Dejvid Han, adoleshenti që u përpoq të ndërtonte një reaktor bërthamor në oborrin e shtëpisë së tij
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...

Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i kryejmë automatikisht në përgjigje të një sinjali apo nxitjeje. Zakonet mund të jenë të mira ose të këqija. Të mirat prodhojnë rezultate të dobishme pa kërkuar shumë angazhim të trurit, siç është koha e kaluar me ??një njeriun tuaj të dashur.
Por disa zakon të tjera - si për shembull e ngrëna emocionale apo shpenzimi i parave në treg për të lehtësuar disi stresin - mund të kenë efekte negative në një periudhë afatgjatë, ndaj shpeshherë duhet të prishen. Por si të hiqni dorë një zakon?
Benxhmin Gardner, profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Sarrej në Brataninë e Madhe, që merret enkas me studimin e zakoneve, thotë se për këtë ekzistojnë 3 strategji. Dhe nuk ka asnjë ?qasje më të mirë se të tjerat?, pasi gjithçka varet nga sjellja që dëshironi të bëni.
Tre opsionet janë të ndaloni sjelljen në fjalë, të ndaloni së nënshtruari veten ndaj shkasit apo të lidhni shkasin me një sjellje të re, po aq të kënaqshme. Për shembull, ju ndoshta përjetoni një dëshirë të fortë për të blerë kokoshka sapo hyni në një kinema.
Kinemaja është shkasi, dhe blerja dhe ngrënia e kokoshkave është sjellja që është bërë zakon. Për ta hequr këtë zakon, keni këto opsione:Njëra, është t?i thoi vetes ?Jo kokoshka? sa herë që shkoni në kinema; së dyti të shmangni tërësisht shkuarjen në kinema; dhe se treti të zëvendësoni kokoshkat me një produkt tjetër që i përshtatet më mirë buxhetit tuaj apo dietës ushqimore.

Një shembull tjetër i një zakoni të keq, siç është kafshimi i thonjve, është një veprim i nënndërgjegjeshëm dhe që bëhet shpesh gjatë gjithë ditës, kështu që ju mund të mos e dini se çfarë e shkakton atë. Edhe pse është mirë të kuptoni shkakun themelor, mund të jetë e vështirë të ndërgjegjësosh veten - aq më pak ta ndalosh - mbi kafshimin e thonjve në çdo moment stresi apo mërzie.
Ka të ngjarë të jetë më mirë të zëvendësoni kafshimin e thonjve me një përgjigje tjetër fizike ndaj stresit, si për shembull mbajtja në duar e një topi të vogël prej gome që mund ta shtypni në momentet e nivel të larta të stresit. Përndryshe, mund të përdorni një pengesë, si manikyri me një shije të fortë, për të rritur ndërgjegjësimin tuaj për kafshimin e thonjve në ose pak para momentit kritik, thotë Gardner.
Çelësi i strategjisë së zëvendësimit, është të siguroheni që zakoni i ri të jetë po aq tërheqës. Por jo çdo strategji e thyerjes së zakonit funksionon për çdo zakon. Për shembull, nëse nuk doni të hani diçka në kohën e pushimit në punë, nuk do të funksionojë nëse do të largoni shkasin, pasi nuk mund të ndaloni shkuarjen në punë.

Një qasje tjetër do të ishte të ndaloni sjelljen, dhe t?i thoni qëllimisht vetes ?jo ngrënie çdo ditë midis vakteve?. Ose mund të përpiqeni të krijoni një zakon të ri për të ngrënë ushqim më të shëndetshëm në mëngjes. Çfarëdolloj strategji që zgjidhni, çelësi është ta bëni atë vazhdimisht, këshillon eksperti.
Mënyra e vetme se si funksionon thyerja e zakonit, është përdorimi në mënyrë të përsëritur i strategjisë. Ndërkohë nuk ka asnjë provë se do të duhen 21 ditët që reklamohen shpesh thekson Gardner.
Një studim i vitit 2009 me 96 njerëz i botuar në Gazetën Evropiane të Psikologjisë Sociale, tregoi se individëve iu deshën 18 deri në 254 ditë për të krijuar një zakon, diçka që duhet ditur nëse jeni duke e përdorur strategjinë e zëvendësimit për të hequr qafe një zakon të keq. Studime të tjera, sugjerojnë se është më e thjeshtë të ndryshosh një zakon fizik sesa një zakon mbi të menduarin. Për të hequr qafe zakonet duhet kohë, sepse ato lënë gjumë në tru. Sjelljet që sjellin shpërblime, si kënaqësia apo rehatia, ruhen si zakone në rajonin e trurit të quajtur ganglioni bazale. Studiuesit kanë gjurmuar sythet nervore në këtë rajon që lidhin sjelljet ose zakonet me sinjalet shqisore, të cilat mund të veprojnë si nxitës.
Sa më shumë herë që të përsërisni një zakon, aq më e vështirë është të hiqni dorë prej tij thotë Çarls Duhig, autor i librit ?Fuqia e zakonit:Pse bëjmë atë që bëjmë në jetë dhe biznes?. Vlen të përmendet, se ndërsa zakoni dhe varësia i mbivendosen njëra-tjetrës, midis tyre ka edhe dallime domethënëse.
Prandaj thyerja e një zakoni dhe shkëputja nga një varësi e caktuar, nuk janë përpjekje të njëjta. Dallimi kryesor është se zakonet janë më shumë të bazuara tek zgjedhja, ndërsa sjelljet e varësisë mund të jenë më të lidhura neurologjikisht dhe biologjikisht.
Gardner thekson se suksesi nuk është i barabartë me thyerjen e zakonit. ?Zakoni duhet të konsiderohet si një vazhdimësi. Gjërat bëhen pak a shumë të zakonshme. Në vend se të zhdukni një zakon, ju duhet ta vlerësoni atë.
?Kështu do ta kuptoni se po përparoni jo kur të jetë zhdukur zakoni, por kur të ndjeheni më pak të ndikuar prej tij. Ditën kur do të filloni të ndiheni sikur keni më shumë zgjedhje në dispozicion, sikur sjellja e zakonit nuk është automatike, atëherë do të mësoni edhe po përparoni në rrugën drejt thyerjes së zakonit tuaj?- thotë ai./ ?Live Science? - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
The oldest person known to have lived in the world was...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
I've always had a map obsession. My childhood was spent st...
This century's worst-case climate scenario is not global w...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Although new technology and advanced research have made th...
Some people worry that technology is too present in ou...
November always comes wet in Tirana. And with it the Book ...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
The island nation of Cyprus has been divided for more than...
The Shtermer family's survival story was unknown for many ...
The term "oligarch" has become very common since the begin...
People undergo plastic surgery for a variety of reasons. R...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
One of the most famous kisses in history is not between an...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
One winter morning in 1892, seemingly a day like any o...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The police have provided details regarding the accident th...
A serious accident has occurred on the Vlora-Llogara road....
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
Over 300,000 people have been evacuated from France and Sp...
British Prime Minister Andy Burnham has stated that he wil...
In the heart of the infamous New Bell prison in Douala, Ca...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...