Si mund të heqim dorë nga një zakon i keq?
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...

Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenomen që shihet në mesin e pacientëve me sëmundje terminale, ku ata përjetojnë një fluks të papritur energjie, vigjilencë dhe vetëdijeje përpara vdekjes. Në serialin famshëm amerikan “Grey’s Anatomy”, ky fenomen quhet “The Surge” (Dallga), dhe i tillë është momenti kur Mekstemi sheh vdekjen me sy pas një aksidenti ajror gati fatal.
Por në atë episod, Mark Sloan përjeton një ripërtëritjes të habitshme fizike, dhe fillon të jetë shumë i kthjellët mbi faktet kryesore të jetës së tij dhe rrugëtimin që e pret. Kthjelltësia i jep atij mundësinë për të udhëzuar mjekët dhe infermierët sesi të kujdesen për të deri në fund të jetës, përpara se të bjerë në një koma të pakthyeshme.
Është një histori tronditëse e frymëzuar nga ngjarje të vërteta, të dëshmuara nga punonjësit e spitalit, por edhe familjarët e shumë njerëzve me sëmundje terminale. Ne e dimë që kjo gjë ndodh, por çfarë është në fakt kthjelltësia mendore para vdekjes dhe pse ndodh ajo?
Çfarë është në thelb kjo dukuri? Dr.Majkëll Nahm, një biolog që po merret prej disa kohësh me studimin e këtij fenomeni, e përkufizoi atë në një artikull të botuar në “Journal of Near-Death Studies” si “një rishfaqje e aftësive mendore normale ose të forcuara në mënyrë të pazakontë tek pacientët e shurdhër, të pavetëdijshëm apo të sëmurë mendorë pak para vdekjes, përfshirë një rritje të konsiderueshme të humorit dhe dashurisë shpirtërore, apo aftësinë për të folur në një mënyrë të pazakonshme shumë shpirtërore, dhe me një ngazëllim të paparë më herët”.
Nahm është një nga ekspertët më të njohur në kërkimet mbi këtë dukuri, dhe bashkautor i një rishikimi të rëndësishëm të vitit 2009 të raporteve të kthjelltësisë mendore para vdekjes tek jo pak njerëz, së bashku me Brus Grejson.
Hulumtimi i tyre zbuloi se ky fenomen jo vetëm që i rikthen njerëzit e sëmurë në një gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore. Por ai vërehet edhe tek njerëzit me sëmundje mendore, të cilët bëhen asimptomatikë të gjendjes së tyre specifike pak kohë para vdekjes.
Kjo dukuri ende misterioze, ka bërë që tek njerëzit që kishin jetuar me çmenduri për vite të tëra, të rishfaqen funksionet njohëse të mëparshme, vetëm për të vdekur disa kohë më pas.
Po sa kohë para vdekjes mund të ndodhë kjo dukuri?
Hendeku midis kthjelltësisë dhe kohës së vdekjes, ka shkaktuar debat rreth emrit të fenomenit. Disa kërkime e kanë pagëzuar me emrin “kthjelltësi paradoksale”, për shkak të faktit se gjendja e qartësisë mendore mund të fillojë në orë, ditë, javë apo edhe disa muaj më parë para momentit të vdekjes.
Me parametra të tillë të paqartë, dikush mund të vërë në dyshim vlefshmërinë e fenomenit. Por siç thotë dr.Bazil Eldadah nga Instituti Kombëtar i Plakjes për “The Guardian”, kërkimet paraprake thonë se kjo lloj kthjelltësie është reale, dhe madje mund të jetë e zakonshme. “Mendoj se është e sigurt të thuhet se ky fenomen ekziston, dhe ka të ngjarë të ekzistojë më shpesh nga sa presim, apo nga sa do të kishim besuar”- shprehet ai. Por pse ndodh? Sipas një studimi të vitit 2009, rastet historike të kësaj kthjelltësie u shpjeguan si pasoja të mënyrës se si ndryshon fiziologjia e trurit tonë kur një njeri është duke vdekur, edhe pse mungojnë shpjegimet e hollësishme për ta mbështetur këtë.
Është një fenomen veçanërisht i çuditshëm për t’u shpjeguar, siç shihet edhe tek pacientët, funksioni i trurit i të cilëve konsiderohet i dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga sëmundjet, si në rastin e Alzheimerit. Atëherë, si është e mundur që kujtimet në dukje të fshira të bëhen sërish të aksesueshme për të sëmurin?
Për momentin, përgjigja është se ne nuk e dimë. Dëshmitë mbi kthjelltësinë në momentet e fundit të jetës, kanë bërë që shumë njerëzit të kapërcejnë sëmundjet dhe dëmtimet e trurit si absceset, goditjet në tru dhe tumoret, duke rikujtuar ngjarje dhe njerëz që mendohej se personi në fjalë i kishte harruar.
Ndër disa nga rrëfimet më të pabesueshme është historia e një vajze të re të quajtur Ana Ehmer raportoi Xhesi Bering për” Scientific American”. Ajo ishte me aftësi shumë të kufizuara që nga lindja, dhe më vonë u mbajt në një azil ku përjetoi shumë infeksione, midis tyre meningjit në formë të rëndë që i dëmtoi shumë trurit.
Por pavarësisht gjithë kësaj, dhe pavarësisht se nuk kishte mësuar kurrë të fliste, ajo u dëgjua duke kënduar me vete në gjysmën orën e fundit të jetës. Nahm thotë se nëse kjo lloj kthjelltësie mund të sjellë një lehtësim kaq të thellë të çrregullimeve mendore para vdekjes, kuptimi i mekanizmave të saj mund të jetë vendimtar në “zhvillimin e terapive të përmirësuara, dhe për një kuptim më të mirë të aspekteve të pazgjidhura të njohjes dhe përpunimit të kujtesës”.
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
The oldest person known to have lived in the world was...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
I've always had a map obsession. My childhood was spent st...
This century's worst-case climate scenario is not global w...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Although new technology and advanced research have made th...
Some people worry that technology is too present in ou...
November always comes wet in Tirana. And with it the Book ...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
The island nation of Cyprus has been divided for more than...
The Shtermer family's survival story was unknown for many ...
The term "oligarch" has become very common since the begin...
People undergo plastic surgery for a variety of reasons. R...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
One of the most famous kisses in history is not between an...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...