web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau ish-oficerin e policisë/ Prokuroria kërkon ekstradimin e Donald Hoxhës nga Anglia

2024-01-31 12:18:00, Aktualitet CNA
Vrau ish-oficerin e policisë/ Prokuroria kërkon ekstradimin e Donald
Roland Rexhepi

Prokuroria shqiptare i kërkon drejtësisë britanike që të ekstradojë drejt Shqipërisë Donald Hoxhën, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Roland Rexhepit në 2009 në Elbasan.

Për vrasjen e Roland Rexhepit janë denuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani.

Roland Rexhepi ish-oficer policie u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë së tij në lagjen Vullnetari në Elbasan.

Roland Rexhepi është ekzekutua 15 vite më parë, sapo doli nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor të tipit "Zong-Zhung" njëri nga autorët e krimit, i identifikuar si Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend./CNA 





Lajmet e fundit nga