"Unë isha pjesë e atij grupi të mbullyr", tha Chorna për News of Azov, një projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
"Ka vetëm njerëz që i besojnë njëri-tjetrit atje. Ata shkruan se Tanya jonë ishte rrëmbyer".
Një javë më vonë, dikush në grup postoi një fotografi të trupit të Mudryenkos dhe një kopje të raportit të mjekut ku thuhej se ajo kishte vdekur nga "asfiksia".
Më vonë, anëtarët e grupit shkruan se Mudryenko ishte varur.
Mudryenko "u var nga bashkëpunëtorët e policisë përpara gjykatës pasi tha: 'Skadovsk është i Ukrainës'", shkroi një anëtar i grupit.
Për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe rrethanave brenda zonave të pushtuara nga forcat ruse, Radio Evropa e Lirë nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionin nga Skadovsk.
Më vonë, Chorna mori informacion shtesë.
“Një vajzë më telefonoi një mbrëmje dhe më tha se si e varën”, tha Chorna.
Chorna tregoi se si gruaja përmes telefonit i tha mes tjerash se “duhet ta dini se ata e kanë mbushur me diçka - i kanë derdhur diçka në gojë - dhe më pas e kanë varur para gjykatës”.
Gruaja tha gjithashtu se Oryekhov, i cili ishte rrahur, ishte liruar dhe ishte lejuar të varroste Mudryenkon.
Chorna tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Oryekhov dhe se asnjë nga burimet e saj në Skadovsk nuk duket se e dinë vendndodhjen e tij.
Në përgjithësi, tha ajo, njerëzit në qytet jetojnë me frikë.
"Aty të gjithë kanë shumë frikë", tha Chorna.
"Katër të rinj u vranë atje - më tha Tanya. Njerëzit thonë se ka një lloj strukture atje dhe se punëtorët panë se si po varrosej diçka. U hapën llogore dhe u mbuluan. Njerëzit panë diçka të varrosur në varreza... mos mendoni se ata thjesht po varrosnin mbeturina… Por, do të shohim pas çlirimit se çfarë u varros atje”, deklaroi ajo.
Edhe pse Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilët ose të ketë kryer krime lufte në Ukrainë, çdo ditë e më shumë po dalin prova që dëshmojnë mizoritë e kryera nga forcat ruse si nga brenda zonave nën kontrollin e tyre, ashtu edhe në zonat nga të cilat ato janë tërhequr.
Në një postim në Telegram më 14 tetor, Agjencia e Sigurisë e Ukrainës tha se "kishte konfirmuar raste të vrasjeve dhe torturave të banorëve vendas gjatë pushtimit të përkohshëm" të rajonit të Herson, ku ndodhet Skadovsk.
Rasti i Mudryenkos është dokumentuar nga Iniciativa e Mediave për të Drejtat e Njeriut (MIPL), një OJQ ukrainase që përdor gazetarinë dhe aktivizmin për të ekspozuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat ruse dhe bashkëpunëtorët në Ukrainë.
"Anatoliy u mbajt rob për ca kohë dhe ai u lirua më 18 tetor dhe u lejua të varroste gruan e tij", tha gazetarja dhe analistja e kësaj organizate, Anastasia Pantelyyeva për partnerin e Mudryenkos, Oryekhov.
"Çfarë i ndodhi më pas nuk dihet. Shumë shpesh njerëz të tillë lirohen nga robëria, por nuk lejohen të evakuohen në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Njerëz të tillë janë në rrezik të vazhdueshëm për t'u rrëmbyer përsëri. Ne dimë raste në rajonin e Hersonit në të cilat i njëjti person është rrëmbyer dy ose tre herë", deklaroi Pantelyyeva.
Pantelyeva shtoi se rasti i Mudryenkos dukej se ishte rasti i parë i varjes nga bashkëpunëtorët e okupimit, i regjistruar në rajonin e Hersonit. Por, ajo tha se mund të shfaqen më shumë raste.
“Detyra jonë kryesore është t'i regjistrojmë ato”, tha ajo.
"Më vonë, kur këto territore të çlirohen, shpresojmë që ato të hetohen më objektivisht. Prandaj, detyra jonë kryesore është regjistrimi i këtyre krimeve dhe dorëzimi i rasteve në organet e rendit", tha ajo./REL
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit De...
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombët...
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Russia is talking about nuclear weapons again. He is even ...
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
The United States says it has not seen any signs that Russ...
A Russian-flagged vessel arrived on Thursday at the da...
Ukraine's state-owned energy company Ukrenergo announc...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten ...
Bashkimi Evropian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
President Joe Biden hosted Israeli President Isaac Herzog ...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
The company "Gjikuria" has been caught in several serious ...
Sokol Sadushi's tentacles have touched the diplomatic syst...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
Systematically in the last 15 years, circulatory system di...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...