web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Reformën Zgjedhore/ Celibashi, thirrje partive politike

2024-01-31 11:21:00, Aktualitet CNA
Ndryshimet në Reformën Zgjedhore/ Celibashi, thirrje partive politike
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me ligjin për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Në një konferencë me gazetarët, Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që nëse do të duhen të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor do ishte mirë që të angazhohen për t’i realizuar sa më shpejt të jetë e mundur.

“E dinë të gjithë se nëse do të duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor duhet të zbatohen një vit apo 6 muaj para zgjedhjeve .

Duhet qoftë faktori politik dhe institucional të pranojnë nevojnë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.Do ishte mirë që partitë politike, të angazhohen për t’i realizuar ndryshimet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne kemi bërë një listë me çështje që duhen adresuar pasi për ne janë problematike dhe të nevojshme për tu rikonsideruar”, tha Celibashi./ CNA





Lajmet e fundit nga