web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The lessons that Ukraine should learn from Albania's post-communist dream

2022-07-29 09:26:00, Blog CNA

The lessons that Ukraine should learn from Albania's post-communist dream

In her latest book "Free: Growing up at the end of history", Albanian political scientist Lea Ypi describes how she grew up in communist Albania, physically and mentally cut off from the outside world. Her parents' families had been wealthy and cosmopolitan before the communist revolution and lost everything.

Nën sundimin e komunistëve, ato nuk e hoqën kurrë njollën e të pasurit “biografi të keqe”. Për shkak se prindërit nuk donin ta ngarkonin vajzën e tyre me këto probleme, ajo e mori vesh këtë vetëm më vonë. Edhe pse ndonjëherë pyeste veten pse gjyshja e saj këmbëngulte të fliste me të vetëm frëngjisht. Kur regjimi komunist e shemb në vitin 1991, shqiptarët përfaqësuan papritmas Perëndimin.

Ypi, ende adoleshente, ishte krejtësisht e hutuar. A nuk duhej që Perëndimi të ishte i shthurur dhe i lig siç ishte propaganduar gjithnjë nga regjimi? Por si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ajo u mësua shpejt me sloganet e epokës së re. “Nuk kishte më politikë për hir të politikës. Synimi i atyre politikave ishte përgatitja e shtetit për një epokë të re lirie, dhe për t’i bërë njerëzit të ndjenin se i përkisnin “pjesës tjetër të Evropës”.

Librat mbi iluzionet komuniste mund të jenë një lexim interesant, por episodet e vërteta dhe të habitshme kanë të bëjnë me periudhën e shkurtër tranzitore pas komunizmit, gjatë viteve 1990, kur Shqipëria kaloi papritur nga një sistem në tjetrin: nga një shtet social kolektivist në një demokraci parlamentare evropiane, të bazuar tek pluralizmi dhe liritë individuale, dhe tek ekonomia sociale e tregut.

Tani, me luftën e përgjakshme në Ukrainë, ky material duket magjepsës. Nga njëra anë, ukrainasit kanë një vendosmëri të ngjashme për t’i përkitur “pjesës tjetër të Evropës”, ashtu si shqiptarët. Nga ana tjetër, kjo lufta po trondit shumë evropianë, sepse po e dobëson besimin tek ideologjia e progesit me të cilin ata janë edukuar.

Është shumë interesant fakti se është pikërisht kjo ndjenjë e pasigurisë dhe cenueshmërisë, ajo që u jep atyre një ndjenjë të re orientimi. Për vite me radhë, evropianët mendonin se nuk do të kishte më kurrë një luftë tjetër në kontinent, dhe madje se ata ishin “mbi” luftën.

The lessons that Ukraine should learn from Albania's post-communist dream

Shumë prej tyre ishin të bindur - sidomos pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, kur Perëndimi “fitoi” dhe komunistët “humbën”, se qytetërimi ishte një proces linear. Se me kalimin e kohës, gjërat vetëm sa do të përmirësoheshin. Se kombet e tjera, përfshirë Rusinë, do ta ndiqnin Evropën në këtë rrugë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shkatërruar pjesërisht këtë besim. Shumë evropianë nuk e shohin më qytetërimin perëndimor si një proces linear me vetëm një drejtim - lart - por si një proces të rrethuar nga pengesa. Për shkak të kësaj lufte, për shumë njerëz është e qartë se elita në pushtet në Rusi, por edhe në Kinë dhe vende të tjera, e refuzon modelin tonë politik, dhe përpiqet ta minojë dhe shkatërrojë atë.

Në Shqipërinë e viteve 1990, shkruan Ypi, Evropa mbronte një mënyrë jetese, e cila më shumë imitohej sesa kuptohej. “Evropa ishte si një tunel i gjatë me një hyrje të ndriçuar nga drita plot shkëlqim dhe shenja vezulluese, dhe me një pjesë të brendshme të errët, që në fillim ishte e padukshme.

The lessons that Ukraine should learn from Albania's post-communist dream
Lea Ypi

Kur nisi udhëtimi, askujt nuk i shkoi mendja të pyeste se ku mbaronte tuneli, nëse drita do të fikej, apo për atë që kishte në anën tjetër të tunelit. Askujt nuk i shkoi mendja të merrte me vete pishtarë, të vizatonte harta, të pyeste nëse dikush do të dalë ndonjëherë nga tuneli, nëse ka vetëm një dalje apo disa, dhe nëse të gjithë dalin në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, ne thjesht marshuam përpara”.

Në fakt, ka qenë e njëjta gjë për shumë evropianë, edhe pse ata vetë kishin qenë prej kohësh thellë në atë tunel “post-historik” (siç e etiketonte dikur filozofi francez Aleksandre Kozhev vendet industriale shumë të zhvilluara). Pra edhe ne në mënyrën tonë, por thjesht ecëm më tutje.

Por tani, besimi që shumë evropianë kishin tek e ardhmja, dhe besimi se njerëzimi dhe bota do të përmirësoheshin kundër të gjitha gjasave, kanë marrë një goditje të fortë. Sociologu gjerman Andreas Rekvic shkroi kohët e fundit në “Die Zeit” se “Perëndimi dhe mendimi liberal nuk janë më e vetmja lojë në qytet, por një nga disa palët në konflikt”.

Rekvic sheh 3 tendenca kryesore: një de-globalizim gradual, një fokus gjithnjë e më i fortë mbi sigurinë dhe shfaqjen e ndarjeve të reja ideologjike. Ne në Perëndim flasim gjithnjë e më shumë për “demokracitë kundër autokracive” ose në rastin e Rusisë, mbi totalitarizmin.

Vetë rusët flasin për rrënjët kombëtare përkundrejt dekadencës perëndimore, që sipas tyre e ka humbur busullën e saj morale dhe është e shkëputur nga vlerat tradicionale. E gjitha kjo i ka zgjuar evropianët. Dalëngadalë po zhduket ndjenja e të qenit në një tunel. Ka sërish një ndjenjë drejtimi.

Evropianët po nisin të investojnë në sigurinë e tyre, për ta mbrojtur mënyrën e tyre të jetesës.

Procesi i zgjerimit i BE-së, ka ngecur për arsyen e thjeshtë se po bëhet më e qartë se kush është evropian dhe kush jo. Është e vërtetë, që në Evropë ka ende debate shumë të ashpra politike, dhe deficitet energjetike dhe buxhetore të mëdha.

Por kjo është ajo që bëjnë gjithmonë vendet evropiane kur lind nevoja për të bashkëpunuar apo për t’u integruar më shumë. Gjithçka nis me një krizë, pasohet nga negociata të tensionuara nga shtetet anëtare, që kanë dëshira dhe kërkesa të ndryshme, dhe përfundon me një lloj kompromisi të papërsosur.

Shembulli i fundit i kësaj është marrëveshja e 26 korrikut, për një reduktim me 15 për qind të konsumit të gazit në të gjitha vendet anëtare. Sondazhet tregojnë se evropianët nuk janë ende shumë të kënaqur me Bashkimin Evropian, pra me mënyrën se si funksionon ai. Por përballë brutalitetit të Putinit ata sigurisht ndihen më të lumtur në BE.

The fact that even Eurosceptic politicians have stopped talking about the withdrawal of their countries from the union is very significant. Instead, they want to change Europe from within. Lea Ypi is currently a professor of political theory at the London School of Economics, lecturing and researching Marxism.

She is disillusioned by the unfulfilled promises of liberalism, and feels that her world is as far from freedom as the one her parents tried to escape. Many Europeans would disagree with this assessment. But they seem to agree with him, even more than before, that "the fight against cynicism and political apathy becomes what some might call a moral duty." And that's a good thing.

Translated and adapted by CNA.al





Lajmet e fundit nga