LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çmimi i naftës ka zbritur në nivelin më të ulët/ Në bursë një fuçi kushton 94 dollarë

2022-08-05 08:45:00, Ekonomi CNA

Çmimi i naftës ka zbritur në nivelin më të ulët/

Çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët. Që kur ka nisur lufta në Ukrainë kjo është hera e parë që nafta godet në bursë me uljen e çmimit.

Në bursë një fuçi naftë kushton 93-94 dollarë, nga mbi 103 dollarë që ishte çmimi në fund të korrikut.

Këto të dhëna janë regjistruar dy ditët e fundit.

Kjo është rënia më e fortë e regjistruar që prej 16 marsit të këtij viti kur nafta zbriti në 95 dollar fuçia.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë në nivel ndërkomëtarë, çmimi i naftës bruto arriti deri në 127 dollarë për fuçi.

Por, në vendin tonë aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve./CNA.al

Çmimi i naftës ka zbritur në nivelin më të ulët/

Lajmet e fundit nga