"With fake but original FB"/ Rama stings Qori, Lapaj and Shehaj
Prime Minister Edi Rama has ironically mocked the infiltra...
Prime Minister Edi Rama has ironically mocked the infiltra...

“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më shumë se 100 familje prej 15 vjetësh kanë probleme me apartamentet e blera te ndërtuesja Drita Daci. Apartamentet rezultonin të shitura 2 ose 3 herë. Pasi banorët morën në dorë legalizimin e apartamenteve të tyre, ky proces u bllokua. Fillimisht u tha, se shkak për bllokimin, u bë një denoncim në SPAK nga ana e ndërtueses.
Drita Daci: Janë bllokuar se janë bërë në mënyrë të paligjshme nga administratori i pallatit zoti Naim Peka.
Gazetari: Po këto hyrjet që i keni shitur nga dy herë, tre herë?
Drita Daci: Nuk ka hyrje të shitura nga dy herë.
Gazetari: Pse e keni braktisur këtë pallat dhe është bërë nga banorët? Kush e ka vënë ashensorin?
Banorja: Ashensorët iu vumë vetë. Prit të flas unë tani. Ashensorin e vumë vetë?
Banorja: Ujin e vumë vetë?
Banorja: Dritat i lidhëm vetë?
Drita Daci: Kush tha? Unë të them. Të gjithëve u është zbritur në këstet e fundit që kanë pasur.
Banorja: Absolutisht asgjë.
Gazetari: Janë banorët këtu zonjë, mos gënje se është turp. Zotërisë ia ke shitur tri herë ke qenë në gjyq dhe nuk të ka hyrë gjemb në këmbë? S’është e vërtetë? Hajde ikim pyesim zotërinë.
Gazetari: Ja të vijë zotëria. Ti je ndërtuese. Ja zotërisë ia ke shitur apartamentin tri herë.
Drita Daci: S’është e vërtetë!
Gazetari: Është e vërtetë?
Banori 1: Si nuk është e vërtetë? Ka qenë fierakun, me ty. I ke letrat aty moj zonjë.
Drita Daci: I kam letrat aty të gjitha.
Banori 2: Dy vjet që nuk paguan shkallën, do ia ndërpresim me ujë e me drita.
Banorja: Na ke vjedhur tërë kohën.
Drita Daci: Ti je pa kontratë fare.
Gazetari: Miqtë e “Stop” kjo është ndërtuesja Drita Daci. E patë edhe debatin, ajo gënjen haptazi. Ka shitur hyrje deri në tre herë.
Por “Stop” mësoi, se ky denoncim, nuk kishte nisur. Vetë Artan Lame, duke iu referuar ligjit 20/20 u dha mundësi banorëve, që së bashku të aplikonin për legalizim, pasi ndërtuesja ka braktisur lejen dhe ka shpallur pezullim të firmës.
Elira Gogo: Ka leje ndërtimi, e ka shkelur, nuk ka marrë dot lejen e përdorimit. Pastaj ka bërë vetëdeklarim vetë subjekti. Nuk është përgjigjur kur ne kemi bërë lajmërimet.
Artan Lame: Filloi njëherë subjekti dhe pastaj e la në mes.
Elira Gogo: Pastaj janë paraqitur banorët duke qenë se me ndryshimet ligjore të 20/20-ës, me kërkesën e administratorit që u paraqit në zyrat tona, filluam me gjithë plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, proceduam.
Artan Lame: Me administratorin sepse në këto raste nuk është të dalim thjesht, unë jo njëherë sepse ju kam ardhur në majë të hundës, por as drejtorja, por është puna që të dalë një faktor tjetër që është bashkëpunimi me drejtorët që shumë herë na thonë që merrni e bëjeni sepse e keni ju detyrë. Nuk bëhet dot pa bashkëpunim me banorët. Kush është administratori? Hajde njëherë.
Administratori: Ne menjëherë me shpejtësi kur drejtoresha na tha që vazhdoni e bëjeni dokumentacionin, dosjen me projekte, me planvendosje e me të gjitha, ne në bashkëpunim me të gjithë këto burra…
Artan Lame: Ta gëzoni dhe shëndet!
Por në mënyrë të çuditshme, Drejtoria e Apelit në Kadastër bllokoi legalizimet pasi Drita Daci kishte bërë ankesë që legalizimet kishin parregullsi.
Juristja: Atëherë për ndërtimet pa leje që kategorizohen si objekte në shkelje të lejes së dhënë…, jemi në rastin e Drita Dacit. Kur subjektet ndërtuese investitore janë në kushtet e prishjes së shoqërisë, falimentit ose pezullimit dhe rasti kur shoqëria nukkkk ëëëë…, është e papërgjegjshme, nuk vepron etj… Sipas legjislacionit në fuqi, legalizmi bëhet në favor të poseduesve. Nëse e keni vënë re, Drejtoria e Apelit është vendosur shfuqizimi i lejeve të legalizimit në emër të banorëve. Kjo është bërë për arsye të ndjekjes së procedurës, ankimit të znj.Dritës, mbasi është shqyrtuar gjithë dosja….
Gazetari: Tani, se unë fola edhe me Risenën, ju jeni juriste, ju jeni marrë me këtë çështje ?
Juristja: Po! Domethënë më pyesni ju, t’ju sqaroj unë se çfarë keni të paqartë…!
Gazetari: Jo, jo të paqartë! Ideja është pse i është marrë në referencë ankesa që ka bërë ndërtuesja Drita Daci kur ajo nuk legjitimohet me ligjin 20/20?
Juristja: Fakti, që ajo është e pezulluar, nuk do të thotë…
Gazetari: Ma jep ligjin, që ty të lejon si Kadastër, që t’i marrësh ankesën Drita Dacit…Risena është, që mund ta takoj?
Juristja: Është në një mbledhje.
Gazetari: Më tha që do të të takoj e kam në bisedë personale, thuaji Risenës ta takoj personalisht po do, po s’do, unë po iki.
“Stop” takoi përgjgjësen e kësaj strukture Risena Xhaja për të zgjidhur situatën. Por zonja Xhaja nxorri një dokument nga QKB i cili tregonte statusin “Aktiv” të subjektit të Drita Dacit.
Gazetari nga ana tjetër i vë përballë titullares, një informacion zyrtar nga tatimet, që tregon, se subjekti i Drita Dacit ishte i pezulluar që në vitin 2014.
Risena Xhaja: Nuk legjitimohet Drita Daci me 20/20..!
Gazetari: Sepse ka shpallur faliment, është pezulluar, ka shkelur lejen…
Risena Xhaja: Shihe ti, se ti s’po sheh gjë..! Statusi Aktiv!
Gazetari: Jo e ke shumë gabim! Shife ti këtë, Tatimet, se këtë duhet të shikoje ti!
Risena Xhaja: Mund të jetë si thua ti çështja e tatimeve. Unë po të them, se cfarë më kërkon mua ligji kualifikues për një subjekt.Ligji thotë “kërko këtë gjënë”..!
Risena Xhaja: Ligji im më thotë, që t’i do shikosh gjendjen e ekstraktit, gjendjen juridike të subjektit! Këtu nuk shkruan “Tatimet”. Ligji thotë është i mbyllur, apo aktiv…
Gazetari: Tani më serioze kush është? Tatimet apo QKB? Pse ajo e ka të pezulluar në tatime dhe në QKB del aktiv? Ma thuaj ti, se je juriste?
Risena Xhaja: Jo, po unë s’ta shpjegoj dot..!
Gazetari: Është turp, se vetë Artan Lamja, drejtuesi juaj, ka dhënë legalizimet dhe ju i keni bllokuar…
Risena Xhaja: Po mo, patjetër! Ti mos kujto, se unë e kam pasur kollaj bllokimin e saj, por unë po ta coj tek morali.
Gazetari: Morali është, sepse ju keni gabuar dhe keni gabuar rëndë.
Gazetari: Ju këtu, që keni marrë ankesën e Drita Dacit.
Risena Xhaja: Po si mo?! Ajo është qytetare si gjithë qytetarët e tjerë.
Gazetari: Po ajo s’është fare. Ajo është kokrra e mashtrueses…
Risena Xhaja: Po! Jam dakord..!.
Gazetari: Në qoftë se Drita Daci do ta kishte të pezulluar në QKB, atëherë do t’ia merrnit ankesën?
Risena Xhaja: Absolutisht jo, sepse nuk mundem ta marr sepse në qoftë se është i pezulluar, legalizimi kalon direkt tek banorët.
Gazetari: Po pra, prandaj për këtë gjë, e ka lënë aktiv ajo në QKB…
Risena Xhaja: Po pra e di, po cfarë të të thotë Risena?!
Gazetari: Çfarë të thotë Risena, që i ke hyrë detit më këmbë…?!
Risena Xhaja: I ka hyrë, i ka hyrë Drita Dacit…
Gazetari: Jo, s’i ka hyrë fare asaj…
Risena Xhaja: Dëgjo, se dhe unë, ngaqë e kishte aktiv, prandaj…
Gazetari: Jo, dëgjo! Kjo gjë është bërë, ose nga paaftësia, ose për ndonjë gjë tjetër./tvklan.al
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura and Mateo Zyfi asked for the help of Fiksi, since wi...
The show "Stop" on TV Klan went to Kombinat where the citi...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
Fiks Fare vëzhgoi nga afër punimet për rikonstruksionin e ...
"Stop" was on the Kamëz-Shkodër national axis near Val...
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga L...
Zamir Bashli denoncoi në Stop problemet me një pronë të bl...
A family complained to the editorial office of Fiks Fare t...
“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje n...
The show Stop on TV Klan and Alb Market have brought aid t...
Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vj...
Selim Tartaraj, only 7 years old, lives in the village of ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë ortaku i Edi Ramës, k...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...