LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The young man was detained for 15 months without evidence/ When the incident happened, he was with a girl

2022-07-07 22:10:53, Denoncim CNA
The young man was detained for 15 months without evidence/ When the incident
"Stop" journalist and lawyer Arben Llangozi

Today, the show "Stop" addressed the issue of a fisherman, who worked with two other fishermen to support his family. Elis Bushi was detained by the police after being accused of a robbery and attempted murder, but at the time the robbery took place he was in a village far from the Roskovec area to meet a girl.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij policia kishte gjetur atje një çifte dhe një thikë, të cilën djali e mbante gjithmonë me vete pasi e ndihmonte në punën e tij si peshkatar, kjo ka mjaftuar që djali të arrestohej dhe prej 15 muajsh ai ndodhet në paraburgim.

Emisioni  “Stop” ka udhëtuar  drejt Vlorës, në lagjen e njohur si lagjja e Çoles për të mësuar më tepër mbi ngjarjen. Gazetarja ka takuar atje nënën e Elis Bushit.

Merjeme Bushi, nënë e dy fëmijëve ka treguar më tepër për aktivitetin e djalit të saj si peshkatar. Sipas saj ai kishte dy punëtorë me të cilët punonte dhe se në 10 Shkurt Elisi do takonte një vajzë në Verbas të Fierit.

Në orën 12:00 të të njëjtës datë, i shkoi policia në shtëpi dhe i kontrolloi shtëpinë, duke i marrë çiften, të cilën e kishte pasur i shoqi dhe thikën e punës, që e përdorte në rrjetat e peshkimit.

Merjemja tregoi se vetëm mëngjesin e ditës së nesërme ka mësuar, se djali akuzohej për një vjedhje në Roskovec. Ajo shprehet, se djalin nuk e lidh asgjë me zonën e Roskovecit dhe vajza me të cilën ai është takuar, ka dëshmuar, se Elisi ka qenë me të.

Megjithëse  ekzistojnë pamje filmike të cilat vërtetojnë se Elisi pasi është ndarë me nënën është nisur në fshatin Verbas, larg Roskovecit për të takuar një vajzë, në kohën kur ka ndodhur grabitja ato nuk kanë mjaftuar.

Emisioni “Stop” ka kontaktuar me të pandehurin i cili ka treguar për takimin e tij me vajzën dhe versioni e tij të ngjarjes.

Elis Bushi: Atë shtetase unë e kam takuar fiks në orën 8 e 5 minuta. Atje te lagjia e saj, afër shtëpisë së saj, diku nja 20 metra nga shtëpia.

Elis Bushi: Kemi qëndruar mbi një orë, një orë e gjysëm.

Prova që do të shërbente për të ndihmuar zbardhjen do të ishin qelizat telefonike për të kuptuar se ku ka qenë djali gjatë kohës që ka ndodhur grabitja, por një ekspertim i tillë nuk është bërë.

Elis Bushi: As prova s’kanë, asgjë. Nuk e kuptoj. E kanë marrë në pyetje atë gocën të nesermen, e kanë marrë në pyetje dhe i ka thënë “po ka qenë të mua diku pas orës tetë”. Unë kam qenë me atë në orën 8.05, me atë gocën. Sot e asaj dite, unë nuk e kuptoj, pse jam në burg akoma.

Më datë 20 Janar 2022, Erind Reovica tashmë ish-prokurori i Fierit, ka dorëzuar përfundimin e  hetimeve në  Gjykaten e Fierit  ku i ka ngarkuar Elis Bushit katër çështje penale;

1. vjedhje me armë në bashkëpunim e mbetur në tentativë,

2. plagosje e rëndë me dashje,

3. prodhim, mbajtje blerje dhe shitje pa leje e armëve të ftohta,

4. illegal possession of hunting and sports weapons.

The program "Stop" talked with the lawyer Arben Llangozi, who, after learning about the file, said that there is no evidence to keep the young man in custody. According to him, there is no evidence to implicate him in a murder or a theft./ tvklan.al

Lajmet e fundit nga