Meloni:Qeveria e re italiane do të jetë pro NATO-s, pro-Evropës
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”. “Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar.
Ai i bëri komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi Presidenca serbe. Vuçiç, në anën tjetër, tha se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan. Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se është biseduar “për të gjitha zhvillimet aktuale” dhe për çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se ka këmbëngulur në “zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, si dhe të së drejtës ndërkombëtare.
“Serbia, si vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon të luftojë për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për përparimin e gjithë rajonit”, tha Vuçiç. Ai pritet të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Të mërkurën në Prishtinë, ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës. Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës ka ngecur. Takimi i fundit në nivel të lartë, përkatësisht mes Kurtit dhe Vuçiçit, është mbajtur në gusht.
Duke folur për një televizion lokal të mërkurën në Kosovë, Escobar tha se arritja e një marrëveshjeje për rrugën përpara mes Kosovës dhe Serbisë, është çështje javësh. Pas takimeve të ndara me Escobarin, Osmani dhe Kurti thanë se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe se ajo është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me në qendër njohjen reciproke./CNA.al Burimi: REL
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
British Prime Minister Liz Truss described herself as "a f...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Britain's Chief of Defense Staff, Admiral Tony Radakin...
Lack of physical activity has disastrous consequences....
Russian President Vladimir Putin said today that he wa...
The President of the USA, Joe Biden, is expected to an...
A court in Pristina sentenced on Thursday the former m...
Being a parent means always being hypervigilant when it co...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një infermie...
Washington's special envoy for the Western Balkans, Ga...
A PRISON nurse cried as she was jailed for engaging in "fl...
Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se kishte rë...
GLOBAL relations are "more dangerous and unpredictable" th...
Russian President Vladimir Putin will hold a virtual meeti...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
The use of Iranian drones by Russian military forces to at...
The company "Gjikuria" has been caught in several serious ...
Sokol Sadushi's tentacles have touched the diplomatic syst...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two German tourists were rescued through a search operatio...
A motorcycle found today in Saranda has raised suspicions ...
The Durrës Court has jailed the director of the Albanian P...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
The World Health Organization described extreme heat in Eu...
Systematically in the last 15 years, circulatory system di...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Two American soldiers were killed in Jordan during Iranian...
Smoke from massive wildfires in Canada has blanketed much ...
New York Mayor Zohran Mamdani said he is in talks about wh...
A fragile ceasefire between Iran and the United States is ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...