Western tanks, trained soldiers/ This is how Ukraine is preparing the counteroffensive against the Russian army
Is Ukraine's new counteroffensive really imminent? The...

Makiaveli, shpikësi i artit politik dhe i shkencës politike moderne, thotë se ekzistojnë dy lloje trazirash. Në Romën e lashtë kishim kundërvënien e vazhdueshme midis elitës dhe popullit të thjeshtë. Sado e ashpër dhe brutale që ishte, historiani i kohës Tit Livi nuk ndihej i habitur nga ajo.
Ai shprehet kështu në një pasazh të famshëm:”Unë gëzohem kur shoh njerëzit e mbledhur në shesh që përshëndetin Senatin, Senatin që përshëndet njerëzit, njerëzit që nxitojnë me vrull nëpër rrugë dhe dyqanet që mbyllet nga frika e trazirave. Sepse pavarësisht sharjeve dhe teprimet e tyre, këto protesta janë në origjinën e ligjeve të mira, dhe arsyeja kryesore pse vazhdojmë të jemi të lirë”.
Loji i dytë i trazirave janë ato në Firencen e kohës së Makiavelit, pak para Trazirave të Çiompit, që nuk kishin më objektiv përmirësimin e një ligji, dhe në të cilin nuk shihej më “populli”, por “turma” që hidhej kundër njëri-tjetrit me “fraksionet” e veta.
Pra ato nuk synonin lirinë ose të mirën e përbashkët apo një ligj të mirë, por ishin të vendosura të mbizotëronin mbi sektin ose fraksionin rival. Dhe sigurisht që kjo lloj trazire nuk është e mirë. Siç e thotë edhe vetë Makiaveli, ajo mund të çojë vetëm në thyerjen e vetë lidhjes shoqërore dhe nëse nuk dëshiron të jetosh nën tirani, nuk është e dëshirueshme.
Ky dallim, duket se është bërë me qëllim për periudhën që po jetojmë. Në fakt, që nga fillimi i debatit mbi reformën e pensioneve, kemi qenë dëshmitarë të një serie të parë trazirash.
Deri të enjten e kaluar pati 74 diskutime në parlamentin francvez, 102 orë debate në Senat, dhjetëra amendamente, të cilat për shumë deputetë e pasuruan projektligjin.
Ndërkohë ka pasur dhjetëra demonstrata të thirrura nga disa sindikata besnike të vokacionit të tyre për të mbrojtur punëtorët. Ka pasur greva dhe diskutime, që në të gjitha lajmet nuk kanë lënë anash asnjë aspekt të reformës.
Pavarësisht thirrjes për të “bllokuar vendin” apo për “ta gjunjëzuar” atë, këto trazira ishin përgjithësisht të favorshme, sepse në kundërshtim me atë që përsërisin vazhdimisht analistë, e detyruan qeverinë të rishikonte projektligjin në shumë pika.
Po çfarë është përmirësuar në lidhje me çështjen e karrierës së gjatë, me pensionin e disa kategorive tek gratë apo pensionin e parakohshëm për shkak të aftësisë së kufizuar? Si mund ta mohojmë që ky përmirësim është padyshim rezultat i asaj trazire reale dhe i dialektikës së saj demokratike?
Por nga ana tjetër, që nga miratimi i projektligjit duke bazuar tek nenin 49.3 (mocioni i mosbesimit apo i censurës ndaj qeverisë), jemi dëshmitarë të trazirave të një lloji tjetër. Ka pasur demonstrata të dhunshme, aksione të dhunshme, zjarrvënie, bllokim të landfilleve, grabitje.
Demonstratat po zhvillohen në masë në Paris, ku ndizen zjarre, montohen skena butaforike gijotinash ku ka prerje kokash, dhe ku “tirani” një rastin konkret është Presidenti i Republikës. Janë duke u zhvilluar demonstrata shumë të egra, të cilat po i frikësojnë përfaqësuesit e zgjedhur, që kanë zgjedhur të bëjnë kompromis, sepse po kërcënohen me vdekje.
E kam fjalën për ata deputetë që ditën kur u evokua neni 49.3 tentuan nën një klimë terrori, ta pengonin fjalimin e kryeministres në parlament. Këto trazira - pra trazirat pas betejës legjislative që nuk synojnë më korrigjimin e një projektligji, dhe që na thonë se përdorimi i nenit 49.3 është një diktaturë, kur që nga fillimi i Republikës së Pestë, është të paktën hera e 100-të që një kryeministër u drejtohet atyre - janë pa të shpresa, pa të ardhme dhe siç na thotë Makiaveli, duhet pasur guxim që të shohësh tek ato një degjenerim të së drejtës për t’i rezistuar abuzimeve me pushtetin nga ana e “ Princit”.
Ndërkohë përpiquni të imagjinoni sikur të vazhdojnë trazirat e llojit të dytë. Mund të ketë sërish dy rezultate. Një krizë e vërtetë e regjimit. Dhe si alternativa e vetme e mundshme, për shkak se ekuilibri i fuqisë politike është ai që është, mbeten populistët e La France Insoumise dhe mbi të gjitha ata të Rassemblement National.
Makiaveli e thotë sërish:E nisim me ambicie të vogla; me deputetin X apo Y që dëshirojnë të bëhen të famshëm. Pra me burracakërinë e atyre që mendojnë se mund ta blejnë mbështetjen e tyre elektorale duke bërë pakte për të mirën e përbashkët.
Por në analizë të fundit është fryma demokratike dhe republikane, ajo që paguan çmimin për të gjithë këtë operacion. Ose skenari i dytë, një krizë e ngadaltë. Një nihilizëm i papërfunduar. Një epidemi e pafund neverie për të tjerët, por edhe për veten.
Gjuha e urrejtjes është edhe një herë një normë në jetën tonë. Ky zemërim i tmerrshëm, i ngjeshur në vetvete, i dëmshëm - rrjedha e të cilit, deklaroi dikur Dekarti duke parafrazuar Makiavelin, përfundon gjithmonë duke të helmuar - na shndërrohet në pasionin tonë kryesor.
Slogani që kërkon dorëheqjen e Makron dhe të gjitha parullat e tjera partiake nuk befasojnë më askënd. Mjerisht, të dyja hipotezat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, e përforcojnë njëra-tjetrën. Sigurisht përveçse nëse ka një ndërgjegjësim kolektiv. Pra një goditje gjeniale e popullit francez, që duke qenë buzë humnerës mund të gjente bazën e duhur për t’u ri-ngritur. Kjo ka ndodhur edhe më parë./ Përshtatur nga CNA.al
Is Ukraine's new counteroffensive really imminent? The...
Hungary's parliament on Monday ratified Finland's applicat...
Top US bank regulators plan to tell Congress that the over...
Ukraine's armed forces have received 18 modern Leopard 2A6...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has postponed unti...
A US nuclear-powered aircraft carrier and its attack aircr...
Workers in key sectors in Israel began a nationwide strike...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkëorganiz...
The German Minister for Development, Svenja Schulze, has s...
A few hours after the closing of the voting centers in...
Poland has detained a foreign national accused of spying f...
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me rece...
The leader of Myanmar's military government, Min Aung ...
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bl...
Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG s...
Like most Russian funerals, one held in the northern c...
At least 29 migrants have died after two small boats sank ...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy says that Russia's...
The US Defense Department said there were no indicatio...
Russia and China are not creating a military alliance and ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident was reported today on the Gjirokastër-T...
A serious incident occurred today in the village of Orizaj...
The State Police has finalized the operation codenamed "FA...
The court is expected to decide this Sunday on security me...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
27% of the retirement age population is being pushed inevi...
On Saturday, our country will be affected by stable weathe...
While the West thought that mass expulsions of Russian dip...
Germany is funding 50,000 attack drones for Ukraine. Euro...
US President Donald Trump assured today that the Strait of...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky announced today tha...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...