web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Why has it become so difficult to topple autocrats?

2022-12-14 08:29:00, Blog CNA

Why has it become so difficult to topple autocrats?

Since September of this year, teachers across Hungary have taken to the streets to demand higher wages. Although some teachers have been fired after participating in these protests, many of them continue to protest and recently formed a 10 km long chain in the streets of the capital Budapest.

Meanwhile, anti-regime demonstrations in Iran are also continuing steadily, even as hundreds of protesters have been shot dead and many more arrested. Even in China, protests against the government's tough measures against Covid-19 have erupted across the country in recent weeks.

Regjimet autoritare janë të pathyeshme vetëm deri në momentin kur nuk ekzistojnë më. Historia është e mbushur me perandorë dhe Carë të rrëzuar”- shkroi ish-analisti i “Financial Times” Filip Stefens në një blog me titullin shpresëdhënës “Një vit i keq për autokratët”. Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë humbësit e mëdhenj të vitit 2022.

Ai ka të drejtë: Ne nuk duhet ta varim kokën të dëshpëruar. Megjithatë, nuk duhet të kemi ndonjë iluzion mbi protestat popullore dhe çfarë mund të arrijnë ato në këtë moment. Autokratët modernë nuk e lejojnë veten të rrëzohen nga pushteti aq lehtë sa dikur.

Ka ikur koha kur diktatorët vinin në pushtet përmes grushteve të shtetit, dhe më pas vendosnin mbretërimin e terrorit të bazuar kryesisht në dy shtylla, përgjithësisht të përçmuara nga qytetarët e thjeshtë: forcat e sigurisë dhe ushtria.

Ndaj mënyra e vetme për t’i larguar këta diktatorë nga pushteti ishte të sigurohej mbështetja, si nga udhëheqja e ushtrisë, po ashtu edhe nga shefat e sigurimit. Duke e humbur besnikërinë e atyre të dyve, diktatorëve nuk u kishte mbetur më asnjë bazë pushteti. Por diktatorët e sotëm, janë më të rafinuar.

Siç e shpjegojnë Sergei Guriev dhe Daniel Treisman në librin e tyre “Diktatorët e PR”, ata përpiqen me vetëdije që ta ruajnë mbështetjen popullore. Në dallim nga shumë prej paraardhësve të tyre, këta të sotmit nuk qeverisin më përmes tytës së armës, përfshihen rrallë në vrasje masive apo duke masakruar protestuesit përpara kamerave të CNN.

Përkundrazi, autokratët sot i arrestojnë pa shumë zhurmë kundërshtarët e tyre disa ditë pas një demonstrate, ose fabrikojnë “prova” të një krimi seksual, evazion fiskal apo ndonjë shkelje tjetër jopolitike. Diktatorët modernë veshin kostume në vend të uniformave ushtarake. Ata mbajnë referendume dhe zgjedhje, si dhe bashkëbisedojnë me qytetarët. Kjo fasadë demokratike i jep atyre mundësinë të jenë pjesë e Forumit të Davos-it, të joshin investitorët e huaj të vijnë dhe investojnë në vend, dhe më e rëndësishmja të  garantojnë rritje ekonomike për qytetarët e tyre.

Pasi kryeministri i Singaporit, Lee Kuan Yew, e përdori këtë model për ta kthyer vendin e tij nga një vend i varfër, në një nga ekonomitë me performancën më të lartë në botë, autokratët në të gjithë botën e kanë kopjuar atë ose një pjesë të tij. Këtë model po e shohim sot në Kinë, në botën arabe dhe në Amerikën Latine, por edhe në Evropë.

Në kulmin e konfliktit të Polonisë me Brukselin në lidhje me sundimin e ligjit, përpara luftës në Ukrainë, kompanitë evropiane vazhduan që të investonin në këtë vend. Hungaria rrezikon ende një reduktim në miliarda dollarë subvencione evropiane, sepse ajo është bërë - sipas eurodeputetëve - një “autokraci elektorale” , por asnjë fabrikë gjermane e makinave nuk është larguar nga vendi për shkak të këtyre arsyeve.

Meqenëse diktatorët kontrollojnë shumicën e mediave, falë një kombinimi cinik të miqësisë dhe teknologjisë moderne, ata përcaktojnë se cilat lajme lexojnë apo shohin qytetarët e tyre. Për shembull, kryeministri hungarez Viktor Orban e akuzon financierin Xhorxh Soros për organizimin e demonstratave të mësuesve.

Biznesmenët besnikë, të cilët zotërojnë shumicën e mediave, sigurohen që mbulimi (i pakët) i këtyre demonstratave t’i cilësojë ato si të inskenuara nga Soros. Po kështu, kanalet televizive kineze që transmetojnë ndeshje futbolli në Katar, i përjashtuan nga pamjet tifozë pa maska në fytyrë.

Është e qartë se regjimi në Pekin nuk donte që asnjë kinez të zbulonte se ishte e mundur një politikë më dinamike anti-Covid sesa ajo që po zbatohet aktualisht në Kinë. Shumë diktatorë modernë e kanë ndërtuar me kujdes mbështetjen popullore. Kjo është arsyeja pse kaq shumë vende me sundimtarë autokratikë u bënë kaq shumë të polarizuara - Brazili nën presidentin Zhair Bolsonaro, SHBA-ja nën presidentin Donald Trump dhe Hungaria nën Viktor Orban.

Edhe nëse gjysma e vendit del në rrugë, gjysma tjetër e mbështet diktatorin. Sipas studiuesve në Universitetin e Harvardit, kjo shpjegon pjesërisht arsyen pse kryengritjet popullore nën këtë lloj të ri të sundimtarit “të rremë demokratik” kanë 6 herë më pak gjasa të kenë sukses sesa në vitin 2000.

Për më tepër, në të kaluarën, protesta popullore ndërtohej ngadalë dhe kishte më shumë mbështetje në bazë. Kjo gjë e nxiste kohezionin dhe solidaritetin. Sot protestuesit mobilizohen kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Për shkak të kësaj, “shpirti” i lëvizjes është më i butë dhe protestat në rrugë shuhen shumë më shpejt. Meqenëse autoritetet po shpenzojnë miliarda në teknologji të përparuar për propagandë, infiltrim dhe frikësim, shumë shpejt ata i mposhtin protestuesit duke depërtuar ose sabotuar rrjetet e tyre.

Por nuk janë vetëm qeveritë në Poloni dhe Hungari, ato që kanë spiunuar kundërshtarët duke përdorur softuerin “Pegasus”. Këtë e kanë bërë edhe qeveritë në Greqi dhe Spanjë, edhe pse këto të fundit e mohojnë me kokëfortësi. Sipas Erica Chenowth, një nga profesoreshat e Universitetit të Harvardit të përfshirë në studimin e protestave në rrugë, ne po jetojmë aktualisht në një epokë të “autoritarizmit dixhital”.

Në kohët e dikurshme të diktaturave ushtarake, protestat më të suksesshme në rrugë ishin masive dhe të zgjatura. Kjo nuk është më e vërtetë. Mjafton të shihni Iranin. Nëse doni largimin e diktatorëve të  sotëm, nuk mjafton më të që kini në anën tuaj ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ju duhet që të shkatërroni edhe bazën e tyre “popullore” të pushtetit.

And as we see every day in Hungary, this is not an easy task. In addition to a good and stable political narrative, this mission requires as much stamina, organizational skills and patience as the autocrat himself possessed when he began his slow climb to the top of power.

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga