web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Armë, kokainë dhe cannabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona

2026-06-13 10:01:00, Kronika CNA

Armë, kokainë dhe cannabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Siguria”, gjatë të cilit janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet dhe në zonat bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në territor, në kuadër të garantimit të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, arrestuan dy shtetas.

Në pranga ka rënë T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për narkotikë. Gjatë kontrollit në automjet dhe banesë të tij u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi kokaine e ndarë në doza, e dyshuar për shitje.

Po ashtu është arrestuar edhe A. C., 18 vjeç, i kapur në zonën e Dhërmi, ku iu gjetën sasi kokaine dhe Cannabis Sativa, të dyshuara për shitje në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorë.

“Goditen tre raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në qytet dhe në zonat bregdetare.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të këtyre lëndëve narkotike.

Arrestohen 2 poseduesit, njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, masave dhe pranisë në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv garantimin e sigurisë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Siguria”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit:

- T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për prodhim/shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesë iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje;

- A. C., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në Dhërmi me sasi lëndësh narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga