LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kanë ndryshuar emrin në dëftesë, qytetari nuk tërheq dot dokumentet

2022-07-06 22:19:00, Denoncim CNA

I kanë ndryshuar emrin në dëftesë, qytetari nuk tërheq

Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka trajtuar sot një çështje e cila shpesh bëhet shqetësuese për individë të ndryshëm, problemin e ngatërresave të emrave nëpër dëftesa dhe sisteme. Këtë herë ka kërkuar ndihmën e emisionit “Stop” Rrahman Imeraj, i cili ka hasur vështirësi në marrjen e dëftesës së djalit të tij, të cilën nuk ka mundur ta tërheqë për shkak të një gabimi në emrin e djalit.

Rrahman Imeraj është 78 vjeç nga qyteti i Durrësit, ai ankohet se dëftesa e djalit nuk i korrigjohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, edhe pse ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Bëhet fjalë për një gabim të ndodhur në vitet ‘88-‘92 në Shkollën e Mesme Industriale “Leonik Tomeo” Durrës për mekanik.

Djalit i është ngatërruar emri dhe mbiemri nga Gazmir Imeraj në Gazmend Ymeri. Përmbarimi i kërkon Arkivave të bëjnë korrigjim në dokument. Për këtë çështje emisioni “Stop” i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ku drejtori i këtij institucioni Ardit Bido, ka treguar se ligji nuk e lejon të korrigjojë dokumentet.

Ardit Bido: Janë me qindra raste në të cilat ne kemi vendime të konstatimit të pasaktësisë në regjistrat e amzave në të cilat përgjigja jonë standarde ku i jepet qytetarit Amza që ka diferencë nga emri i tij, është e mjaftueshme për të vijuar procedurat jashtë shtetit. Fatkeqësisht në rastin konkret qytetari ka kërkuar në mënyrë të vijueshme që të marri dëftesën e Amzës dhe i është dhënë dëftesa. Dëftesë e korrigjuar nuk mund të jepet, në arkiv nuk mundet të ndryshohet dokumenti, në arkiv dokumenti dorëzohet dhe qëndron ashtu siç është dorëzuar. Vedimi i gjykatës përcakton vërtetimin e faktit juridik që Gazment Imeraj është i njëjti me Gazmend Ymeri, ky vërtetim juridik është pasqyruar në  fund të ditës në një veprim të institucionit sepse dëftesa i është dhënë, nuk qëndron këtu çështja. Çështja qëndron nga pasaktësia se çfarë kërkohet nga punëdhënësi nga ana tjetër në Itali./tvklan

Lajmet e fundit nga