Poisoning of trainees at the Security Academy/ AKU "Wakes Up"
After the launch of investigations by the Police and the P...
After the launch of investigations by the Police and the P...

Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi është një koncept i fuqishëm, tipari qendror i shumë feve, dhe një besim shumë ngushëllues përballë vdekjes së njerëzve të afërt. Ndoshta kjo është arsyeja pse disa kanë qenë të pakënaqur nga përgjigje që jep besimi, duke iu drejtua shkencës në një përpjekje për të provuar se shpirti ekziston.
Nëse keni dëgjuar ndonjëherë se shpirti i njeriut peshon 21 gram, apo nëse keni parë filmin e vitit 2003 “21 gram”, atëherë keni dëgjuar edhe mbi rezultatet e njërit prej këtyre eksperimenteve tejet të pazakonta. Po sa peshon në realitet shpirt i njeriut?
Lajmi i keq është se këtë nuk mund ta thotë askush, pasi shkenca nuk mund të provojë se shpirti ekziston, dhe shkencëtarët nuk mund ta peshojnë atë. Por ia vlen të tregohet historia e çuditshme e përpjekjes së një mjeku për të bërë pikërisht këtë. Historia nisi në fillimin e shekullit të kaluar në Dorçester, një lagje e qytetit të Bostonit në SHBA.
Një mjek me reputacion i quajtur Dankan Mekdugall arsyetoi kështu:Nëse njerëzit kishin shpirt, këta shpirtra duhet të zënë hapësirë. Dhe nëse shpirtrat zënë hapësirë, ata duhet të peshojnë diçka, apo jo?
“Meqenëse substanca e marrë në konsideratë në hipotezën tonë, është e lidhur organikisht me trupin derisa të ndodhë vdekja, mua më duket më e arsyeshme të mendohet se duhet të jetë një formë e materies gravitative, dhe për këtë arsye e aftë të zbulohet gjatë vdekjes nëpërmjet peshimit të njeriut”- shkruante ai në punimin shkencor që do ta botonte në vitin 1907.
Mekdugall bashkëpunoi me ”Dorchester’s Consumptives Home”, një qendër spitalore bamirëse për të sëmurët me tuberkuloz në stadin e fundit, pra me një sëmundje që në atë kohë ishte e pashërueshme. Mekdugall ndërtoi një shkallare të madhe, që mund të mbante një krevat dhe një pacient me tuberkuloz që po vdiste.
Tuberkulozi ishte një sëmundje e përshtatshme për këtë eksperiment, shpjegoi mjeku në studimin e tij, pasi pacientët vdisnin si pasojë e “rraskapitje të madhe” ndaj nuk bënin asnjë lëvizje që do të lëkundte peshoren e tij. Pacienti i parë i Mekdugall, ishte një burrë që vdiq më 10 prill 1901, me një rënie të papritur të peshës prej 21.2 gram.
Dhe që në atë moment lindi edhe kjo legjendë. Nuk kishte shumë rëndësi që pacienti tjetër i MekDugall humbi 14 gram masë trupore, 15 minuta pasi ndaloi frymëmarrjen. Apo rasti i tretë që pati një humbje të pashpjegueshme me 2 faza, fillimisht 14 gramë, dhe 1 minutë më vonë 28.3 gram.
Mekdugall përjashtoi nga studimi rastin nr.4, një grua që po vdiste nga diabeti, pasi peshoja nuk ishte e kalibruar mirë, pjesërisht për shkak të një “ndërhyrjeje tinëzare nga njerëz që e kundërshtonin punën tonë”. Dhe kjo ngre disa pyetje, për të cilat mjeku nuk dukej se ishte i interesuar të përgjigjej në studimin e tij.
Rasti nr.5 humbi 10.6 gram. Por më pas peshorja nuk funksionoi pas, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi shifrat e dhëna. Edhe rasti nr.6 u skualifikua sepse pacienti vdiq ndërsa Mekdugall ishte ende duke rregulluar peshoren e tij. Më pas mjeku amerikan i përsëriti eksperimentet me 15 qen, ku nuk zbuloi asnjë humbje peshe.
Sipas tij, kjo tregon se të gjithë qentë nuk shkojnë në parajsë. Mekdugall i raportoi rezultatet e tij në një artikull të botuar në vitin në revistën “American Medicine dhe Journal of the American Society for Psychical Research”. Po ashtu ai shkroi edhe një artikull në “The Neë York Times”.
Studimi i Mekdugall kishte një madhësi kampioni të vogël, dhe rezultatet e tij ishin shumë të ndryshme, ndaj teza e tij u prit me dyshime serioze. Vetë mjeku e pranoi se duheshin më shumë matje për të konfirmuar nëse shpirti kishte peshë. Kjo nuk ndodhi, pjesërisht për arsye etike, dhe pjesërisht për shkak se eksperimentet ishin paksa të kota.
Një fermer në Oregon u përpoq të përsëriste eksperimentin e peshimit të shpirtit me një duzinë delesh në fillim të vitit 2000. Shumica fituan midis 30 deri në 200 gram peshë, edhe pse kjo zgjati vetëm disa sekonda përpara se delet të riktheheshin tek pesha e tyre origjinale.
Po ashtu dr.Gerri Nahum, një inxhinier kimik dhe mjek në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Djuk, zhvilloi një hipotezë sipas së cilës shpirti, ose të paktën vetëdija, duhet të lidhet me informacionin, i cili është ekuivalent me një sasi të caktuar energjie.
Për shkak se ekuacioni E = mc^2, thotë se energjia është e barabartë me masën me shpejtësinë e dritës në katror, kjo energji mund të peshohet me instrumente elektromagnetike mjaft të ndjeshme. Por deri në vitin 2007 Nahum nuk mundi të siguronte fonde për eksperimentet, që do të vërtetonin nëse kishte apo jo të drejtë.
Tani ai punon për kompaninë “Bayer Pharmaceuticals”, dhe synon të kryejë testet e tij tek njerëzit. Pra deri tani shkenca nuk e ka përcaktuar dot peshën e shpirtit, dhe as nëse shpirti ekziston apo jo. Me shumë gjasa, kjo çështje do t’i lihet sërish sferës fetare./ "Live Science" - Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga CNA.al
Russia's eight-year war against Ukraine is unlikely to...
Western sanctions against Russia are the most ill-conceive...
Russia's war in Ukraine — launched on February 24 — ha...
Few geopolitical terms are used so often, as there is no uni...
In her latest book "Free: Growing up at the end of history...
Since the start of Russia's war in Ukraine, political anal...
Russia's war in Ukraine has entered its sixth month, with ...
May 9, Moscow. The annual Victory Day military parade was ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italy is currently moving towards an uncertain political f...
Ukraine's richest people, known locally as oligarchs, are ...
People who eat fruit frequently are more likely to report ...
Once again, a science fiction bestseller has predicted...
Once again, a science fiction bestseller has predicted...
Death from a broken heart was only a figurative way of...
Tornadoes are powerful vortices of wind that extend from t...
At the last scheduled meeting of European commissioners be...
Tornadoes are powerful vortices of wind that extend from t...
As Europe sizzles in an extreme heatwave, some of its ...
Italy has had dozens of governments since World War II, an...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...