LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista Serbe i quan tensionet protestë paqësore, thirrje që serbët të mblidhen nesër

2023-05-30 15:27:00, Kosova & Bota CNA

Lista Serbe i quan tensionet protestë paqësore, thirrje që

Sërgjan Millosavleviç, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe pjesëtari i Partisë Lista Serbe, u është drejtuar protestuesve në këtë komunë, duke u kërkuar që të shpërndahen rreth orës 16:00, dhe të mblidhen sërish nëser në protestë paqësore.

Millosavleviç, është shprehur se protestat e komunitetit serb do të vazhdojnë, derisa të përmbushen kërkesat e tij, konkretisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri dhe dorëheqja e kryetarëve shqiptarë.

Ndërkohë, Lista Serbe ka bërë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar një ditë më parë gjatë një përplasjeje me ushtarët e KFOR-it.

Vijon të ngelet e tensionuar situata në veri të Kosovës. Trupa të NATO-s janë duke siguruar ndërtesën komunale në Zveçan, ku një ditë më parë 30 ushtarë të NATO-s dhe mbi 50 protestues serbë u plagosën në përleshje.

Ndërkohë ushtarë të KFOR-it gjenden edhe përreth objekteve komunale në Zubin Potok dhe Leposaviç.

Në të tria këto komuna me shumicë serbe, protestat kundër kryetarëve shqiptarë janë duke vazhduar edhe sot, ndonëse me një numër më të vogël të të tubuarve.

 

Lajmet e fundit nga