The West should not underestimate Russia's resilience
Russia's war on Ukraine and Western sanctions were putting...

1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Loren
Sofia Loren, emri origjinal të cilës ishte Sofia Vilani Skikolone, arriti të sfidojë prejardhjen e saj modeste nga Napoli i pasluftës, për t’u bërë e njohur botërisht si një nga gratë më të bukura të Italisë dhe më e famshmja e saj në kinematografi.
Përpara se të angazhohej në këtë fushë, Sofia e ndryshoi mbiemrin e saj në Laxaro dhe pozoi për një punë revistë popullore në atë kohë. Ndërkaq roli i saj i parë në kinematografi, ishte si ai i njërës nga shumë vajzat skllave në produksionin amerikan “Quo Vadis?” të vitit 1951.

Nën kujdesin e producentit italian Karlo Ponti (bashkëshorti i saj i ardhshëm), Skikolone u shndërrua në Sofia Loren. Karriera e saj nisi të pësojë rritje me një seri filmash komedi me buxhet të ulët, përpara se të tërhiqte vëmendjen e kritikës dhe publikut me filmin “Aida” të vitit 1953, në të cilën ajo luante rolin kryesor të Renata Tebaldit.
Bukuria e Loren e la shpeshherë në hije talentin e saj të madh si aktore. Por karizma e saj është më se e dukshme edhe në filmat e hershëm si “L’oro di Napoli” (Ari i Napolit) i vitit 1954 me regjinë e Vitorio De Sikës.

Me ndihmën e Pontit, Loren e rriti famën e saj ndërkombëtare duke u shfaqur në filma të njohur të Hollivudit përkrah yjeve të mëdhenj si Keri Grent (Shtëpia në anije, 1968), Klark Gejbëll (Gjithçka nisi në Napoli, 1960), Frenk Sinatra (Krenari dhe pasion, 1957) apo Pol Njuman (Zonja L, 1965).
Një ekspozim i tillë në skenën ndërkombëtare, ishte shumë i dobishëm dhe e ndihmoi atë të fitonte një çmim Oscar për aktoren më të mirë në filmin e vitit “La ciociara” (Çoçaria), sërish me regji të De Sikës, në të cilën u shfaq me një interpretim të shkëlqyer si nënë e guximshme e një vajze adoleshente gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dy filma të tjerë të De Sikës, nxorën në pah talentin e saj si komediane, përkrah një tjetër ikone të kinemasë italiane, Marçelo Mastroiani, në filmat “Dje, sot, nesër” (1963), që fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë të huaj dhe “Martesë në stilin italian” (1964).
Performanca më e mirë e karrierës së saj të vonshme, sërish në krah të Mastroianit, ishte në filmin e regjisorin Etore Skola “Një ditë e veçantë” (1977). Më pas luajti në filmin televiziv “Guximi” (1986) dhe filmat artistikë “Prêt-à-Porter” (1994), me regji të Robert Altman, dhe në muzikalin “Nëntë” (2009).

Në vitin 2010, Loren luajti në filmin televiziv “Shtëpia ime është plot me pasqyra”, bazuar në autobiografinë e motrës së saj, Maria Skikolone. Më pas u shfaq në filmin “Zë njerëzor” (2014), një film i shkurtër i bazuar në një shfaqje të Zhan Koktko; me regjinë e djalit të saj Edoardo Ponti. Po ashtu i biri drejtoi filmin “Jeta para syve” (2020), ku Loren luajti rolin e një të mbijetuare të Holokaustit që pranon në shtëpi një refugjat të ri nga Senegali.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
480 P.E.S- Grekët fitojnë betejën e Salaminës kundër ushtrisë së Persisë.
1187- Nis rrethimi i Jerusalemit. Ai përfundoi më 2 tetor të po atij viti me ripushtimin e Jeruzalemit nga ushtria islamike e udhëhequr nga Saladini, dhe me shkatërrimin e mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit.
1519 - Ferdinand Magelani niset nga Spanja për një udhëtim detar anembanë planetit.
1946 - Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Filmit në Kanë. Në të u përfaqësuan fillimisht 18 vende.
1952 - Shkencëtarët konfirmojnë se ADN-ja e njeriut, përmban të dhëna të trashëguara nga brezat e mëparshëm.
1984 - Shumë njerëz vriten gjatë shpërthimit në ambasadën e SHBA-së në Liban. Kamikazi, një anëtar i grupit ekstremist, Xhihadi Islamik, shpërtheu një kamion me 500 kg eksploziv para hyrjes së ambasadës.
2000- Sulmohet nga një grup i paidentifikuar me një raketë anti-tank selia e shërbimit sekret britanik, MI6, në Londër./ Përshtatur nga CNA
Russia's war on Ukraine and Western sanctions were putting...
The longer the investment in the European journey is delay...
There is nothing more futile than tears, and nothing else ...
You are running but without getting anywhere. See yourself...
1985 - A strong earthquake hits the capital of Mexico ...
Carlos Henrike Raposo, known in the football world as "The...
One of the best selling books of all time has been about w...
1793 - George Washington lays the cornerstone of the Capit...
Even in retreat, the Soros empire incites great hyster...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
In April this year, Spanish athlete Beatriz Flamini finall...
Recently, the "big sister syndrome" has become the subject...
Joe Biden is no longer fit to be president of the United S...
When you visit rehabilitation centers for Ukrainian soldie...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
The conflict between Kosovo and Serbia is centered in Nort...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - The Battle of Britain begins On September 15, ...
1959 - The Soviets land their first space probe on the Moo...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two people have been arrested in Vau i Dejës for cultivati...
A serious road accident occurred in the early hours of the...
It is reported that an accident occurred this evening in V...
A road accident occurred this afternoon in the former Këne...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
With temperatures rising sharply, France is being forced t...
Representatives from the various bodies of the Peace Board...
France has confirmed its first case of Ebola - a doctor wh...
The Democratic League of Kosovo (LDK) could unify and offe...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
In 2025, agriculture made a negative contribution to econo...
Fuel doesn't just affect drivers. This is the part that's ...
The pump changes a few lek and the effect is felt immediat...
Albania has a low weight of gold in its foreign exchange r...