"With fake but original FB"/ Rama stings Qori, Lapaj and Shehaj
Prime Minister Edi Rama has ironically mocked the infiltra...
Prime Minister Edi Rama has ironically mocked the infiltra...

Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Patos, shtypet për vdekje nga një makinë pranë Kthesës së Patosit.
Genti-administratori i një agjencie funerali në Fier, i lidhi familjarët e viktimës me dajën e vet avokat, Ardian Dauti. Ky i fundit ka lidhur disa aktmarrëveshje noteriale me ta duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet si për çështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.
Por avokati as telefonin nuk ua hap familjarëve. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.
Në marrëveshjen me familjarët, avokati ka shkruar se në çdo moment që ata tërhiqen, ai vetë përfiton 50% të dëmshpërblimit.
Denoncuesja: Më erdhi e papritur, ishte si një bombë kur më erdhi nusja e xhaxhait dhe më tha. Ishim akoma të shokuar, nuk dinim e çfarë po bëhej.
Denoncuesi: Ka ardhur policia, më ka lajmëruar të nesërmen në orën 08:30-09:00 dhe kam ikur direkt në Fier. Ai ishte 61 vjeç. Kishte ikur në Fier xhiro se ishte invalid.
Gazetari: Çfarë mund të ketë ndodhur? Kush e ka shkaktuar këtë aksident?
Denoncuesi: Asnjë gjë nuk na kanë thënë. Kemi shkuar tek Prokuroria, nuk dimë se kush është prokurori, e kërkojmë dhe nuk na e tregojnë.
Gazetari: Sa herë keni shkuar në Prokurori për të pyetur?
Denoncuesja: Kemi 2 muaj rresht, zëre se përditë. Rrimë atje gjithë ditën.
Gazetari: Ju a jeni klientët e ndonjë avokati?
Denoncuesi: Po, është Ardian Dauti. Ne në fillim këta të morgut na lidhën me atë për çështje që të thashë që nuk kishim lekë për funeralin e më tha pastaj do bëjmë një punë se kemi avokatin tonë.
Gazetari: E keni pyetur ndonjëherë këtë avokat se si kanë ecur gjërat? E keni takuar fizikisht?
Denoncuesi: Jo, asnjëherë. Nuk është afruar njëherë që të takohet me ne.
Gazetari: Ju keni lidhur një marrëveshje, pra një kontratë noteriale tek një notere këtu në Fier. Pse e keni lidhur?
Denoncuesi: Ky i funeralit na lidhi ne, e kishte njeriun e vet.
Në prani të gazetarit të emisionit investigativ “Stop”, i vëllai i vikimës, Skënder Arapi merr në celular avokatin Ardian Dauti.
Skënder Arapi, i vëllai: Përshëndetje, avokat! Si jeni?
Avokati Ardian Dauti: Përshëndetje, i dashur! Si je ti?
Skënder Arapi, i vëllai: Mirë! Jam Skënder Arapi, vëllai i të ndjerit, Dervish Arapit.
Avokati Ardian Dauti: Po, po, po! Si kalove?
Skënder Arapi, i vëllai: Mirë! Ore, po nuk dimë asgjë, se çfarë është bërë. Mbushi dy muaj dhe ne nuk dimë asgjë, as emrin e prokurorit e asgjë.
Avokati Ardian Dauti: Po kemi folur njëherë, apo nuk kemi folur?
Skënder Arapi, i vëllai: Po jo,ma ke mbyllur telefonin mua, ti.
Në mungesë totale të informacionit dhe të një komunikimi me avokatin, qytetarët, pra familjarët e viktimës janë drejtuar vetë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier ku kanë kërkuar informacion.
Menjëherë pas këtij rasti tragjik në skenë do të dalë një agjenci funerale në qytetin e Fierit. Administratori i kësaj agjencie do tË lidhte familjarët e viktimës me dajën e tij që është avokati Ardian Dauti.
Qytetari shkon në agjencinë e funeralit në Fier “Genti Agjenci Funerale”.
Skënder Arapi, i vëllai: Ti e ke dajë atë. Ti na lidhe me të, por ai s’më jep asnjë informacion mua për Dervishin. E marr në telefon, ma mbyll telefonin.Si ka mundësi?
“Genti Agjenci Funerale”: Tani, dëgjo vëllain tënd, tani! Vazhdon çështja penale, ta kuptosh si procedurë njëherë.
Skënder Arapi, i vëllai: Si ka mundësi, avokati të mos llafoset fare me mua, o burrë?! Kur unë kam kapur një avokat, duhet të më kthejë një farë përgjigje, por jo fare, të më mbyllë edhe telefonin.
“Genti Agjenci Funerale”: Dëgjo mua! Unë mendoj, se po kërkon gjëra koti për këtë pjesë.
“Genti Agjenci Funerale”: Ai do të të marrë në telefon, kur të mbyllet çështja përfundimtare.
Skënder Arapi, i vëllai: Më fal! Nuk është muhabeti atje, thjesht, t’i thuash dy llafe Skënderit në telefon, çfarë ka?
“Genti Agjenci Funerale”: Tani, ai ka njëmijë çështje. Tani, ta marrin përditë nga një, si i bie?
Skënder Arapi, i vëllai: Po unë nuk e kam marrë përditë, një herë në hënë. Nuk e kam marrë përditë.
“Genti Agjenci Funerale”: Po ti më merr mua! Do informacion? Ta jap unë informacionin.
Skënder Arapi, i vëllai: Po ti s’e di, o Genti! Unë doja ta pyesja për diçka…!
“Genti Agjenci Funerale”: O i di unë, o s’i di njeri ato! Se po mos t’i dija, nuk i thosha atij “hajde”. Për çdo gjë, do flasim bashkë!
Gazetari i emisionit investigativ “Stop” takohet me avokatin Ardian Dauti në Tiranë, në zyrën e tij.
Avokati Ardian Dauti: Përshëndetje, si kaluat?
Gazetari: Përshëndetje! Andrelini, nga Emisioni “Stop”!
Avokati Ardian Dauti: Nuk kemi asnjë informacion. I kemi bërë kërkesë prokurorisë, pres përgjigje.
Gazetari: Ndërkohë, i jeni përgjigjur ju si avokat, palës së viktimës?
Avokati Ardian Dauti: Patjetër!
Avokati Ardian Dauti: Sa herë, që vijnë në zyrë, marrin takim, çfarë kërkojnë në telefon, çdo gjë.
Gazetari: Ua keni hapur edhe telefonin, besoj?
Avokati Ardian Dauti: Patjetër!
Avokati Ardian Dauti: Patjetër!
Gazetari: Në fakt, unë kam qenë prezent, i nderuar dhe ju nuk e keni informuar, por ju ia keni mbyllur telefonin zotërisë.
Avokati Ardian Dauti: Tani, problemi është midis meje dhe klientit, apo ku është problemi, sipas teje?
Gazetari: Jo, unë dua të di se si qëndron kjo marrëdhënie sepse këtu kemi një prokurë ku janë të përcaktuara pikat.Tani, është shumë e thjeshtë që avokati i ka të qarta detyrat e veta…
Avokati Ardian Dauti: Ule zërin! Kështu fol te emisioni yt, jo këtu!
Gazetari: Po minimalisht, ju duhet t’i hapni telefonin dhe ta informoni!
Avokati Ardian Dauti: Ia kam hapur dhe e kam informuar.
Gazetari: Juve nuk ia keni hapur, z.Dauti. Juve nuk ia keni hapur telefonin klientit. Pra, ju keni shkelur pikën më kryesore: marrëdhënie avokat…
Avokati Ardian Dauti: Vazhdo! Gjithë të mirat! E drejta e klientit të më revokojë prokurën e kaq!
Gazetari: Jo, përderisa…
Avokati Ardian Dauti: Hajde! Hajde djali! O djali, hajde!
Gazetari: Do ta ndiqni këtë çështje deri në fund, do ta informoni klientin?
Avokati Ardian Dauti: Të lutem!
Avokati Ardian Dauti: Patjetër, e kam detyrim!
Gazetari: Së paku, duhet ta kishit informuar!
Avokati Ardian Dauti: O çun, të lutem! Kalofsh mirë!/tvklan.al
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura and Mateo Zyfi asked for the help of Fiksi, since wi...
The show "Stop" on TV Klan went to Kombinat where the citi...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
Fiks Fare vëzhgoi nga afër punimet për rikonstruksionin e ...
"Stop" was on the Kamëz-Shkodër national axis near Val...
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga L...
Zamir Bashli denoncoi në Stop problemet me një pronë të bl...
A family complained to the editorial office of Fiks Fare t...
“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje n...
The show Stop on TV Klan and Alb Market have brought aid t...
Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vj...
Selim Tartaraj, only 7 years old, lives in the village of ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë ortaku i Edi Ramës, k...
Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rin...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...