Document - The big truth about incinerators/ Company scheme, "conditional sale" and lack of financing
In an 8-page document, CNA reveals the big truth about the...

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa, tha se Partia Socialiste nuk i ndalon lidhjet e saj me personat e inkriminuar as në këto zgjedhje vendore.
Hysa ka denoncuar anëtarin e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Munir Konesha, i cili është pjesë e dosjes hetimore të Bulqizës, ku i dënuar është edhe ish-kryetari Lefter Alla.
Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se Munir Konesha është aksioner me 80% bashkë me Aqif Koneshën te "2 AF ALBANIA GROUP", kompani, e cila ka përfituar tendera nga Bashkia Tiranë dhe Durrës.
"Partia Socialiste ka treguar se lidhjet me personat e inkriminuar nuk i shkëput dot asnjëherë, as kur ishte e vetme në zgjedhjet e kaluara vendore, por as tani. Rezulton se personi i renditur i pesti në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Durrësit, Munir Konesha, është pjesë dosjes hetimore të Bulqizës, ku i dënuar është edhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, që ndodhet aktualisht në burg. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i cili është arrestuar nga SPAK-u në një lokal me Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit. Nga hetimet rezulton se '2AF' kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara, dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish, duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e Bulqizës dhe rrjedhimisht, duke fituar tenderin 3 milionë eurosh. Në dosje thuhet se Lefter Alla përdorte dhe makinat e Koneshës për të udhëtuar, një prej të cilave ishte e markës 'Range Rover' me targa AA009XH.
Kompania '2 AF ALBANIA GROUP' është në pronësi të Munir Konesha 80% të aksioneve dhe Aqif Konesha me 20% të aksioneve. Kjo faktohet nga të dhënat e regjistruara të biznesit në QKB. Referuar të dhënave zyrtare të Open Corporates.al rezulton se:
Ortak themelues i shoqërisë është Aqif Konesha me 100% të kapitalit.
Më datë 11.06.2016, me anë të kontratës së dhurimit, Aqif Konesha dhuron 80% të kuotave në favor të ortakut të ri, Munir Konesha. Aqif Konesha mbetet me 20% të kuotave.
III. Më datë 21.07.2016, me anë të kontratës se dhurimit, Munir Konesha dhuron 49% te kuotave ne favor te shoqerise 'Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqize' (ish-Tenestia). Pas dhurimit të kuotave, Munir Konesha bëhet ortak me 31% te kapitalit.
Më datë 04.08.2021, me anë të kontratës së dhurimit, shoqëria 'Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë' (ish-Tenestia) dhuron 49% të kapitalit në favor të Munir Konesha. Pas dhurimit të kuotave, largohet ortaku shoqëria 'Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë' (ish-Tenestia), ndërsa Munir Konesha bëhet ortak me 80% të kapitalit.
Nga hetimet rezulton se Lefter Alla, në 16 prill 2021, ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e kompanisë '2 AF ALBANIA GROUP'. Në 9 mars 2020, Alla ka udhëtuar jashtë vendit bashkë me Aqif Koneshën, me makinën e këtij të fundit. Pra, dokumentet tregojnë se si një person i përfshirë në një dosje në hetim është kandidat për anëtar të Këshillit Bashkiak në qytetin e Durrësit, nën logon e Partisë Socialiste. Jo vetëm kaq, por të dhënat nga dega e thesarit tregojnë se kjo kompani ka përfituar tendera nga Bashkia e Durrësit, por edhe në Tiranë. Në total rezulton se janë kryer 118 transaksione në vlerën 182,929,434.00. Dy transaksionet e fundit janë kryer në datën 22 shkurt të këtij viti. Pra, lidhjet dhe përfitimet e kësaj kompanie, ku 80% të aksioneve e ka në zotërim Munir Konesha ka përfituar para nga taksat e shqiptarëve prej kohësh, ndërsa tani kërkon një karrige në Këshillin Bashkiak të qytetit bregdetar. I bëjmë thirrje KQZ-së të bëjë detyrën dhe të kontrollojë statusin juridik të Koneshës. Kandidatët që po hetohen nga drejtësia duhet të terhiqen nga gara, ose të përjashtohen nga gara derisa të sqarojnë raportin e tyre me ligjin", tha ajo./CNA.al
In an 8-page document, CNA reveals the big truth about the...
A day ago the "Syri.net" portal announced that the owners ...
The show "Stop" stopped in Koplik near the house of the Ar...
Fiks Fare has often dealt with villages that are being dep...
For years, CNA has been denouncing the mega-affair of ...
The fertilizer concessionaire of Sharra has changed owners...
The citizens of Elbasan continue to face the problem o...
Today, "Stop" stopped at doctorates for the academic year ...
A few weeks ago, the show "Stop" talked about the abuses o...
The system for visits to the specialist doctor in the Regi...
On March 30, "Stop" broadcast a denunciation from the area...
In the program "Stop" this Wednesday, an event that happen...
A few days ago, Fiks Fare denounced an office that was tak...
They are to be told as barcaletas or shameful stories,...
On April 5, "Stop" aired the denunciation of a citizen, wh...
Vjollca Zyka addressed the concern for her daughter and gr...
Fiks journalists submit two registers to ZVA Bulqiza, whic...
Shpëtim Ahmeti tells "Stop" that in 2018 his bus driver, w...
Almost a year ago, the Fiks Fare show trumpeted that in th...
Although the incinerator has been built, in Elbasan the ga...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
CNA has uncovered the tentacles of the head of the Supreme...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this Monday near Gramsh. As repo...
Three people have been arrested in Lezha after they forcib...
The Shkodra Court has imposed the security measure "House ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Another humanitarian aid shipment from Germany has arrived...
Residents of the village of Memëlisht in the Municipality ...
On Monday, our country will be under the influence of rela...
On Sunday, our country will remain under the influence of ...
Hungary's Prime Minister, Péter Magyar, took many people b...
The mediators in the Middle East conflict between the Unit...
More than 400 Ukrainian drones were launched overnight tow...
The next British Prime Minister, Andy Burnham, aims to str...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
This Monday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...
In Golem and Durrës, the season seems dynamic: buses with ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...