web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Will Europe be able to guarantee heating for the coming winter?

2022-07-21 08:53:00, Blog Tom Wheeldon
Will Europe be able to guarantee heating for the coming winter?
Illustrative photo

As Europe sizzles in an extreme heatwave, some of its leaders are securing new gas suppliers in a bid to ensure heating next winter, as the war in Ukraine forces the continent to confront its dependence from Russian gas.

Por analistët paralajmërojnë se as burimet e reja të gazit, nuk do ta zgjidhin dot problemin. Kjo do të thotë se evropianët nuk do të kenë zgjidhje tjetër, veçse të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë. Pavarësisht vapës së madhe, pritet që shumë shpejt evropianët të frenojnë përdorimin e ajrit të kondicionuar, në mënyrë që të sigurojnë ngrohjen për dimrin që po vjen.

Presidenti francez Emanuel Makron, paralajmëroi javën e kaluar për një “skenar, ku duhet të menaxhojmë plotësisht situatën pa gazin rus”, pasi Moska po e përdor atë si një “armë lufte”. Prandaj, Franca duhet të përjetojë një periudhë të “kufizimit të përdorimit të energjisë”.

Problemi u bë akoma më serioz në mesin e muajit qershor, kur kompania shtetërore ruse e energjisë “Gazprom”, reduktoi furnizimin me gaz përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” në vetëm 40 për qind të kapacitetit. Kjo linjë siguron gaz rus për Gjermaninë përmes Detit Baltik.

Will Europe be able to guarantee heating for the coming winter?

Dhe Berlini ka tashmë frikë se Moska do të ndërpresë plotësisht furnizimet. Gjermania merr ende 35 për qind të gazit të saj nga Rusia, nga 55 për qind përpara se sa kjo e fundit të pushtonte Ukrainën. Franca është më pak e varur, por gjithsesi ende e ekspozuar, pasi importon nga Rusia 17 për qind të gazit të saj.

Rusia e pa ndërprerë tashmë dërgimin e gazit në Finlandë, Poloni dhe Bullgari, për shkak të refuzimit të këtyre vendeve për të paguar në monedhën ruse rubla. Dhe tani ekziston një “rrezik shumë i madh”, që Moska të ndjekë këtë shembull me të gjithë kontinentin, duke ndërprerë plotësisht furnizimet me gaz para dimrit, paralajmëron Jakob Kirkegard, bashkëpunëtor mbi çështjet ekonomike dhe tregtinë në zyrën e think-tankut “German Marshall Fund” në Bruksel.

“Presidenti rus Vladimir Putin, ka nevojë për një ri-pozicionim në luftën e Ukrainës, dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë, është duke ndërprerë furnizimet me energji të Evropës, me shpresën se do të zhduket mbështetja e saj për kauzën ukrainase”- thotë Kirkegard.

Ndërkohë, Agata Loskot-Strashota, eksperte evropiane e energjisë në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, Poloni, mendon se e vetmja mënyrë për të reduktuar cenueshmërinë tonë dhe për ta bërë të pamundur përdorimin e energjisë si një mjet shantazhi nga Rusia, është të fillojmë menjëherë që të përgatitemi për një ndalim total të furnizimeve me gazin rus.

Will Europe be able to guarantee heating for the coming winter?
Agata Loskot-Strashota,

Gjithsesi ajo shton se furnizuesit alternativë nuk do të jenë të mjaftueshëm. Në fakt, udhëheqësit evropianë kanë nxituar që të rritin furnizimet me gazin jo-rus. Edhe në mesin e një krize politike në vend që kërcënon të rrëzojë qeverinë e tij, kryeministri italian Mario Dragi shkoi të hënën në Algjeri për të firmosur një marrëveshje për shtimin me 20 për qind të importeve të gazit nga ky vend.

Po kështu, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen vizitoi të hënën Azerbajxhanin, për të nënshkruar një marrëveshje për rritjen e furnizimit me gaz, nëpërmes një rrjeti tubacionesh që shtrihen nga Deti Kaspik në Evropë.

Kontinenti evropian po blen aktualisht një sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga vende si SHBA-ja, ku importet e tij janë rritur me 47.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit me parë. Importet e LNG-së, i kanë shtuar rezervat evropiane të gazit, të cilat përdoren kryesisht gjatë dimrit.

Në përgjithësi, depozitat rezervë me gaz në vendet e BE-së kanë arritur në 52 për qind të kapacitetit, nga 43 për qind që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Komisioni i BE-së ka sugjeruar që deri më 1 nëntor, vendet anëtare të mbushin depozitat e tyre të gazit në 80 për qind të kapacitetit.

I pyetur nëse këto furnizime jo-ruse me gaz, mund të plotësojnë nevojat e Evropës për energji në muajt e ftohtë që do të vijnë, Kirkegard thotë se jo, duke shtuar se mbështetja tek furnizuesit alternativë nuk do të jetë e mjaftueshme. “Një pjesë e mirë e këtij furnizim shtesë, kërkon kohë për t’u bërë funksionale. Ajo do jetë e dobishme për dimrin e viteve 2023-2024, por jo këtë dimër, sidomos nëse Rusia ndërpret plotësisht furnizimet”- thekson ai.

Një pjesë e madhe e problemit, është se gazi nuk mund të transportohet po aq lehtë sa nafta apo qymyri. Pasi ai duhet të transportohet nëpërmjet tubacioneve nën presion. Ose të tregtohet në formë të lëngshme, dhe më pas të shndërrohet sërish në gaz kur të arrijë në vendin që e blen atë (ri-gazifikimi).

Afro gjysma e infrastrukturës së ri-gazifikimit në Evropë, është e përqendruar në Britaninë e Madhe dhe Spanjë. Aktualisht Gjermania nuk ka asnjë kapacitet ri-gazifikimi. Berlini e ka përshpejtuar ndërtimin e terminaleve të ri-gazifikimit, dhe po jep me qira objekte në det të hapur, të cilat ndërtohen më shpejt se sa ato në tokë.

Will Europe be able to guarantee heating for the coming winter?

Por do të kalojë pak kohë përpara se njësia e parë lundruese e ri-gazifikimit në Gjermani të nisë të funksionojë. Prandaj, këtë dimër BE-ja “nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë plotësisht sasitë e gazit rus, dhe ulja e kërkesës do të jetë një domosdoshmëri”- thekson Loskot-Strashota.

Forcat e tregut, kanë nxitur që tani kursimin e energjisë. “Për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të shkaktuara nga kriza e furnizimit, konsumi ka rënë me mbi 10 për qind në të gjithë kontinentin”- deklaron Klaudia Kemfert, specialiste e energjisë në Institutin Gjerman të Kërkimeve Ekonomike në Berlin.

Politikë-bërësit po përgatiten të ulin më tej kërkesën për gaz. Ndërsa Franca do të zbatojë planet e racionimit të energjisë të prezantuara nga Makron, Komisioni i BE-së pritet të publikojë këtë javë kërkesën që vendet anëtare të kufizojnë ftohjen dhe ngrohjen e ndërtesave.

Gjermania po u kërkon qytetarëve të saj të reduktojnë përdorimin e energjisë, duke i nxitur autoritetet lokale të ulin intensitetinn e ndriçimit të llambave në rrugë, dhe të mbyllin pishinat. Nëse gjermanët nuk janë të kujdesshëm, situata mund të bëhet “kritike”, paralajmëroi më 7 korrik zëvendës/kancelari Robert Habek.

Zgjedhje të vështira e presin edhe biznesin. Sërish, Gjermania është në një pozitë veçanërisht delikate. Industria konsumon më shumë se 37 për qind të gazit. Gjigantët e prodhimit si BASF - kompania më e madhe e kimikateve në botë - janë mësuar prej kohësh me furnizimet me gazin rus.

The EU's long-term vision is for renewables to completely replace gas. But because countries like Germany and the Netherlands cannot make up for the immediate shortfall, they have suspended waivers on environmental policies, increasing the use of coal to generate electricity, even though it is the most polluting of all fossil fuels.

Translated and adapted by CNA.al





Lajmet e fundit nga