web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I burgosuri turk u arratis nga deti/ 4 oficerë grekë policie në paraburgim

2025-08-31 21:06:00, Kosova & Bota CNA

I burgosuri turk u arratis nga deti/ 4 oficerë grekë policie në

Autoritetet greke po vijojnë një hetimi për të gjetur një të burgosur që ra në det midis ishujve të Kiosit dhe Mitilinit.

Tre anije të Rojës Bregdetare, një anije luftarake, një anije tregtare dhe një helikopter i Forcave Ajrore po marrin pjesë në kërkimin e të burgosurit.

Deri më tani, i burgosuri nuk është gjetur.

Mediat greke raportojnë se i burgosuri 32-vjeçar turk, i cili akuzohet për kontrabandë emigrantësh, doli në kuvertë gjatë transferimit të tij në Mitilini dhe ra në det.

Siç u bë e ditur, i burgosuri po flinte në dyshemenë e anijes, i ruajtur nga katër oficerë policie, ndërsa mbante pranga. Me një lëvizje të papritur, ai u ngrit, vrapoi dhe i habiti shoqëruesit e tij, të cilët nuk kishin kohë ta mbanin. Në momentin kritik, një qytetar në anije hapi derën e kuvertës, gjë që i lejoi të burgosurit të arrinte atje dhe të binte në det./CNA





Lajmet e fundit nga