What does the political chaos that has engulfed Italy mean for Europe?
Italy is currently moving towards an uncertain political f...

Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse kjo gjë po çon drejtpërdrejt në vdekjen e njerëzve. Pjesa më e madhe e keq-informimeve, me të cilat përballemi është e qëllimshme dhe e organizuar. Madje akoma më keq:një studim ka zbuluar se gënjeshtrat duket se përhapen më shpejt në internet, dhe shpesh besohen më shumë sesa të vërtetat.
Kështu, psikologia Aviva Filip-Myler e Universitetit Sajmën Frejzër dhe kolegët e tij, hulumtuan tek literatura shkencore mbi bindjen dhe komunikimin, për të hartuar disa rekomandime se si mund të përballohet ky problem serioz.
Një nga mitet më të mëdha në lidhje me komunikimin e informacioneve shkencore, është se njohja e njerëzve me to, do t’i nxisë ata të veprojnë në përputhje me logjikën. Por siç e kemi parë shpesh gjatë pandemisë së Covid-19, shpeshherë kjo gjë nuk funksionon.
“Vaksinimi ishte dikur një procedurë standarde që e pranonin që të gjithë. Vitet e fundit
ka pasur disa zhvillime, që e kanë bërë më të lehtë bindjen e njerëzve për t’u sjellë në kundërshtim me rekomandimet shkencore mbi vaksinat dhe çështje të tjera”- thotë psikologu nga Ohajo, SHBA, Riçard Peti. Ndërsa kjo qasje mund të jetë e vështirë për t’u pranuar nga shumë prej nesh, njerëzit kanë shumë arsye legjitime për mosbesimin e tyre. Dhe ja cilat janë 4 arsyet kryesore.
Mosbesimi tek burimet e informacionit
Për ta adresar këtë problem, studiuesit sugjerojnë të vihet theksi tek natyra komunale e shkencës, dhe të theksohen qëllimet më të gjera pro-sociale të kërkimit shkencor. Njohja e sinqertë e pozicioneve të njerëzve të tjerë dhe të metave tuaja, në vend të shpërfilljes së tyre, mund të diktojë pozitivisht në ndërtimin e besimit. “Mesazhet pro-shkencës mund të pranojnë ekzistencën e shqetësimeve të vlefshme nga disa njerëz. Por nga ana tjetër duhet të shpjegojnë arsyet pse është më i preferueshëm pozicioni shkencor”-thotë Filip-Myler.
Besnikëria ndaj grupimit ku bën pjesë
Mënyra se si mendimi ynë ndikohet nga mjedisi përreth, na bën shumë të cenueshëm, dhe na nxit shpeshherë t’i besojmë ndonjëherë verbërisht atyre me të cilët identifikohemi si pjesë e grupit tonë kulturor, pavarësisht nivelit të arsimimit. Ky fenomen quhet njohje kulturore.
“Studimet mbi këtë dukuri, kanë treguar sesi njerëzit i shtrembërojnë gjetjet shkencore për t’u përshtatur me vlerat që kanë rëndësi për identitetin e tyre kulturor”- shkruajnë Filip-Myler dhe kolegët e saj në studimin në fjalë. Dhe polarizimi politik dhe mediat sociale, vetëm sa e kanë forcuar këtë fenomen.
Për shembull në SHBA, konservatorët kanë më shumë gjasa t’u besojnë shkencëtarëve që shfaqen në Fox News, ndërsa liberalët kanë më shumë gjasa t’u besojnë atyre që dalin dhe flasin në CNN. “Platformat e mediave sociale si Facebook, ofrojnë burime të personalizuara të lajmeve, që do të thotë se konservatorët dhe liberalët mund të marrin informacione shumë të ndryshme nga njëri-tjetri”- shpjegon Filip-Myler.
Për t’iu kundërvënë këtij fenomeni, duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët, të krijojmë informacione të përshtatura për audienca specifike të synuara dhe të bashkëpunojmë me komunitetet që kanë pikëpamje anti-shkencë, përfshirë njerëzit që janë tradicionalisht të margjinalizuar nga shkenca.
Informacioni është kundër bindjeve personale të dikujt
Konfliktet e brendshme, që krijohen nga informacioni që sfidon bindjet tona shoqërore ose personale si morali dhe feja, çojnë në gabime logjike dhe paragjykime njohëse si disonanca konjitive. “Informacioni shkencor mund të jetë i vështirë për t’u përpunuar, dhe shumë individë do të nxitonin të refuzonin provat, sesa të pranonin informacionin që sugjeron se ata mund të kenë gabim”- shkroi ekipi në studimin e tyre.
Në këto kushte, strategjia kryesore për ta kundërshtuar këtë prirjen, përfshin edhe kuptimin e e këndvështrimit të personit tjetër. “Njerëzit priren të jenë me kokëfortë, nëse mendojnë se po sulmohen apo se ti je aq shumë ndryshe nga ata, sa që nuk mund të jesh i besueshëm. Ndaj duhet të gjenden disa pika të përbashkëta, dhe të punohet mbi to”- thotë Peti.
Në mënyrë kundër-intuitive, edhe forcimi i edukimit të përgjithshëm shkencor të dikujt, mund të sjellë efektin e kundërt, pasi siguron aftësinë për të forcuar më mirë besimet e tyre para-ekzistuese. Ndaj këshillohet rritja e arsyetimit shkencor dhe e aftësive të sqarimit si duhet të lajmeve shkencore që raportohen nga media.
Informacioni nuk prezantohet në stilin e duhur
Këtu përfshihen elementë të tillë si preferenca abstrakte, në krahasim me informacionin konkret, apo të qenit i fokusuar tek promovimi apo parandalimi. Këtu, Filip-Myler dhe ekipi i saj sugjerojnë përdorimin e disa prej të njëjtave taktika që kanë përdorur nga forcat kundër shkencës.
Për shembull, ashtu si industria e teknologjisë dhe reklamave, studiuesit duhet të përdorin të dhënat e studimit për të përhapur më mirë mesazhet, bazuar në profilet e njerëzve sipas zakoneve të tyre personale në internet. Ndërsa niveli aktual i pranimit publik të kërkimeve shkencore mund të jetë zhgënjyes, lajmi i mirë është se ndërsa ka rënë besimi tek shkencëtarët në përgjithësi, besimi mbetet gjithsesi ende i lartë në krahasim me autoritetet e tjera të informacionit.
Sado që krenohemi që jemi qenie të logjikshme, në realitet ne njerëzit jemi kafshë me mendje kaotike, të cilat ndikohen po aq nga aleancat, emocionet dhe instinktet tona shoqërore, sa edhe nga logjika jonë. Kjo gjë duhet të mbahet parasysh nga shkencëtarët dhe mbështetësit e shkencës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Italy is currently moving towards an uncertain political f...
Ukraine's richest people, known locally as oligarchs, are ...
People who eat fruit frequently are more likely to report ...
Once again, a science fiction bestseller has predicted...
Once again, a science fiction bestseller has predicted...
Death from a broken heart was only a figurative way of...
Tornadoes are powerful vortices of wind that extend from t...
At the last scheduled meeting of European commissioners be...
Tornadoes are powerful vortices of wind that extend from t...
As Europe sizzles in an extreme heatwave, some of its ...
Italy has had dozens of governments since World War II, an...
President Joe Biden's policy regarding the Russia-Ukraine ...
The European Union continues to keep Albania, Bosnia and H...
Kiev would like Western arms shipments to be faster, espec...
The reasons that prompted the Five Star Movement (M5S) not...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
By Frank T. McAndrew "The Conversation" After an 18-y...
About 8 billion people live on Earth today. But our pl...
"Russian ammunition depots are probably the most insecure ...
After a long wait, the beginning of EU membership talks is...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
The suspect in the Berlin Pride attack was shot and killed...
A tragic event occurred this Sunday on Mount Elbrus in the...
Tehran said it had halted retaliatory attacks against US a...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...