Invalidi aksidentohet për vdekje/ Avokati nuk u hap telefonin familjarëve
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...

Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendin tonë u ndalua me Urdhrin 661 të firmosur me datë 13 dhjetor 2018 nga 3 ministri, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave.
Ky urdhër ndaloi hedhjen në tregun e brendshëm të artikujve piroteknike dhe fishekzjarreve për përdorim civil nga publiku i gjerë. Pas 3 vitesh me datë 3 qershor të vitit 2021 ligji numër 73, neni 15 me propozim të Këshillit të Ministrave rregulloi kushtet dhe kriteret për shitjet, gjithashtu dhe përdorimit të këtyre artikujve piroteknike . Përdorimi i tyre në kategoritë përkatëse janë nga 15 dhjetori deri në 1 janar.

Vetëm 17 ditë para natës së ndërrimit të viteve bashkëpunëtorët e Fiks Fare kërkuan të blinin fishekzjarre dhe kapsollë në disa pika të ndryshme në qytetin e Tiranës, ku në secilën prej tyre duhet t’i porosisnin më parë dhe në njërën prej këtyre pikave arritën të blinim 2 pako kapsollë të kategorisë F1 ( përdorim brenda vendbanimit) dhe 5 kapsollë të tjera të kategorisë F2 ( përdoren në ambiente të jashtme të izoluara).
Gjithashtu tregtimi i fishekzjarreve në vendin tonë është bërë dhe pjesë e tregut on line. Në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Instagram” mjafton të bësh një kërkim me fjalën kyçe fishekzjarre dhe menjëherë do të radhiten disa faqe pa treguar asnjë informacion mbi vendndodhjen, por me një mesazh ose me numrin e kontaktit të lënë në faqen online mund të porosisësh disa prej modeleve të këtyre mjeteve piroteknike të ekspozuara në galeri dhe porosia vjen me postë në adresën e dhënë. Gazetarët e Fiks-it biseduan në telefon me dy prej këtyre faqeve dhe për porosinë e këtyre lëndëve plasëse tregtarët adresën e marrjes së porosisë sepse funksiononim vetëm me postë.

Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë Shkëlqim Goxhaj tha për gazetarët e Fiks-it se në muajin Dhjetor hartohet një plan masash bashkë me Policinë e Shtetit i cili miratohet nga drejtori i Policisë Tiranë dhe nga drejtori i Shërbimit Zjarrfikës. Në këtë plan masash përfshihen inspektimet në terren nga grupe të përbashkëta inspektorësh, inspektorë të zjarrfikëses dhe policia. Masë kryesore tjetër është që nuk lëshohet më certifikatë sigurie për subjekte që tregtojnë materiale piroteknike. Ai thotë se të paktën 2 vitet e fundit në territorin e bashkisë Tiranë janë vetëm 2 ose 3 subjekte që janë të licensuar për tregtimin e tyre. Nuk ka me dyqane në tregje siç ka qenë më parë nuk ka më subjekte të certifikuara.

Vetë, pak ditë më parë është firmosur nga drejtori i policisë dhe nga Zjarrfikësja Tiranë një plan masash për të dy institucionet është e pamundur të kontrollosh çdo familje. Gjithashtu ai thotë se shpesh herë dëgjojmë dhe raste ditëlindjesh që shpërthejnë fishekzjarre është e papranueshme, muajin e fundit ka patur dhe raste zjarri në banesë nga shpërthimi i fishekzjarreve. Për mos të përmendur incidentet e shumta që ndodhin edhe në njerëz. Në Tiranë janë vetëm dy subjekte të licensuara për shitjen e mjeteve piroteknike dhe sërish ky treg nuk kontrollohet.
Ligji e përcakton qartë se kush dhe kur duhen shitur këto artikujt piroteknike.

Në pikat 1, 2 dhe 3 të nenit 15 të ligjit 73 përcaktohet shitja me pakicë dhe përdorimi i tyre nga personat juridikë dhe tregtarë . Ata mund të shesin artikujt piroteknike si fishekzjarre dhe artikujt piroteknikë teatrale sipas kategorive të përcaktuara në nenin 5, i cili shpjegon llojin e lëndës plasëse. Kategoria F1 janë fishekzjarret që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve, kategoria F2 fishekzjarrët që kanë për qëllim të përdoren jashtë në ambiente të izoluara, kategoria F3 fishekzjarrët të cilët kanë për qëllim të përdoren në ambiente të hapura dhe të mëdha. Kategoria P1 janë artikuj piroteknikë që nuk u përkasin kategorive të fishekzjarrëve ose artikujve piroteknikë teatralë dhe kategoria T1 artikuj piroteknikë për përdorim skenik që paraqesin rrezik të ulët.

Artikujt piroteknikë të kategorive F2 dhe F3 si fishekzjarre dhe kapsollë mund të shiten nga 15 dhjetori deri më 1 janar te qytetarët me moshë mbi 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç. Ndërsa përdorimi i tyre lejohet për personat mbi 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç vetëm gjatë periudhës 27 dhjetor deri më 1 janar.
Ndërsa neni 36 , pika 1 e këtij ligji thekson se nëse operatorët ekonomikë kryejnë kundërvajtje administrative gjobiten nga 200 deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë të rinj nëse angazhohet në tregtimin e artikujve piroteknikë pa marrë autorizimin përkatës.

Por që prej hyrjes së dhjetorit, në Tiranë dëgjohen plasjet e kapsollave dhe fishekzjarre pa fund. Për të mos përmendur edhe gjatë vitit hedhjen e fishekzjarreve në orën 00:00, kur qytetarë të ndryshëm festojnë ditëlindje apo festa të tjera me këto lëndë të ndaluara./ tch

Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura and Mateo Zyfi asked for the help of Fiksi, since wi...
The show "Stop" on TV Klan went to Kombinat where the citi...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
Fiks Fare vëzhgoi nga afër punimet për rikonstruksionin e ...
"Stop" was on the Kamëz-Shkodër national axis near Val...
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga L...
Zamir Bashli denoncoi në Stop problemet me një pronë të bl...
A family complained to the editorial office of Fiks Fare t...
“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje n...
The show Stop on TV Klan and Alb Market have brought aid t...
Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vj...
Selim Tartaraj, only 7 years old, lives in the village of ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë ortaku i Edi Ramës, k...
Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rin...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...